top of page

Ibrahim Didani: Natasha Xhelili ka promovuar librin e saj „Perdja e Mbrëmjes“


Poetja Natasha Xhelili ka promovuar librin e saj „Perdja e Mbrëmjes“.

 

Shoqata e krijuesve Jonian  dhe ajo e "Let -Art  Delvinës,, në bashkëpunim me njera tjetrën, pronovuan në ambjentet  e lokal "Lindit", në Sarandë, librin me tregime "Perdja e mbrëmjes", të autores Delvinjote Natasha Xhelili.

Të njohur prej vitesh me krijimtarinë e zonjës, krijuese Natasha, (mbasi ajo prej vitesh militon në shoqatën e Jonit), mund të themi se krijimtaria e saj ka njohur rritje e vlera të larta artistike letrare duke u bërë një emër, një zë i veçantë, në gjirin e krijuesve Jonian.

Mund të themi se krijimtaria e zonjës Natasha,ka njohur lartësi zhvillimi e përsosmërie artistike.Se mund të shkruash ,të botosh, një libër me poezi ose tregime dhe të heshtësh, por kur  shkruan , krijon e boton në vazhdimësi, çfaq talent e pjekuri artistike- profesionale dhe me botimet e bëra bën lexues, merr emër si shkrimtare e poete me vlerë.Natasha ka talent, aftësi, përvojë dhe me veprat letrare të botuara, si në prozë ,ashtu dhe në poezi ,ka arritur dukuri cilësore të dallueshme të stilit të saj të veçant.


Temat,subjektet e trajtuara ka guxuar ti shkruaj e botoj dhe ka bërë lexues që i lexojnë me ëndje e kënaqësi ,në çdo kohë.

Letërsia është  art i të shkruarit dhe ky art shkruhet nga pena krijuesish, që kanë aftësi,dije e kulturë të zhvilluar,që e njohin letërsinë,artin e të shkruarit.

Janë ata krijues të apasionuar, që lodhen ,djersiten,në shkrimin e një vepre letrare,duke nxjerrë nga mëndja e tyre novatore krijuese, diçka të veçantë, diçka të vleshme, që se kanë thënë të tjerët e që ka vlerë shoqërore në vëndin e kohën e duhur.

Shkrimtarja dhe poetesha Natasha Xhelili edhe në këtë libër me tregime " Perdja e mbrëmjes", ka arritur ti prezantohet lexuesve me një vepër të bukur,të veçant, dinjitoze, me vlera artistike letrare ,ashtu siç e kërkon dhe dëshiron lexuesi i ditëve të sotme, që secili mbasi e lexon ta bëj pjesë të biblotekës së tij .

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page