HYSEN S. DIZDARI: TURIZMI SHQIPTAR NË PULLËN POSTARE TË VITI 2024
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Nga:Hysen S.Dizdari
Studiues i Filatelisë Shqiptare
------------------------------------------------------ ---------------------------------------------
Duke vlersuar rëndësinë e madhe që ka marrë zhvillimi i turizmit vitet e fundit, në vendin tonë,Posta shqiptare me daten 20.03.2024 emetoje një emision te ri me pulla postare me temë kushtuar turizmit shqiptare, me objekt Liqeni i Ohrit.
Shqipëria ka një vijë bregdetare me gjatësi 476 km, që laget nga deti Adriatik dhe deti Jon, liqeni i Ohrit e Prespës i Shkodres e tjerë. Bota nënujore e këtyre dy deteve, e liqeneve është kaq e larmishme me florë dhe faunë, e cila dallohet për një shkallë të lartë biodiversiteti; marrë së bashku me gjiret detare, lagunat karakteristike, deltat e lumenjve, dhe plazhet e bukura me klimë mesdhetare,liqenet e Ohrit e të Prespës, përfshirë edhe zonat arkeologjike përbëjnë një burim të rëndësishëm natyror për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit.
Liqeni i Ohrit(Liqeni i Pogradecit) është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Liqeni i Ohrit në ditët e bukura me diell ka një pamje të qetë me ngjyrë të kaltërt. Forma e tij është pak në të zgjatur në formë të vezës, ka gjatësi prej 30 km, i gjërë 14 km, sipërfaqe prej 349 km2 , gjatësi bregore 87.5 km dhe tejdukshmëri prej 21.5 metra. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 694 metra.Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Ai ka një vijë breg liqenore prej 87 km, nga të cilat 56 km i përkasin Maqedonisë së Veriut dhe 31.5 km ndodhen në anën shqiptare. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoninë e Veriut dhe Pogradeci në Shqipëri.Flora dhe fauna e liqeni i Ohrit është pasur me mbi 40 lloje specie si peshqive e shpendëve ujorë, disa prej tyre endemike që rriten vetem në këtë liqen. Në këtë liqen rritet lloji i peshkut endemik me emrin :Në Latinisht:Salmo Letnica ,në shqip: Korani , dhe peshku tjetër me emrin: Latinisht: Salmothimus ohridanus dhe emrin në shqip :Belushka ,të cilët kanë rëndësi, të madhe ekonomike e turistike për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.
Liqeni i Ohrit pasurohet me ujë prej shumë burimeve sipërfaqësore, nëntokësore por burimi kryesor është Liqeni i Prespës i cili mbushet prej burimeve të Malit të Pelisterit.Liqeni Ohrit për vlerat të mëdha , në fushën e shkencës, ekonomisë, turizmit dhe shumë vlera tjera, prandaj është marrë në mbrojtje prej UNESKO, FAOS, etj.Për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe botës së gjallë, janë bërë disa marëveshje ndërshtetërore, midis R. së Maqedonisë, dhe R. së Shqipërisë. Marveshje për ruajtjen e biodiversitetit të Liqenit të Ohrit, janë bërë edhe ndërmjet tre kryetarëve të tria Komunave: Ohrit Pogradecit dhe Strugës.
Kërkimet e arkeologëve, shqiptarë –zvicerjanë, në liqenin e Ohrit, vitet e fundit, kanë zbuluar e nxjerrë në dritë tre vendbanime të mëdha prehistorike, me moshë deri 7800-8 000 mijëvjeçare. Dy prej tyre i përkasin periudhës neolitike dhe një tjetër periudhës së bronzit.Lashtësia e këtij vendbanim, është zbuluar pasi janë kryer analizat e drurve të gjetur në thellësit të ujit me radio-korbon ,dha analizat kanë treguar,se është vendbanimi paleolitë më vjetër në Europë ,me moshë :7800-8000 mijë vjeçarë.
KY EMISION ME PULLA POSTARE,PËRMBAN :1 seri me 4 pulla postare me vlerë :20 lekë, 40 lekë, 70 lekë, dhe 120 lekë.
Tirazhi i kësaj serie është:
-Për Filatelin: 3000 seri
-Pulla me vlerë 40 lekë:100.000 pulla postare
-Pulla me vlerë 70 lekë:70.000 pulla postare
Përmasat: 44 x 34 mm
Zarfi i ditës parë (FDC): 150 copë
Çmimi i Zarfit të ditës parë (FDC):280 lekë.
-Pulla me vlerë 20 lekë:
Paraqet pamje të fshatit turistik Lin me ndertesen e kishës dhë shtëpive karakteristike të fshatit Lin.
Pulla me vlerë 40 lekë:
Praqet pamje liqenit Ohrit dhe të shpendve karakteristikë të këtij liqeni,si mjelma, rosa e eger ,të cilat jetonë në liqenin e Ohrit dhe ushqehen kryesisht me peshq.
Pulla me vlerë 70 lekë:
Praqet pamje të bregut të liqeni Ohrit dhe te disa, tipe të varkave karakteristike të liqenit Ohrit ,të cilat sherbejnë për shetitje turistike, gjueti, peshkim, e tjerë.
Pulla me vlerë 120 lekë:
Praqet pamje të bregut të liqeni të Ohrit të fshatrave buzë liqeni dhe bimësisë qe rritet në këtë zonë.
Pulla postare, të këtij emisioni,kanë rëndësin e tyre kulturore e turistike,sepse janë ambasadori më i mirë i Shqiprisë,e kanë misionin të tyre , duke udhtuar derë më derë,nga qyteti në qytetë ,nga shteti në shtetë, përcjellin e shpërndajnë nëpër botë ,vlerat tona kulturore e turistike dhe i bëjnë të njohura në gjithë botën ,vlerat ekonomike e turistike të liqenit Ohrit dhe të Shqipërisë turistike.
Tiranë me ,02.05.2024
Commentaires