top of page

Ibrahim Kadriu: Dita e nesërme



 

  1. Përballë detit të trazuar


Në horizontin blu, ku qielli përplaset,

Deti shtrëngon misteret në valët e tij

Me rërë të artë, që bregut andej haset-

Me gjuhën e dallgëve krijohet melodi.

 

Kur dielli perëndon, ngjyrat ndryshojnë,

Deti merr të artën, me atë  forcë magjie,

Mynxyrat e jetës, gjithandej fluturojnë,

Nën yjet që shkëlqejnë, për ilaç vetmie.

 

Ti je shpirt i botës së gjallë, siç thonë,

Me çdo valë që thyen, sjell një tregim,

Nga bregu n’thellësi shtyhesh gjithmonë,

Dhe i bëhesh ëndërr këtij përjetimit tim.

 

Ndodh n’ horizont valët duke u endur,

Si thirrje e trishtë, më rrinë  përballë,

Era ulërin, si  ndonjë bishë e çmendur,

Dhe re të zeza qiellit shkojnë vërdallë.

 

Furishëm valët rrahën në vazhdim,

Bregu dritëson, natyra zgjuar, nuk flenë,

Një betejë e madhe, një  furi n ‘trishtim,

Historia e detit, përfundim  nuk gjënë..

 

  1. Dita e nesërme

 

Në pragun e dritës, ajër i ri, i ndeshur

Në ngjyrën e panjohur, premtim i gjatë.

Dita e nesërme, do vijë si fjalë e heshtur,

Që zbret në ëndrrat, por me frikë në natë.

 

Ardhja e saj futet në labirint fshehtësish’ ,

Si  libër i hapur, pa shkronja e fjalë në ‘te.

i falur në mistere – veç  logjikën grish,

Si rob i të kaluarës e nesërmja s’të njeh.

 

Pranë të panjohurës, n ‘pritje qëndrojmë,

Me zemra të hapura, ecim tutje pa shikim;

Të nesërmen me thirrje për jetë e ftojmë-

Ta përqafojmë çdo çast, si dhuratë n’kalim.

 

Andej kah shkohet  - dihet se erë e re fryn,

Si një penel në një kanavacë të bardhë,

Dita e nesërme, në fshehje veten ndryn,

Si enigmë e zorshme -  ka për të ardhë.

 

Çdo hap i saj i ngjan udhëkryqit në pyll,

Me degë që flasin, në gjuhën e ëndërruar.

E nesërmja rri ethshëm me dyer mbyll -

Me të pa njohurën qëndron -  e ngatërruar

 

Ankthi i të panjohurës, si një re e zezë,

Mban peshën e frikës, si një zë në errësirë.

A do ketë dhimbje apo gëzim do të ndezë?

Në zemrat që presin edhe një ditë të mirë.

19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page