Prof Dr Fatmir Terziu
“I tillë jam...” (Tregime, skica & shënime) i autorit Shefqet Meko, ka ardhur në përkujdesjen e Ahmet Prençit në mesin e lexuesve si një kompozitë e përshtatur me një narracion, që në sitën e tij ka elementaren e tregimit të shkurtër. Si e tillë, prurja “fine” e penës së hershme të Shefqet Mekos, është me plotë gojën, një vepër me prozë të shkurtër, narrative, e cila përqendrohet zakonisht rreth një udhe jete dhe jetike, ku shpesh pikëtakimi është një ndjesi dhe ngjarje e vetme, ajo që vëzhgon dhe ka vëzhguar syri i autorit. Është një libër i kufizuar në shtrirje dhe ka një hyrje, trup dhe përfundim. Edhe pse një libër me kompozita të situra në sitën e tregimit të shkurtër, “I tillë jam...” ka shumë të përbashkët me një roman, ajo është shkruar me precizion shumë më të madh. Ndaj dhe një ndalesë e tillë, një analizë letrare, për “I tillë jam...” shkon arsyeshëm në këndin e merituar për të. Kjo analizë e “I tillë jam...” nuk është thjesht për të ritreguar atë që ka shkruar me sqimë autori, por për të ritransmetuar atë pikë që kërkon njohuri themelore të elementeve letrare, të cilat e bëjnë akoma më të bukur leximin dhe rileximin e saj. Ndaj jo më kot vetë autori në shënimin hyrës të këtij libri shkruan: “Këto dorëshkrime ende do të “flinin” nën pluhurin e kohës, pa nxitjen dhe inkurajimin miqësor të poetit Ahmet Prençi.”
Le ta nisim me atë që kërkon syri në prezencën e njëzetë e nëntë tregimeve të shkurtra jetike, për qasjen në natyrë dhe vendarsyen e rrëfimeve narrative. Vendosja tek “I tillë jam...” është një përshkrim se ku dhe kur ndodh ngjarja. Vërtet në një histori të tillë ka më pak cilësime në krahasim me një roman, por tërësia narrative e ndërlidhur të jep një arsye më shumë të besosh se vepra ka vlerën e një narracioni të tillë. Koha është më e kufizuar, por ajo në rastin konkret është një kohë që shkon dhe meton edhe në shekullin e 21-të, edhe në arsyen që kap “Makthi i një burri”; “Darkë në konvikt”; “Përçartje fjalësh”; “Viti ters”; “Gotë e thyer” etj.
Dhe le të ndalemi pastaj tek cilësimi. Cilësimi konsideron gjeografinë, motin, kohën e ditës, kushtet sociale, etj. që të gjitha janë efikasitete narrative dhe të ndjeshme, fine dhe mjaft tërheqëse, me një rrjedhë leximi të bukur. Vendosja në histori e këtij cilësimi luan një rol arsyetor dhe na qas në mendime si tek “Një grusht dhé..” ashtu edhe tek “Vdekja përtej Atlantikut”. E gjitha e “I tillë jam...” (Tregime, skica & shënime) i autorit Shefqet Meko është një pjesë e rëndësishme e komplotit apo temës, njëkohësisht është edhe një sfond kundër të cilit zhvillohet veprimi.
“I tillë jam...” (Tregime, skica & shënime) i autorit Shefqet Meko u shkrua larg nga dheu amë, por mushtn e dashurisë për të. Kjo dashuri shtrydhet dhe zhvillohet e zhvillohet në të tashmen, të kaluarën dhe vlen edhe për të ardhmen. Tek prurja narrative e Mekos, periudha kohore në gjuhën, atmosferën dhe rrethanat shoqërore është një melos që shkon mes tregimit të shkurtër dhe formës narrative më të avancuar.
Karakterizimi tek “I tillë jam...” (Tregime, skica & shënime) i autorit Shefqet Meko trajton se si përshkruhen personazhet në tregim. Në tregimet e këtij libri zakonisht ka më pak personazhe krahasuar me një roman, por janë një vlerë më vete që afrohen me të. Ata zakonisht përqendrohen në një arsye dhe një personazh kryesor ose protagonist, por katërfishohen në lidhje dhe në veprim. Vetë autori është narratori dhe personazhi kryesor në jo pak raste.
Personazhet janë përshkruar mjeshtërisht, ashtu si dhe personazhi kryesor dhe personazhet e tjerë forcohen përmes dialogut, nga mënyra se si ata flasin (dialekti ose zhargoni për shembull).
Në jo pak taste autori i ka përshkruar personazhet nga pamja fizike, mendimet dhe ndjenjat dhe ndërveprimi (mënyra sesi veprojnë ndaj të tjerëve). Ata ose ato nuk janë vetëm personazhe statikë, të sheshtë, por dhe që nuk ndryshojnë, dinamikë, dallohen, stereotipe, janë personazhet të besueshëm.
Komploti është sekuenca kryesore e ngjarjeve që përbëjnë “I tillë jam...” (Tregime, skica & shënime) të autorit Shefqet Meko. Në këtë vëllim komploti përqendrohet zakonisht edhe në një përvojë, por edhe në një moment të rëndësishëm. Ngjarja më e rëndësishme mbetet një enigmë për lexuesin, dhe si është i strukturuar komploti, linear, kronologjik dhe në frontin që ai lëviz, gjithashtu është një arsye më shumë për ta pasur këtë libër në bibliotekën tuaj. Është kështu pasi komploti është i besueshëm.
Treguesi dhe këndvështrimi i “I tillë jam...” shkon në të gjithë fazat e duhura të një libri të kompletuar. Narratori është personi që tregon ngjarjen. Narratori dhe personazhi kryesor nuk janë të njëjtë, por i bashkon jetikja dhe vetë jeta. Nga pikëpamja nënkuptojmë nga sytë e kujt tregohet histori. Tregimet e “I tillë jam...” (Tregime, skica & shënime) i autorit Shefqet Meko kanë tendencë të tregohen përmes këndvështrimit të një personazhi.
Konflikti ose tensioni është zakonisht zemra e tregimit të “I tillë jam...” (Tregime, skica & shënime) i autorit Shefqet Meko dhe lidhet me personazhin kryesor, sikurse ndodh që në një histori të shkurtër zakonisht ekziston një luftë kryesore. Diku është një konflikt i brendshëm brenda karakterit, diku një konflikt i jashtëm i shkaktuar nga rrethina apo mjedisi që personazhi kryesor e gjen veten. Kulmi është pika e tensionit ose intensitetit më të madh në tregimin e Mekos. Mund të jetë gjithashtu pika kur ngjarjet marrin një kthesë të madhe pasi tregimi shkon drejt përfundimit të tij dhe ka një pikë kthese në histori, si tek “Unë nuk jam dakord” apo “Himni im dhe i saj”.
Stili i autorit ka të bëjë me fjalorin e tij të pasur dhe të grumbulluar në vitet e tij si student dhe drejtues i gazetës studentore, përdorimin e figurave, tonin ose ndjenjën e tregimit. Ka të bëjë me qëndrimin e autorit ndaj temës. Në disa tregime të shkurtra të “I tillë jam...” toni mund të jetë ironik, me humor, i ftohtë ose dramatik.
Gjuha e autorit është plot gjuhë figurative. Meko përdor autori shumë simbolikë, Metafora (krahasime që nuk përdorin "si" ose "si") ose imazhe (krahasime që përdorin "si" ose "si").
Analiza e “I tillë jam...” (Tregime, skica & shënime) i autorit Shefqet Meko nuk është thjesht një ndalesë, por një shtysë për të shkuar më tej tek kjo vepër e thjeshtë, por e bukur e Mekos, që është një diskurs më vete në formën midis tregimit të shkurtër dhe prozës më të gjatë të shtjelluar në nëndarje jete.
Shefqet Meko: Mirëmëngjez Prof.Terziu
Çfarë surprise këtë mëngjez të parë të Shkurtit 2020! Nuk e prisja kaq shpejt I dashur Mik, por “I tillë je “ edhe Ti: befasues, dashamirës, vëzhgues,analitik, express, inkurajues, dhe me një shpirt si universi pa kufi!
Faleminderit është pak! Mirënjohje pērsëri pak dhe nuk di si të shprehem!
Ashtu kokëulur kujtoj takimin e parë në “aksionin për hekurudhën Rrëshen- Mat” 1986 dhe takimin tonë në vitet 2000 në Londër ku na ofrove një drekë të paharruar mua dhe Fatit Tim Alma Meko! A mjaftojnë dy takime të “themelojnë një miqësi”? Ja që Kështu ka ndodhur dhe përherë ke mbetur po Ai Fatmir që nga Toronto në Tiranë, nga Londra në San Françisko, nga Athina në…