top of page

Hysen S. Dizdari: VARREZAT E VUKSANLEKEAJVE  TE HOTIT…



 

VARREZAT E VUKSANLEKEAJVE  TE HOTIT  NË AFËRSI TË TUZIT TË SHPALLEN MONUMENT KULTURE DHE TË MBROHEN NGA-UNESKO

Nga: Hysen S. Dizdari

Autor i Librit:“Arkeologjia në pullat shqiptare 1913-2018”

 

Trevat që shtrihen mbi liqenin e Shkodres dhe  sot janë të banuera nga fisi i  Hoti ,i Grudës,i Kelmendit,i Kastratit  por  edhe qytete si Shkodra, Tuzi ,Meteoni(Meduni), Tivarit, Ulqini, kanë qënë të banuera që kohët të lashta nga fiset ilire.Të dhënat e autorve  antik si, Herodoti (shek.V-p.e.s.), Hekateu (shek.VI-V-p.e.s. ), Titus Livius (59 p.e.s – 17 e.s.), Straboni (shek.-I-e.s.) tregojnë se treva ku sot ndodhen varrezat e Vuksanlekajve të Hotit, në afërsi të Tuzit, Malsia e Madhe, banohej që në kohën e neolitit,bronxit e hekurit  nga fisi ilir i Labeatve.

Karakteristikë themelore e kultura ilire është se ajo ishte një kulturë autoktone që u krijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën e zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të marrëdhënieve me popujt fqinjë.

Labeatët ishin një nga fiset ilir i cili banonte për rreth Shkodrës . Përmenden për herë të parë nga historiani romak Tit Livi gjatë luftës III iliro-romake dhe bënte pjesë në mbretërinë ilire të Mbretit Genti me kryeqendër qytetin antik të Shkodres. Fisi ilir i Labeatve i kishin vendosur  emri liqenit Liqeni Labeatia ( sot liqeni i Shkodres) dhe epiqendra e tyre ishte Keshtjella Antike e Shkodres( sot Kështjella e Rozofës). Qytetet të tyre kryesore,ishin Shkodra, që ishte edhe kryeqendra e mbretërisë Ilire, Drishti, Meteoni (Meduni i sotëm i cili sot ndodhet në Mal të Zi), Tivari, Uqini etjerë.

Keshtjella e Labeatve (sot Kështjella e Rozafës) , në periudhën e ndërtimit të kësaj kështjelle, kjo  trevë banohej nga fisi Ilir i Labeatëve, Në vitin 181 p.e.s. Shkodra bëhet kryeqytet i Mbretërisë Ilire, me sundimtar Mbretin Genti, dhe kishte një shtrirje të madhe për gjatë adriatikut.Historiani grek, Herodoti (shek.-V-p.e.s.) shkruan se emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, (nga adriatiku në prendim) i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi  ilirëve, shkruante: “ .. grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër..” 

Gjatë shek. II p.e.s. në kalanë e Labeatve, u zhvilluan  luftërat, iliro-romake me Romën dhe në vitin 168 p.e.s , Shkodra dhe kalaja e Labeatve ,pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Kështjella Rozafa(Labeatve) është  një monumenti antik me vlera të mëdha  historike, sepse  ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushat përreth, hyrjen në liqenin e Shkodrës si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit e në Lindje. Muret rrethuese të kalasë  përfshijnë rreth 9 ha tokë.

Fisi Ilir i Labeatëve ishin lundrimtarë e tregtarë të zotët. Në këtë kohë qyteti I Shkodres mori një zhvillim të madh ekonomik-shoqërorë , gjë që dëshmohet nga prerja e monedhave të mbretërisë ilire  të cilat  fillojë  që në vitin 230 p.e.s.

Burime historike të autorve antike  dhe gërmimet arkeologjike në varrezat (në tumat)  ilire në territorin e Shqipërisë, në territorin e Kosovës, në territorin e Maqedonisë  e deri në Glasinac të Bosnjes  kanë zbulue artifakte të pa diskutueshmë mbi etno-kulturën ilire në Ballkanin Prendimorë të cilat po i tregojmë më poshtë në vijim:

Arkeologu i njohur, Aristotel Kola në Revista :“ILIRIA-Nr.1/1990, në faqe-58-59,duke analizuar artifaktet e gjetura në  Tumen (varrezat)  Nr.6 të Shtojit i cili ndodhet në afërsi të qytetit Shkodres theksonë: 

“ Gërmimet në varrezat  tumulare të Shtojit, …hedhin dritë mbi aspekte të zhvillimit historiko-kulturturorë të zonës së Shkodres për prijudha të rëndësishme të pre e proto historisë së saj, siç janë ajo e kohës së bronxit e hekurit nëpër të cilat kalojë formimi i etnosit ilirë.Tuma Nr.6 e varrezave të Shtojit paraqet interest të veçantë sepse është më e hermshja e tumave të gërmuera deri tani dhe përmban varre të prijudhave të ndryshme. Kjo tumë e ngritur në faza të ndryshme përmban të gjitha elementët më karakteristike që kanë tumat ilire, siç  janë ndertimi i saj me gurë dhe dhë ,unazat kufizuese,vatra dhe tipe të ndryshëm varresh.

Përveç këtyre ajo kishte dhe një elemnt të vaçant që s,është ndeshur në tumat e gërmuera deri tani, si brenda ashtu dhe jasht vendit tonë , siç janë platëforma sipër varrit qëndrorë të tumes me terrakotat antropomorfe, ku ishte kryer ceromonia e përmotshme.Nga analiza e matrialeve të kësaj tume, i përkasin prijudhave të ndryshme historike të distancuera nga njëra tjetra ,asaj të bronxit të hershëm e hekurit të zhvilluar.Ato hedhin dritë mbi çeshtje të veçanta që kanë të bëjnë me karakterin e kësaj kulture, me lidhjet e saj me grupet kulturore të krahinave fqinjë apo më të largëta, ..dhe porblemin e përkatësisë etnike të saj.”

 

Arkeologu i njohur, Prof.Dr.Neritan Ceka  në Revista :“ILIRIA-Nr.3/1974, në faqe-144,duke analizuar artifaktet e zbuluera në tumen (varrezat) e Dukatit në rajonin e Vlorës theksonë: “Tuma e Dukatit bën pjesë përsa i përket mënyrës së ndërtimit, rritit të varrimit në tipin e varrezave të etnosit ilir.

Në një kuadër më të ngushtë ajo paraqet lidhje më të afërt më krahinat jugore( nën Vjosë), duke na dhënë ngjashmëri të shumta me krahinat veriore dhe lindore.Krijimi i tumes është bërë në kohën e fundit të bronxit dhe ndërtimi i saj ka vazhduar në prijudhën ë hershme të hekurit.”

Arkeologu i njohur Prof. Asc.Dr.Muhamet Bela në Gazeten : “Panorama” date 3 Qershor,2022 në shkrimin:  “Kultura tumulare dardane e Shpipërisë veriore “ theksonë:

 “Kultura tumulare në verilindje të Shqipërisë, në tërë përbërësit e saj, qoftë në arkitekturën e tumave, si dhe në treguesit e tjerë, teknikës së punimit të qeramikës, formës e dekorit të saj, qoftë për objektet metalike dhe gjetjeve të stolive etj., paraqet tipare të njëllojta me zbulimet e kryera në treva të ndryshme të Ilirisë, brenda e jashtë vendit tonë, veçanërisht për krahinat veriore, qendrore, juglindore e jugore, duke qenë ngushtësisht e lidhur sidomos me mjaft qendra të zemrës së Dardanisë, territorin e Republikës së Kosovës. Shfaqjet e veçanta që vihen re në këtë mikrozonë të trevës dardane janë të karakterit lokal dhe nuk e cenojnë aspak tablonë e unitetit etnokulturor të bartësve të kulturës së tumave të Kukësit, Hasit, Tropojës, Rrafshit të Dukagjinit e Fushë Kosovës. Përmes një sërë argumentesh është provuar se kjo kulturë e Dardanisë inkuadrohet në një grup etnokulturor më të gjerë, në grupin ilir qendror Mat-Glasinac, karakteri ilir i të cilit as që mund të vihet në dyshim.”

Arkeologu i njohur Skender Aliu në Revisten: “ILIRIANr.1-1984 ,duke analizuar artifaktet e gjetura në tumen (varrezat)  e Prodnit, të  cilat ndodhet në afërsi të Ersekës , në faqe-53,theksonë: “Të gjithë elementët kulturorë dhe në mënyrë të veçant qeramika, që siç dihet është treguesi më i rëndësishëm etnik, përmbajnë tipare të mirëfillta ilire, me origjine autoktone që nga prijudha e bronxit.Karakteri etnik mund të ndiqet këtu edhe nëpërmjet riteve të varrimit i cili lidhet me koncepte të caktuera e shumë të qëndrushme.”

Arkeologija e  njohur, Zhaneta Andrea  në Revisten: “ILIRIANr.1-2,-1995 ,duke analizuar artifaktet e gjetura në tumen (varrezat)  e Bujanit në Tropojë ,në –faqe-113, theksonë: “ Vendosja e nekropolit në një terren shkëmborë u ngjanë nekropoleve të Shqipërisë Veriore dhe atyre të Fushë  Kosovës, e të rajonit të Glasinacit (Bosnje) .Gjithashtu për sa i përket mënyrës së formimit të tumave,si për Bujanin ashtu dhe në këto krahina, karakteristikë janë më tepër tumat e ndërtuera me gurë, e kjo duket se është kushtëzuar nga karakteristikat gjeografike dhe gjeologjike të terrenit, ndërsa tumat e ngritura me dhe e gurë nihen në të gjithë treven e gjerë ilire, që prej Glasinacit në veriprendim e deri në Shqipërinë jugore.”

Akademik Zef Mirdita në librin : “Studime Dardane”,Botim i vitit 1979, faqe-16-18 theksonë:

 “Nga zbulimet arkeologjike në  varrezat e Bërbicës së Poshtme, në Kosovë , të varrezave të Badovcit në Runik (përkatësisht Kishnica në afëris të Prishtinës ), Karagaçi në Mitrovicë (përkatësisht fshati, Zhitkovc) dhe varrezat në fshtin Varosh në afërsi të Ferizajt….mandej edhe varrezat në territorin e Moravës..Edhe pse të gjitha këto gjetje arkeologjike vijnë vetem nga varrezat dhe jo nga vendbanimet ,prapëseprapë mund të njihen bartësit e tyre, të cilët janë pa mëdyshje dardanët (fis ilir).

Në një përfundim të tillë na shtyn edhe zanafillae tumave të përmendura , të cilat gjenden në territorin e gjërë të Ballkanit Prendimorë, duke filluar prej Glasinacit, nëpër territorin dardan dhe paion e deri në Maqedoninë e Epërme.Kjo tregon se bartësit e  “kulturës së tumave”, janë të karakterit ilir në Ballkanin prendimorë. Aq më tepër , shfaqja e tumave në territorin qëndrorë ilir, është e kohës së bronxit të hershëm respektivisht e mijëvjeçarit të –II – p.e.s.”

 

Një zbulim, tjetër me interes për përcaktimin e përjudhës ndërtimit të varrezave të Vuksanlekajve është edhe një gur varri i zbuluar në Durrës i një gruaje ilire me emrim: “LEPIDIA” që  i përket shekullit-I- p.e.s., por edhe gurët e varrezave ilire të zbuluera në Kërcovë dhe Pollog të Maqedonisë  të cilët ngjasojnë shumë me simbolet e gdhendurae gdhendura në  gurët e varrezat të Vuksanlekajve të Hotit, në afërsi të Tuzit  të cilat janë vertetuar se i  përkasin etno-kulturës ilire.

Nga zbulimet arkeologjike të kryera në territorin e Shqipërisë , në Kosovë e deri në Glasinac,  në Bosnje - Hercogovinë është vertetuar plotësisht, se elementi ento-kulturorë, karakteristikë tipke e varrezave të fisve ilire janë varrezat me tuma.

Duke u bazuar në artifaktet e gjetura tek varrezat (në tumat) e fiseve ilire në Shqipëri, në  Kosovë , Maqedoni e deri në  Glasinac të  (Bosnje) ,arrim në përfundim se edhe varrezat  e Vuksan-Lekajve të Hotit,i përkasin tërësishtë, ento-kulturës ilire të fist ilir të Labeatve.

Këto varreza janë  një  monumente me  rëndësie të veçantë kulturore dhe historike të popullin shqiptarë, sepse  tregojnë se në këto treva, të Hoti, Grudes, Tuzit, Medunit e deri ne Tivar e Ulqin janë banuar që në kohën e bronxit ,në kohën e hekurit ,dhe në mesjeta e hershme e deri sot nga popullësi,  ilirë-arbërorë-shqiptarë. Në treven e Vuksanlekaj të Hotit, në afërsi të  Tuzit , falë  kujdesit të banorve shqiptarë të besimit katolik të kësaj treve edhe sot mrekullisht, gjenden  rreth 30 varre të gdhendur në gurë ,me lartësi nga 1 m deri 1,50 m të vendosura  me kokë nga perëndimi . Gdhendja është bërë në pjesën e përparme dhe të pasme , si edhe në vet pllakën mbuluese . Karakteristike e varreza të Vuksanlekajve  janë simbole të ndryshme antropomorfe të gdhendura në gurë e këtyre varreve.Këto simbole, si p.sh.simboli i diellit, i hanës, i yllësive, i gjarpërit I shqiponjës, i luleve si tërfili,,  janë  simbole tipike pagane të fiseve ilire, të përdorura  nga banorët e vjetër të këtyrë trevave,(sot Vuksanlekajve) që në prijudhën e bronxit ,hekurit e mesjetës hershme nga fisi i ilir i Labeatve.

Në këto varreza janë gdhendura mbi gurë simbole  të ndryshmet : si dielli,hena e poltë, yllësit ,ylli me gjashtë , simbole gjometrike si rrathë , trekëndëshi , katrorët , simbole fetare si kryqi, gjysëm hëna, elemente nga bota bimore e shtazore  si zbukurime florale si tërfili, shqiponja ,gjarpëri , por edhe figura njerzore si  nëna me foshnje ,figurë burri me veshje tipike ilire si plisin,  xhamedani ilirë e  tjerë.

Ja sa me kopetencë shkencore i spjegon ,simbolet e vendosura mbi mbi varrezat pellazgo-ilire, historiani i njohur nga Kërçova , Dr.Sc.Ilmi Veliu në shkrimine publikuar në portalin //www.pashtriku.org-date 11.12.2014 me titullë: “ Simbolet e besimit pellazgo-ilir mbi varret e shqiptarëve të krishterë e myslimanë. ” theksonë:

 “Diellin si simbol pagan ilir e kemi gjetur edhe tek varret e shqiptarëve të krishterë në rrethin e Kërçovës po edhe në Pollog, ku tek koka e të vdekurit qëndron kryqi i cili në të dy anët ka të gëdhendur edhe diellin. Në një fshat të Kërçovës me emrin Dupjan kam gjetur varre kristijane shumë të vjetra ku kryqi i mermertë, në pjesën e sipërme është i rrethuar me një rreth që i përngjan diellit, ose mund të themi se është dielli i cili në mes e ka kryqin, e që po ashtu jam i sigurtë se dielli nuk ka lidhje as me besimin e krishterë, sepse simboli i këtij besimi është vetëm kryqi dhe kurgjë tjetër.....dielli mbi dy koka të gjarpërit i vendosur në maje të placës së varrit tregon se ai ka qenë i përkatësisë kombëtare shqiptare, sepse dielli dhe kokat e gjarpërit i kanë takuar besimit pellazgo-ilir, i vjetër mbi 3 mijë vjet.Me anë të këtyre simboleve të lashta pellazgo-ilire, shqiptarët edhe nga varri kanë dashuar të tregojnë, argumentojnë e dëshmojnë për origjinën e tyre të lashtë pellazgo-ilire. Ata kanë dashur që varret e tyre të dalloheshin nga varret myslimane të popullatës turke, arabe apo boshnjake; dhe varret e shqiptarëve të krishterë të dalloheshin se janë varre shqiptare dhe të mos ngatërroheshin me ata greke, serbe e bullgare, me të cilët kanë qenë të detyruar të luftojnë po edhe të bashkëjetojnë deri në ditët e sotme.Dhe shqiptari duke venë mbi varrin e tij simbolet e lashta fetare pellazgo-ilire, bashkë me simbolet e fesë që ka poseduar, ka dashur që edhe pllaka e varrit të jetë argument e dokument që do tu tregojë gjeneratave ndër shekuj se ai që dergjet në atë varr është shqiptar mysliman dhe nuk është turk, persian e as arab; dhe simbolet në varrin e shqiptarit të krishterë ku dëshmon se i vdekuri është i krishterë por nuk është serb, grek, bullgr por bijë e bir shqiptari.”

Akademiku i njohur  nga qyteti i Gjakova,Fari Xhara, në një shkrim në  portalin //www.27.al//,me daten,21.04.2020  duke spjeguar simboliken  ilire të lule tërfilit ai theksonë: “Historikisht , tërfili në të kaluarën tonë historike ishte edhe simbol i caktuar i parardhësve tanë, ilirëve.Në postimet “historike” të sllavëve gjendet edhe tërfili me katër petale, të cilën ata e quajnë “Stema e vulave ilire” (Pečatni grb Ilirije). Në foton e parë ju e shihni një guri të gdhendur të fisit ilir të Daorsëve i gjetur në Bosnje si dhe amfora e vitit 530 para Krishtit po me atë shenjë tërfili, i cili është në muzeun e Luvrit në Paris.Gurët e gdhendur ilir gjenden edhe në fshatin Vuksanajlekaj, të cilët e kanë të gdhendur tërfilin me katër petale, simboli ilir i zhdukur nga anët tona me qëllim të caktuar.Kalojmë më tutje, tërfili me katër fletëza u përvetësua nga Bizanti për të shprehur kryqin ortodoks e më vonë kaloi tek serbët.”

Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ të theksuar që fillon në epokës e bronzit, por lulëzimin e arrin në fillim të epokës së plotë të hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonë në kushtet e zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror të fiseve ilire.

Kjo vihet re qartë sidomos në grupin e kulturës së Devollit, në atë të Matit e Glasinacit e tjerë. Por ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetëm në objektet e veçanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe në qeramikë, por edhe në gurët e varrezave e në materialet që  i rezistuan kohës si në gur, dru, kockë e tjerë, janë artifakte të rëndësishmë tipike të etno-kulturës të popullsisë ilire, që ka banuar në këto treva.


Në mitologjinë ilire simboli i gjarpëri është një kafshë e hyjnizuar nga ilirët,i cili i mbronte nga syri i keq, prandaj gjarpëri vendosej si symbol në bashin e anijeve ilire, tek monedhat ilire tek veshjet e grave ilire e tjerë. 

Duke u bazuar, tek burimet e autorve antik dhe në artifaktet e gjetura në gërmimet arkeologjike të kryera në tumat (varrezat) në territorin e Shqipërisë, në Kosovës, në Maqedonin e Veriut dhe në Glasinicë (Bosnjes)   si në tumat(varrezat)  e Shtojit, Komanit, Pazhokut, Patosit, Dukatit, Vajzës, Barçit, Matit, Kuksit, Bujanit , Bërbicës së Poshtme, Badovcit, në afërsi të Prishtinës, Karagacit në Mitrovic, Varoshit në Ferizaj, Kërçovës, Pollogut, dhe Glasinacit në Bosnje , mund të arrimë në  përfundimin se varrezat e Vuksanlekajve të Hotit, në afërsi të Tuzit,në  Malsin e Madhe ( sot në Mal të Zi) janë varreza të etno-kulturës  ilire dhe i përkasin të fisit ilir të Labeatëve dhe pasardhësve të tyre popullsise ilire - arbërore - shqiptare.

Por me qenë se në këto varreza (tuma ) ilire deri sot nuk janë kryer gërmimë arkeologjike të mirëfillta, i vetmi  porblemi  i pa zgjidhur ngelet vetem,datimi i saktë i përjudhës  (vitit) të ndërtimit të këtyre varrezave.

Prandaj  është detyrë e rëndësishmë e drejtuesve të  Komunës Tuzit e cila sot drejtohet nga shqiptarë , me gjithë se  ndodhet në  Malit Zi, të bëjë përpjekjet e saj serjoze pranë organeve qëndrore si Ministrisë të Kulturës  të shtetit të Malit Zi,  por edhe organeve që ruajn e mbrojnë  kultures Europiane si -UNESKO që në këto varreza (tuma) të popullsisë ilire antik të planifikohen dhe kryhen kërkime  arkeologjike nga arkeolog shqiptarë e malazezë, ku pasi të zbulohen artifakte të cilat përcaktojnë  me saktësi, datimi i saktë të prijudhës të ndërtimit tyre dhe të shpallen Monument Kulture i ruajtur nga shtet dhe UNESKO.

Nëpërmjet këtij shkrimi falenderojë banorët që sot  sot banojnë  në  teven e Vuksanlekajve të Hotit në Malësisë  Madhe ,afer Tuzit  për  kujdesin, rrethimin me murë dhe ruajtjen të pa dëmtuera për mbi 200 vite  të këtyre varrezave antike tipike të kulturës ilire në këto treva ilire – arbërore - shqiptare.

Këto varreza të kulturës ilire,shumë mirë sot mund të shëndërrohen në një atraksion kulturorë e  turistikë, nga Komuna e Tuzit  për turistët vendas dhe të huaj.

LITERATURA :

·      Hasan Ceka:Bashkautor i Burimeve Antike mbi Ilirët,Tiranë ,1965

·      Skender Anamali:Bashkautor i Burimeve Antike mbi Ilirët,Tiranë,1965

·      Neritan Ceka:Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme,Tiranë ,1985

·      Neritan Ceka:Arkeologjia: Greqia, Roma, Iliria,Tiranë, 1994

·      Neritan Ceka: Ilirët, Tiranë ,2001

·      Neritan Ceka :Udhëtim në kështjellat ilire, Tiranë,2006

·      Zef Mirdita  : Studime Dardane, Botim ,Prishtinë, 1979

·      Revista :“ILIRIA-Nr.3/1974- Neritan Ceka :Tuma e Dukatit 

·      Revista :“ILIRIA-Nr.1/1984- Skender Aliu:Tuma e Prodonit

·      Revista :“ILIRIA-Nr.1/1990- Aristotel Kola :Tuma Nr.6 e Shtojit

·      Revista :“ILIRIA-Nr.1-2/1995- Zhaneta Andrea :Tuma e Bujanit

·      Mitat Dibra,Ilir Balla ,Naim Laçaj:-Album-Dëshmi monumentale në Vuksanlekaj , Gusht, 2017.

·      Hysen Dizdari: Arkeologjia në pullat shqiptare-1913-2018 ,Tiranë, 2019.

·      Muhamet Bela: Gazeta – “Panorama” datë 2 Qershor 2022

·      Ilimi Veliu: Simbolet e besimit pellazgo-ilir mbi varret e shqiptarëve të krishterë e myslimanë. /www.Pashtriku.org-datë,11.121.2024

125 views1 comment

1 Comment


Guest
a day ago

Pershendetje per autorin e shkrimit. Lexime te tilla jane te dobishme sepse afirmojne vazhdimsine iliro shqiptare te popullsise ne perendim te Adriatikut por dhe me gjere. Autori shkrimit nje studiues i njohur i Filatelise Shqiptare,ka meriten e interpretimeve serioze dhe pasqyrimit te arkeologjise shqiptare ne filateli.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page