SINOPSE PËR SKËNDERBEUN SHKRUAR NGA Dr MOIKOM ZEQO BOTOHET NGA SHTËPIA BOTUESE: “ERIK” NË TIRANË
Nga Hysen S.Dizdari
Studjues i Historisë e Filatelisë // Tiranë më, 15.11.2024
581 vjet - 28 NENTOR 1443 – 28 NENTOR 2024
Moikom Zeqo (1949-2020) ishte shkrimtar, historian, arkelog, studjues, akademik, eurodit, lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit, dhe vdiq në Tiranë më 15 qershor 2020. Familja e tij është me origjinë nga Libohova.Përfundoi Fakultetin Histori- Filologji, dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Gjatë jetës kreu mjaft detyra të rëndësishme:
Në vitin1991 u emrua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Në vitet 1992 - 1996 u zgjodh deputet i Parlamentit Shqiptar.
Në vitet 1997-2005,ka qenë drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
Dr. Moikom Zeqo është autori i mbi 75 libra shkencorë, letrarë, prozë e poezi; libra historikë e arkeologjike,
për historinë e artit, si dhe të një numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijimet e Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët : anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht etj.
Dr.Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e shquara të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe erudit, dhe vlerësohet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.
Ai mban Urdhërin “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Poeti i madh shqiptar ,Dritëro Agolli ka thënë: “ Moikom Zeqo ishte një enciklopedi e gjallë , një njeri që e shikonte botën me sy poetik dhe arkeologjik. Me te flisje për çdo gjë dhe çdo fjalë e tij ishte një thes me dije”
Dr.Moikom Zeqo një pjesë të jetës tij ia ka kushtuar studimit të jetës dhe veprës të Heroit tonë Kombëtar ,Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ai është autor i dhjetra artukujve e librave kushtuar jetës dhe veprës të Skënderbeut .Librat e tij me të rëndësishëm, kushtuar Skënderbeut janë:
-Vdekja e Gjergj Kastriotit, botim i shtëpisë botuese: “Zenit”, 2018
-Ëndrrat e Gjergj Kastriotit (tregime) ,botim i shtëpisë botuese : “Erik”,2018.
- Beteja e Albulenes (Legjenda-1) ,botim i shtëpisë botuese : “Erik”,2018.
- Fjala e dhënë (Legjenda-2) ,botim i shtëpisë botuese : “Erik”,2018.
-Njëqin jetët e kryetrimit (Legjenda -3) ,botim i shtëpisë botuese : “Erik”,2018.
Por kryevepra i tij kushtuar Skënderbeut është “ SINOPSE PËR SKËNDERBEUN” për të cilin Moikomi kishte punuar prej shumë vite, dhe me ndarjen e tij të parakohshme nga jeta, ky libër ngeli si dorëshkrim.
Dr.Moikom Zeqo është mbështetur gjatë punës tij krijuese nga ana, morale dhe financiare nga pronarët e Shtëpia Botuese “Erik” bashkëshortët , Dëshira Shehu-Jezexhiu dhe Geni Shehu, ku veprat e tij janë botuar nga kjo shtëpi botuese prej shumë vitesh me radhe. Por në vitin 2024, me rastin e 581 vjetorit të ngritjes të Flamurit Kombtar Shqiptar nga Skënderbeu në kalanë e Krujës, amanetin e Dr.Moikom Zeqo , merakun e tij të fundit e plotësuan përsëri, pronarët e shtëpisë botuesë “ERIK”, duke botuar vepren e tij të lënë si dorëshkrim: Sinopse për Skënderbeun.
Kjo vepër Madhore,vjen pra lexuesit shqiptarë me parathënien “Meraku i fundit” të Josif Papagjoni dhe ndahet në tetë kapituj:
Kapitulli I –Skënderbeologjia shqiptare
Kapitulli II – Situata Paraskenderbejane
Kapitulli III – Dueli i Letrave
Kapitulli IV– Gravura e hershme e Skënderbeut dhe simbolika e saj
Kapitulli V – Arbërit dhe shenjëtërimi i eshtrave të Skënderbeut.
Kapitulli VI – Figura e Skënderbeut në arte
Kapitulli VII – Bibloteka e Skënderbeut
Kapitulli VIII – Codex Scanderbeg (Libri i Skënderbeut)
Kjo vepër analizon e trajton në mënyrë shkencore , veprat kryesore të autorëve shqiptarë dhe të huaj, kushtuar Skënderbeut duke filluar me Dhimitër
Frangu, Marin Barleti, Frang Bardhi dhe deri tek vepra Anathas Gegaj, Fan Nolit e Aleks Buda, dhe autorët e huaj, Pjerr Ronsar, Margarita Sarroki, Stefan Zanovic e tjerë, kushtuar Skënderbeut.Në kapitujtë e tjerë trajtone ,figurën e Skënderbeut në arte , Biblotekën e Skëndebeut e deri tek Codex i Skënderbeut ( Libri i Skënderbeut).
Me rastin e nxjerrjes në drtitë e botimin të veprës Dr.Moikom Zeqo: “Sionopse për Skënderbeun” i shprehim mirënjohjen dhe e falenderojmë pronarët e Shtëpisë Botuese : “ ERIK”, Tiranë, Znj.Dëshira Shehu Jazexhiu e Geni Shehu për botimin e kësaj vepre të rëndësishme kushtuar Heriot tonë Kombëtare Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në vitin jubilarë të 556 vjetorit vdekjes të Skënderbeut.
Libri mund tw porisitet direkt tek web.i shtëpia botuese ‘ERIK” // www.erik.al // Por gjendet në Librarit kryesore në Tiranw, Durrës, Elbasan, Shkodër ,Vlorë por deri me daten 17 Nëntor gjendet në panairin e librit , në pavionin e Shtëpisë botuese : “ERIK”,Kati i Dytë i Pallatit Kongreseve ,Tiranë.
Comments