Hysen S. Dizdari: SKËNDERBEU NË FILATELIN SHQIPTARE
NË EMISIONIN E VITIT 1967-1968
--------------------------------------------------------------------------------------
-Pjesë nga libri: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913-2023” , i autorit :Hysen S. Dizdari
-Ky liber është vlerësuar me 6 çmime ( medalje) në ekspozitat filatelike ndërkombëtare gjatë viteve -2018-2024.
----------------------------------------------------------------------------------------
NË KUJTIM 557 VJETORIT TË VDEKJES –GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEUT
17 JANAR-1468 - 17 JANAR 2025
EMISIONI I DYTË, EMETUAR MË 10 DHJETOR 1967
Me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit –
Skënderbeut, më 10 dhjetor 1967 Posta Shqiptare emetoi një emision special
me tetë pulla me tematikë nga historia e luftërave të shek. XV, nën drejtimin e
Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.1
Ky emision përbëhet nga tetë pulla dhe u shtyp në vlera të ndryshme 3,4:
10 lekë – stema e Kastriotëve – u shtyp në tirazhin 150 000 copë
15 lekë – portreti i Skënderbeut – u shtyp në tirazhin 150 000 copë
25 lekë – përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut – u shtyp në tirazhin 150 000 copë
30 lekë – kalaja e Krujës – u shtyp në tirazhin 50 000 copë
35 lekë – kalaja e Petrelës – u shtyp në tirazhin 50 000 copë
65 lekë – kalaja e Beratit – u shtyp në tirazhin 50 000 copë
80 lekë – Kuvendi i Lezhës – u shtyp në tirazhin 50 000 copë
90 lekë – Beteja e Albulenës – u shtyp në tirazhin 25 000 copë
Autori i kësaj serie është piktori i njohur Namik Prizreni. Kjo seri vlen të theksohet
se, përveç vlerave të larta artistike, përshkohet edhe nga fryma kombëtare.2
---------------------
1 “Michel” - Europa Katalog, botim i vitit 2005-2006, faqe 37.
2 Nika, Th.: “Historia e filatelisë shqiptare”, botim 2013, faqe 332.
3.Katalogu-Gimjani Pullat Shqiptare -2023, faqe, 102
4.Katalogu-Michel Ballkani Jugor - 2024, faqe ,72-73
EMISIONI I TRETË, EMETUAR MË 17 JANAR 1968
Më 17 janar të vitit 1968, për nder të Heroit Kombëtar, Gjergj – Kastriotit në
500-vjetorin e vdekjes, u vu në qarkullim edhe një emision i veçantë i përbërë nga
tetë pulla, së bashku me një fletëpalosje FDC, i shtypur në vlerat e mëposhtme:1
10 qindarka – monumenti i Skënderbeut në Tiranë i skulptorëve Odhise
Paskali, Janaq Paço, Andrea Mano
15 qindarka – portret i Skënderbeut, Galleria “Uffici”, Firence
25 qindarka – potret, gravurë e vjetër e Tanush Topisë
30 qindarka – monumenti i Skënderbeut në Krujë i skulptorit Janaq Paço
35 qindarka – portreti i Gjergj Aranitit i piktorit Pandi Mele
65 qindarka – busti i Skënderbeut i skulptorit Odhise Paskali
80 qindarka – frontespici i veprës së Marin Barletit “Historia e Skënderbeut”
90 qindarka – piktura “Skënderbeu në luftë me turqit” e piktorit Simon Rrota
Tirazhi për pullat me vlerë: 10 q, 15 q, 25 q, është 150.000 copë, kurse për pullat
me vlerë: 30 q, 35 q, 65 q, 80 q, tirazhi është: 70.000 copë.
Pulla me vlerë 90 q tirazhi është : 25.000 copë3,4.
Veçoria e këtij emisioni është se krahas pullave u emetua edhe një fletëpalosje
FDC, ku secila pullë u vulos me një vulë speciale, në qendër të së cilës paraqitet
stema e Kastriotëve dhe brenda saj në formë harkore shkruhet: “ME RASTIN
E 500 VJETORIT TË VDEKJES SË GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT, 17 JANAR 1468 - 1968”.2
Kjo fletëpalosje në FDC në origjinal sot është shumë e kërkuar në tregun e
filatelisë shqiptare dhe gjendet me shumë vështirësi, sepse shënon një moment
historik të veçantë, siç e ka të stampuar në pjesën e sipërme: “DITA E PARË E
PERDORIMIT - FDC” në historinë e pullës shqiptare.
Autori i këtij emisioni është piktori i njohur Shaban Toptani, i cili duhet vlerësuar
për nivelin e lartë artistik të paraqitjes së këtij emisioni të pullës shqiptare.
---------------------
Literatura:
1 “Michel” - Europa Katalog, botim i vitit 2005-2006, faqe 37.
2 Nika, Th.: “Historia e filatelisë shqiptare”, botim 2013, faqe 332-333.
3.Katalogu-Gimjani Pullat Shqiptare -2023, faqe, 103
4.Katalogu-Michel Ballkani Jugor - 2024, faqe ,73-74
Comments