top of page

Hysen S. Dizdari: SKËNDERBEU RINGJALLET ME NJË SHTATORE TË RE



Nga: Hysen S. Dizdari

Studjues i Historisë dhe Filatelisë // Tiranë me, 08 .08.2024

Shtatorja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, veper  skulptorit të njohur Gëzim Muriqi do të vendoset në sheshin kryesor të Hora e Arbëreshëve në Sicili.Ky ngulim arbërëshë, Hora e Arbëreshve konsiderohet si qendër shpirtërore e kulturore e arbëreshëve të Italisë, aty ku dashuria, për Heroin tonë Kombëtar nuk u shua kurrë.

Gazetari veteran nga Kosova me banim në Zvicër, Rexhep Rifati, një nga njohësit më të mirë të ngulimeve arbrëshve në Itali, autorë i disa librave e albumeve, kushtuar ngulimeve arbrëreshe, në median më të madhe të  shqiptarve në Zvicer //www.prointegra.ch//, theksonë:

“Gjatë shtegtimeve të mija në më se 50 ngulime arbëreshe kam has në më se 25 buste të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, gjithsesi në numër më shumë se në gjitha trojet shqiptare, çka paraqet një dëshmi se kulti i Gjergj Kastriotit askund nuk ndihet e përjetohet si në mesin e arbëreshëve që përmes kësaj figure madhore kombëtare e kujtojnë përherë tokën stërgjyshore  të parëve të tyre, ndaj edhe të shumtën e rasteve bustet e Skënderbeut janë të kthyera me fytyrë  nga Shqipëria!....Pas sa takimesh e bisedash edhe me autoritetet e qytezës së Horës së Arbëreshëve në Sicili, prirë nga Bashkiaku i zellshëm, Rosario Petta, që është edhe kryetar i Asociacionit të komunave arbëreshe në Itali, donatori (aktori shqiptarë, Veli Berisha), duke gjete mbështetjen edhe të kolegëve aktorë nga Grupi “Aktrimi” të Cyrihut dhe ne të tjerët që merremi me çështjen arbëreshe, lindi ideja dhe gatishmëria që kjo shtatore e veçantë e Kryetrimit Tonë të vendoset në Hora të Arbëreshëve, ku deri më tash ka qenë një bust i Gjergj Kastriot Skënderbeu e që në bazamentin e tij të vendoset tash shtatorja e parë e Heroit tonë Kombëtar, si e para shtatore në mesin e ngulimeve arbëreshe.

Padyshim që nga skulptori i njohur Gëzim Muriqi kemi të bëjmë me një shtatore ndryshe të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ku spikat një kurajë e besimi për të sjellë të pavdekshmin, të gjallë mes të gjallëve, në erën e modernitetit. Ajo është e përmasave epike, sepse e tillë është vepra e Skënderbeut në histori, i tillë ka mbetur në kujtesën gjeneratave….”

Shtatorja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, ka mbrritur dje në Itali, sikur njofton sot redaksia e gazetës:Dielli dhe me daten 30 gusht 2024, do të vendoset në sheshin kryesorë të ngulimi arbëreshë , Hora e Arbrëshve (Piana degli Albanesi),me rastin e kujtimit të ngulimit të parë të arbereshve në, Piana degli Albanesi, pas rënjes së kalasë  Shkodrës në vitin 1488.

Presidentja e Kosoves,Znj.Vjosa Osmani ka marrë për sipër ,plotësimin e dekumentacionit dhe shpenzimet e transportit, nga Prishtina në Horen e Arbëreshve në Sicili,Itali.

Redaksia e portalit:www.horaeskenderbeut.ch, njofton:

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, tashmë ndodhet në Itali. Kjo shtatore, me iniciativën e shoqatës „Hora e Skënderbeut“ është dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë për arbëreshët. Dhurata për arbëreshët bëhet në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës arbërore për më shumë se pesë shekuj. Po ashtu arbëreshët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, kur ata hapën dyert e zemrat për kosovarët, të cilët ishin të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe, gjatë zbatimit të planit të gjenocidit. Shoqata “Hora e Skënderbeut” falënderon Presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani e cila ka marrë përsipër financimin e transportit, si dhe stafin e saj të cilët kanë kanë ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, në mënyrë që shtatorja e Skënderbeut të niset drejt shtetit Italian.Një falënderim të veçantë kemi edhe për veprimtarin Qamil Isufi i cili është angazhuar me përkushtim dhe ka marrë përsipër shpenzimet shtesë, në mënyrë që shtatorja të niset me kohë e të sigurohet transporti i saj.”

Me këtë rast falenderojmë, autorin e kësaj statuje madhështore, skulptorin e njohur nga Kosova, Gëzim Muriqi, për realizimin e kësaj shtatorje, duke shkrirë talentin e tij artistikë, ka realizuar me mjeshtëri të lartë artistike, shtatoren madhështore të  Skënderbeut, duke  krijuar një veper të re ,kështu ai arritur, të ringjallë  edhe një herë Heroit tonë Kombëtarë, Gjergj Kastriotin , Skënderbeun në vitin e 518 lindjes tij.

E GËZOFSHI SHTATOREN E SKËNDERBEUT:VËLLEZËR SHQIPTARË, ARBËRESHE , ME RASTIN E 536 VJETORIT TË  NGULIMIT TUAJ, N  HOREN  E ARBËRESHVE (PIANA DEGLI ALBANESI).

PËRSHENDES VËLLEZERIT ARBËRESHË ,NË JUBILEUN E 536 ,TË NGULIMIT TYRE NË HORA E ARBËRESHVE (PIANA DEGLI ALBANESI) ME NJË PJESË NGA POEMA SKËNDERBEU E PEOTIT KOMBËTARË: NAIM FRASHËRI.

PJESË NGA POEMA ,HISTORI E SKËNDERBEUT: KREU VI

 

Kruj', o qytet i bekuar!

Prite, prite Skënderbenë,

Po vjen si pëllump i shkruar,

Të shpëtonjë mëmëdhenë

Shqipëtarët t'i shpëtonjë

Nga xgjedh' e keq'e Tyrqisë,

Edhe ty të të nderonjë,

Që je krej'i Shqipërisë,

Ka pas trima shqipëtarë,

Që s'u trembet syri kurrë,

Ndë zëmërt të tij ka zjarrë,

Ësht' i urt' e trim e burrë.

Mirë se erdhe, o verë!

Që na prure mirësinë,

Dhe për shumë vjet të tjerë

E zbukurofsh Shqipërinë.

O Shqipërizë! gëzohu,

Se të erdhi prapë dita,

Lulëzohu, zbukurohu,

Të zbriti nga Zoti drita!

Edhe juve, o të vdekur,

Merri ngaha ky gas pjesë,

Që shkuatë buzëpjekur,

Nd'atë jetë, paçi ndjesë!

O moj vash' e Shqipërisë,

Që më rri duke mejtuar,

Pa i xhvish rrobat' e zisë,

Arriti dit' e uruar.

Zbardhi fusha, ndriti mali

Nga armët' e trimërisë,

Hingëllint'e s'mbahej kali,

Që sill mbren' e Shqipërisë …..

 

 

------------------------------------------------------------------------------------------

Referencat:

1-Rexhep Rifati //-www.prointegra.ch

Skënderbeu i skulptorit Gëzim Muriqit, shtegton tek Hora a Arbëreshëve në Sicili,Itali, D.28.07.2023

2-www.gazetadielli.com //date,07.08.2024

3-www.horaeskenderbeut.ch,//date.06.08.2024

5 Naim Frasheri: Histori e Skënderbeut, Kreu-VI

6-Foto:Rexhep Rifati

90 views2 comments

2 Comments


Guest
Aug 08

Madhështore shtatorja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Shumë i bukur shkrimi i studiuesit Hysen Dizdari 😊

Like

Guest
Aug 08

Ta gezojne shtatoren madheshtore te Heroit! Shkrimi ketu interesant.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page