NË KUJTIM TË 45 VJETORIT TË MARRJES ÇMIMIT “NOBEL”
NGA SHËN NËNË TEREZA
45 VJET - 10 DHJETOR 1979 -10 DHJETOR 2024
Nga: Hysen S. Dizdari // Tiranë më,10.12.2024
Më 10 dhjetor të vitit 1979, e Shën Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqe në Oslo të Norvegjisë.
Vetëm me 10 Dhjetor të vitin 1979, kur mori çmimin “Nobel” për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare.
Me çastin e marrjes së çmimit “Nobel” ajo deklaroi:
“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.
Në një letër dërguar nga Oslo kur mori çmimin “Nobel” shkruante:
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë i lutem zotit që Paqja e Tij të vijë në zemrat tona, në gjithë familjet tona, në gjithë botën. Lutem shumë për fukarenjtë e mi, për motrat e mija. Unë lutem për juve.”
Në qershor të vitit 2002 Bill Klintoni është shprehur:
“Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.
Ja si përshkruan në kujtimet e tij biografi i Nënë Terezës, Don Lush GJERGJI,pjasmarrës në ceromoninë e dhënjës çmimit Nobel, Nënë Terezes me 10 dhjetor 1979:
“Me 8 dhjetor 1979, Imzot Nikë Prela dhe unë e pritëm te shkallët e aeroplanit në Oslo. Fjala e parë e Nënës Tereze ishte kjo: “Jam këtu në emër të Zotit, Kishës dhe të varfërve për ta pranuar Shpërblimin Nobel për Paqe!”
Gjatë atyre ditëve Nëna Tereze kurrë nuk kishte thënë asnjë herë: Çmimi Nobel për Paqe i imi, por i të varfërve, me bindje se tash e tutje bota do t’i njehte dhe ndihmonte të varfëritë, si dhe paqja në botë do të vijë nëpërmjet të tyre.
..Figura e tretë, deri diku “neutrale” ishte Nëna Tereze. Këshilli i Komitetit Nobel për Paqe për një javë për së afërmi në Kalkutë dhe në rrethinë e kishte vëzhguar dhe hulumtuar jetën, sidomos veprën e Nënës Tereze dhe Misionareve të Dashurisë.
Vendimi i tyre tashmë ishte i sigurtë, ajo vërtet këtë e meriton ma shumë se askush tjetër.Dr. John Sannes i tha Nënës Tereze: “Juve iu kemi zgjedhur sivjet për Çmimin Nobel për Paqe.“
Nëna Tereze, ndoshta edhe e befasuar nga ky lajm, sidomos e lodhur dhe e mërzitur prej shumë shpërblimeve, tha:“Është një vështirësi e vogël... Më jepni së paku pak kohë që të mendoj dhe të lutem.”
Ashtu edhe ndodhi. Nëna Tereze personalisht ishte këshilluar me Papën Gjon Pali II, Ajo ndër të tjera i kishte thënë kështu: “Shenjtëri, jam e lodhur dhe e mërzitur nga gjitha këto shpërblime... Shpërblimi im i vetëm është Jezusi dhe të varfëritë...”
Papa Gjon Pali II e kishte dëgjuar me vëmendje dhe i kishte thënë: “Nëna Tereze, pranojeni këtë Shpërblim në emër të Zotit, Kishës dhe të varfërve!
Aty për aty ajo e kishte pranuar këshillin dhe dëshirën e Papës, pasi që “Fjala e Papës është vullnesa e Zotit!”
Në përcjellje të Nënës Tereze në aeroportin e Oslos ishte edhe Dr. John Sannes, Kryetari i Komiteti Nobel për Paqe. Ai ndër të tjera i tha Nënës Tereze kështu:
“Ju na keni nderuar më shumë neve, se ne Juve, meqë e keni pranuar Shpërblimin tonë. Kjo dukshëm ia rritë çmimin dhe vlerën Çmimit Nobel për Paqe, pasi që mbarë bota na ka përgëzuar dhe uruar: Së fundi ky Shpërblim ka ardhur në duar të sakta dhe të vërteta... Për këtë përzemërsisht Ju falënderojmë....”
Nënë Tereza në fjalen e saj në ceremoninë e marrjes çmimit Nobel theksoi:
“Besoj se ne në familjen tonë nuk kemi nevojë për armë dhe bomba. Nuk kemi nevojë për ti shkatërruar që të sjellim paqe, por mjafton të mblidhemi së bashku, të duam njëri-tjetrin e kështu sjellim paqen, gëzimin… Sjellim atë forcë në prezencën e njëri-tjetrit në shtëpi.
Vetëm kështu do të jemi në gjendje ta mposhtim forcën djallëzore që është në botë.
Ka kaq shumë vuajtje, kaq shumë urrejtje, kaq shumë varfëri dhe ne me lutjet tona, me sakrificat tona duhet ta fillojmë ndryshimin që në shtëpi. Dashuria fillon në shtëpi ku nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në veprimet që bëjmë.
Për Hyjin nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, pasi Ai është infinit, por sa shumë dashuri vendosim në ato veprime. Sa shumë japim prej Tij në personin të cilit po i shërbejmë!
Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi, sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi dhe, nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit….”
Këto porosi dhe këshilla të Shën Nënë Terezës ,duhet të ruajtur e kujtuar me respekt dhe dashuri nga gjithë shqiptarët kudo nëpër botë dhe në mënyrë të veçantë nga brezi i ri.
NË KËTË PËRVJETORIT TË RËNDËSISHËM I PËRSHENDETI SHQIPTARËT DHE LEXUESIT, KUDO NË BOTË, ME NJË POEZI TË SHKRUAR NGA SHËN NËNË TEREZA ME TITULLË:
GJEJ KOHË :
Gjej kohë të mendosh – është burimi i fuqisë.
Gjej kohë të lutesh – është fuqi dhe kjo, më e madhja në botë.
Gjej kohë të qeshësh – është muzikë shpirtërore brenda teje.
Gjej kohë të luash – është vazhdim i fëminisë.
Gjej kohë të duash është dhuratë e Hynjive.
Gjej kohë të jepesh është triumfi i dashurisë.
Gjej kohë të lexosh – është trualli i mençurisë.
Gjej kohë të shoqërosh – është rrugë lumturie.
Gjej kohë të punosh prapë – ke blerë ardhëmërinë.
Comments