top of page

Hysen S.Dizdari: NJË JETË KUSHTUAR  GJUHËS DHE KULTURËS SHQIPE, ATDHEUT E KOMBIT SHQIPTAR!




Nga: Hysen S.Dizdari

Studjues i Historisë dhe Filatelisë Tiranë me, 01.09.2024

  Mustafa Ibrahimi është profesor i gjuhës shqipe, studiues, sociolinguist, folklorist,  studiues i filatelisë, përkthyes, hulumtues shkencor e menaxhues në institucione të ndryshme. Studimet e tij përqendrohen në disa fusha shkencore, si në: sociolinguistikë, etnolinguistikë, lek­si­­kologji, dialektologji, folklor, mësimdhënie dhe filateli. Ai është edhe një organizues i shumë konferencave, panel diskutimeve dhe drejtues i rrallë i projekteve hulumtuese - shkencore.

                 

                  Ka lindur më 5 janar 1967 në fshatin Cërnilishtë të Prilepit, sot Maqedonia e Veriut, në një familje me tradita atdhetare e patriotike. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, kurse gjimnazin në qytetin e Shkupit. Në vitin 1990 përfundoi shkollën e Lartë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Shkupit, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.  Në vitin 1992 përfundoi edhe Akademinë Pedagogjike. Në vitin 1997 magjistroi me temën: “ E folmja shqipe e Prilepit dhe Krueshevës” kurse në vitin 2001 doktori me temën: “Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve të rralla nga fshatrat e Prilepit dhe Krushevës”, të gjitha në  në katedrën e Universitetit të Shkupit. Thirrjet shkencore i arriti në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, edhe atë: në vitin 2002 u zgjodh docent, në vitin 2007 profesor inordinar, në vitin 2012 profesor ordinar dhe në vitin 2017 u rizgjodh përsëri profesor ordinar.                 

Prof. dr. Mustafa Ibrahimi, formimin e tij arsimor, shkencor dhe kulturor, e arriti në rrethana të vështira nëpër të cilat kaloi përgjithësisht edhe populli shqiptarë në Maqedoni. Fillimisht punoi si arsimtar në Sh.F “Ismail Qemali”- në fshatin e lindjes Cërnilishtë  të Prilepit, pastaj lektor dhe gazetar në gazetën e përditshme në gjuhën shqipe ”Fakti” të Shkupit, profesor në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, për t’u përzgjedhur më në fund ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit. Në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të këtij universiteti, profesor Mustafa Ibrahimi ligjëroi në të tre ciklet, si në ato deridiplomike, master dhe doktoratë. Diplomuan, magjistruan dhe doktoruan me dhjetra kandidatë, kryesisht në lëndët që fokus kishin: gjuhën shqipe, dialektologjinë, leksikologjinë me semantikë, sociolinguistikën, etnolinguistikën, multikulturalizmin dhe multilingualizmin dhe retorikën. Nga viti 2018 është ligjërues në Universitetin e sapothemeluar “Nënë Tereza”, në qytetin e Shkupit, ku ligjëron lëndët: Sociolinguistikë, Gjuhë shqipe, Shkrim akademik dhe Të folurit në publikë. Ka ligjëruar edhe në institucione tjera shtetërore dhe private, brenda dhe jashtë shtetit.

 Duke e çmuar përkushtimin dhe arritjet e tij në fushë të filologjisë, ai u angazhua edhe në disa projekte shkencore me karakter kombëtar, shtetëror e ndërkombëtar. Prof.Mustafa në fillim u inkuadrua si korespondent në gazetat “Flaka e vëllazërimit” dhe “Bota sot”, herë pas herë edhe në gazeta dhe revista tjera. Kontribut më madhor do të jep në vitin 2002 me themelimin dhe botimin e  revistës shkencore, kulturore e artistike “Zëri i Pelagonisë”, një revistë e cila ka si qëllim studimin e njohjen e traditave të lashta kultorore të popullit shqiptar të krahinës së Palagonisë, që vazhdon deri sot me 60 numrat e botuara deri më sot. Kjo është një revsitë unike dhe e rrallë në trojet shqiptare.

Prof. Mustafa Ibrahimi ka mbi 20 vite përvojë si profesor uniersitar. Gjatë kësaj periudhe në dy universitetet shqiptare UEJL në Tetovë dhe UNT në Shkup, ka ushtruar poste të ndryshme dhe ka qenë themelues dhe drejtues i disa  projekteve dhe institucioneve me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Në UEJL ka ushtruar postin drejtor i Qendrës për Hulumtime Shkencore të FGJKK; kryetar i Komisionit për pranimin e studentëve, anëtar i Senatit të UEJL, anëtar i Shkollës doktoriale e poste tjera, kryeredaktor i 12 përmbledhjeve me punime shkencore dhe i revistës studentori “Albstudenti”. Kurse në UNT, Shkup ushtroi postet: drejtor i Qendrës së Botimeve dhe sistemit Bibliotekar; nën drejtimin e tij janë botuar 19 libra në nivel universiteti; ai është kreredaktor i revistës “Interkultura” deri më tani ka botuar 4 numra, që mund të gjenden në ueb-faqen e universitetit; ka qenë anëtar dhe kryetar i Senati në UNT; ushtrues detyre Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe momentalisht ushtron postin Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane.

Bibliografia e Prof. dr.Mustafa Ibrahimit është kuro­rëzim i një pune hulumtuese e studimore disavjeçare. Gjatë viteve 1992-2024, falë dijeve të tij shkencore ai ka arritur të shkruaj e botojë vepra dhe artikuj shkencorë per çështje që lidhen me hulumtime nga tetë fusha shkencore, edhe atë nga fusha e: Sociolinguistikës, Etnolinguistikës, Lek­si­­kologjisë, Dialektologjisë, Folklorit, Mësimdhënies, Monografi të ndryshme dhe Filatelisë. Ajo përfshinë përmbledhje referimesh gjuhësore të mbajtura në seminare, konfe­renca e simpoziume ko­m­bë­tare e ndër­kombëtare, gjatë një periudhe prej njëzet e katër vjetësh (2001-2024). Disa nga pu­ni­met kanë qenë të botuara më parë edhe në gazeta të përditshme dhe revista të ndry­shme shkencore, si në Maqedoninë e Veriut, në Ko­so­vë, në Shqipëri, por edhe jashtë tyre: në Hungari, Itali, Turqi, Greqi etj. Gjithashtu prof. dr. Mustafa Ibrahimi, deri sot ka arritur të studiojë, shkruaj e botojë mbi 250 (dyqind e pesëdhjetë) njësi bibliografike të botuara nëpër libra, përmbledhje librash, artikuj revistash, gazetash etj., të cilat marrin dimensione të reja falë inte­­r­preti­me­ve e studimeve të thelluara me qasje inter­di­si­plinare, duke ndje­kur një metodologji bashkë­ko­ho­re, e cila sjell rezultate të reja e të llojit të vet. Falë kësaj pune është anëtar Këshillit Akademik për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Prishtinë si dhe anëtarë në databazën e Akademisë më të madhe në botën e sotme shkencore www.akademia.edu. Në faqen e kësaj Akademie, në bibliotekat universitare, në Scopus etj, mund të gjeni me dhjetra, studime, shkrime, libra me nivel të lartë shkencorë në disa fusha të lidhura me gjuhën dhe kulturn shqiptare, e jo vetëm. E tërë këtë, prof.dr. Mustafa Ibrahimi, e ka arritur me një punë shumëvjeçare disa dekadash të tëra.

 

Edhe në nivel ndërkombëtar, prof. Mustafa Ibrahimi ka qenë i kyçur në disa institucione: ai është anëtar i grupit hulumtues nga fusha e multikulturalizmit “Babylonian Europe” me seli në Amsterdam dhe Budapest; anëtar i Institutit Alb-shkenca në Tiranë, Prishtinë, Shkup; anëtar për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Prishtinë etj.; Ka ligjëruar në disa universitete dhe institute të vendit dhe jashtë tij. Nga periudha 2001-2024, ka marrë pjesë në rreth 200 seminare, konfe­renca e simpoziume shkencore ko­m­bë­tare e ndërkombëtare, në shumë projekte e aktivitete tjera shkencore, të cilat u zvhilluan brenda e jashtë vendit, kryesisht në Maqedoni, në Ko­so­vë, në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, si: në Hungari, Itali, Turqi, Greqi, Serbi, Kroaci e vende tjera.

 

BIBLIOGRAFIA E VEPRAVE TË BOTUARA SIPAS FUSHAVE:

 

Në bibliografinë e tij dominojnë kërkimet nga fusha e sociolinguistikës e të etnolinguistikës, leksikologjisë  e mësimdhënies, folklorit e dialektologjisë, vlerësimit  e polemikës, folklorit ,filatelisë etj. Në periudhën 2003-2024, autori prof.dr. Mustafa Ibrahimi ka botuar gjithsej 35 libra, prej të cilëve tri janë ribotuar nga një herë, kurse një libër është ribotuar dy here. Librat sipas fushave janë të ndara në tetë fusha shkencore, edhe atë në: sociolinguistikë (6), etnolinguistikë (5), lek­si­­kologji (5), dialektologji (4), folklor (4), mësimdhënie (4), Monografi (5), Filateli (2) dhe filma dokumentare në CD (15).  Gjithsej me ribotimet ka botuar 40 libra dhe 15 filma dokumentarë në CD. 


BOTIME NË FUSHËN E SOCIOLINGUISTIKËS (6)

1. Dallimet gjuhësore midis gjinive. UEJL, Tetovë 2006. (bashkautorë me: Hamit Xhaferin).

2. Fjalor i zhargoneve  dhe eufemizmave shqiptare.  Shkup: Interlingua. 2009.

3. Tema sociolinguistike dhe etnolinguistike. Interlingua, Shkup, 2012.

4. Sociolinguistika. Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup 2018.

5. Midis një shoqërie të ndarë dhe të plotë (refleksione maqedonase). Помеѓу поделено и едно општество (македонски рефлексии) – (Bashkautorë: Rubin Zemon, Petar Atanasov, Sefer Tahiri, Ana Çupeska. Avantpres, Shkup 2021.

6. Zhargone dhe blende. Interlingua, Shkup, 2024.

 

BOTIME NË FUSHËN E ETNOLINGUISTIKËS (5)

1. Studime etnografike, folklorike dhe sociolinguistike për shqiptarët e Maqedonisë. UEJL, Tetovë 2008. (bashkautorë me: Vebi Bexhetin dhe Hamit Xhaferin).

2. Studime gjuhësore, folklorike, etnografike dhe kulturore për Arbëreshët e Italisë. UEJL: Tetovë, 2010. (bashkautorë me: Vebi Bexhetin, Hamit Xhaferin dhe Zeqir Kadriun).

3. Gjuhë dhe kulturë. Interlingua, Shkup. 2016.

4. Mbishkrimet në firmat private dhe institucionet publike në qytetin e Shkupit. Interlingua, Shkup 2016. (bashkautorë me: Berton Sulejmanin).

5. Grafite shumëgjuhësore dhe kreative. Interlingua, Shkup 2018.

 

BOTIME NË FUSHËN E LEK­SI­­KOLOGJISË (5)

1. Interpretime dhe studime gjuhësore, Interlingua, Shkup 2003. 

2. Fjalor bisedues shqip-maqedonisht, Interlingua, Shkup 2005. (Botimi I); 2015. (Botimi II).

3. Fjalë dhe shprehje popullore nga rrethi i Prilepit, Krushevës dhe Velesit. "Interlingua", Shkup 2007.

4. Miktrotoponimet e vendbanimeve shqiptare në rrethin e Prilepit, Krushevës dhe Velesit.  Interlingua, Shkup 2010.

5. Trajtesa leksiko-frazeologjike të gjuhës shqipe. Interlingua, Shkup 2015.

 

BOTIME NË FUSHËN E DIALEKTOLOGJISË (4)

1. E folmja shqipe e rrethit të Prilepit dhe Krushevës. Interlingua, Shkup,2005 (Botimi I);

2. Atlasi dialektologjik i të folmeve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vëll I- Blegtoria. Interlingua, Shkup 2019.

3. Atlasi dialektologjik i të folmeve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vëll II – Veglat tradicionale. Interlingua, Shkup 2020.

4. E folmja shqipe e Prilepit dhe Krushevës. Në Dialektologji shqiptare – Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut III. ITSHKSH, Shkup 2022, fq.355-583.

 

BOTIME NË FUSHËN E FOLKLORIT (4)

1. Thesari folklorik shqiptar nga  rajoni i Pelagonisë, Flaka, Shkup 2003.

2. Proza gojore shqiptare në trevat e Prilepit dhe Krushevës. Interlingua, Shkup 2017.

3. Dita e verës dhe Shëngjergji në rajonin e Pelagonisë. ALB-KULT, Shkup 2019.

4. Folklori dhe etnokultura shqiptare e Pelagonisë. Interlingua, Shkup 2022.


BOTIME NË FUSHËN E MËSIMDHËNIES (4)

1. Të mësojmë shqip , Interlingua, Shkup 2003. (Botimi I); 2005. (Botimi II - me CD); 2011. (Botimi III – në tre nivele 1-2-3 me CD)

2. Gjuhë dhe letërsi shqipe (për vitin I në shkollat profesionale), Prosvetno Dello, Shkup, 2006. (bashkautorë me: Afrim Braimin).

3. Praktikum i gjuhës shqipe me kulturë shkrimi 1. Fondacioni ALBIZ. Shkup 2018.

4. Gjuhë shqipe dhe letërsi ((për vitin II në shkollat profesionale), koautor prof.dr. Ismet Osmani. MASH, Shkup 2024.

 

7. MONOGRAFI (5)

1. Emigracioni nga Maqedonia Perëndimore në Rumani, Agjencia e Emigracionit, Shkup 2004. (koautorë: Baki Ymeri dhe Seadin Xhaferi).

2. Emigracioni shqiptarë nga Maqedonia në Çikago, Agjencia e Emigracionit,, Shkup 2005.

3. Shënime udhëtimi mes arbëreshëve të Kalabrisë.  “Interlingua” Shkup 2008.

4. Me Arbëreshët në Kalabri. “Interlingua” Shkup  2021.

5. Monografi për Nexhat Shaini. Fondacioni ALBIZ, 2024.

 

8. FILATELI (2)

1. Nënë Tereza në filatelinë botërore. Interlingua, Shkup 2017

2. Motive shqiptare në pullat postare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Alb-Kult, Shkup 2021.

 

9. FILMA DOKUMENTARË NË CD (15)

1. Multimedia CD-s for teaching  of Albanian language   coordinator  Dr.Mustafa Ibrahimi, member Dr.Hamit Xhaferi, Computer Science Faculty: Dr. Zamir Dika; mr. Mentor Hamiti . Tetovo 2006.

2. CD-ja multimediale për mësimin e gjuhës shqipe. UEJL Tetovë 2008.

3.  Kasperski antivirus 6.0.. Dr. Zamir Dika; Dr. Mustafa Ibrahimi. Tetovo, 2007.

4. Përrallat shqiptare nga rajoni i Pelagonisë në CD.. Interlingua, Shkup 2009.

5.  Ndërtimet sakrale në Maqedoni në CD. (Koautor Amra Alik). Interlingua, Shkup 2010.

6. Takim me Arbëreshët e Italisë,  Film dokumentar në CD . UEJL, Tetovë 2010.

7. Lojërat popullore për fëmijë në vendbanimet shqiptare të Shkupit dhe më gjerë në CD. (Koautor Zeqirja Neziri). Shkup 2017.

8. Epika gojore shqiptare në CD. (Koautor Zeqirja Neziri)..Alb-Shkenca.2017

9.  Portat e vjetra në Shkup me rrethinë si pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. ALB-KULT, Shkup 2018.

10. Ojat dhe qëndisjet shqiptare në Maqedoni.  ALB-KULT, Shkup 2019.

11. Lojërat popullore sportive tek shqiptarët e rajonit të Pelagonisë.. ALB-KULT, Shkup 2019.

12.  Fjalor frazeologjik i të folmeve shqipe dhe maqedonase. Alb-Sheknca, Shkup 2019.

13. Katalog multimedial për Muzeun Etnografik i Pelagonise. ALB-KULT, Shkup 2020.

14. Tjetri tek të rinjtë- inserte edukative multikultuore të etniteteve të ndryshme . ALB-KULT, Shkup 2021.

15. Lojërat popullore të gjyshërve tanë në anën e Prilepit. Manifestimi i parë për Sport popullor në rajonin e Prilepit. Cërnilishtë ALB-KULT, Shkup 2023.

 

LISTA E LIBRAVE TË BOTUARA SIPAS VITIT

 

1. Të mësojmë shqip , Interlingua, Shkup 2003.(Botimi i parë)

2. Interpretime dhe studime gjuhësore, Interlingua, Shkup 2003.

3. Thesari folklorik shqiptar nga rajoni i Pelagonisë, Flaka, Shkup 2003.

4. Emigracioni nga Maqedonia Perëndimore në Rumani, Agjencia e Emigracionit, Shkup 2004. (koautorë: Baki Ymeri dhe Seadin Xhaferi).

5. E folmja shqipe e rrethit të Prilepit dhe Krushevës. Interlingua, Shkup,2005

6. Të mësojmë shqip, Interlingua, Shkup 2005. (botimi II – me CD)

7. Fjalor bisedues shqip-maqedonisht, Interlingua, Shkup 2005. (Botimi i parë)

8. Emigracioni shqiptarë nga Maqedonia në Çikago, Agjencia e Emigracionit,, Shkup 2005.

9. Gjuhë dhe letërsi shqipe (për vitin I në shkollat profesionale), Prosvetno Dello, Shkup, 2006. (koautor Afrim Braimi).

10. Dallimet gjuhësore midis gjinive dhe figura e gruas në letërsinë popullore. UEJL, Tetovë 2006. (koautor Hamit Xhaferi).

11. Fjalë dhe shprehje popullore nga rrethi i Prilepit, Krushevës dhe Velesit. "Interlingua", Shkup 2007.

12. Shënime udhëtimi mes arbëreshëve të Kalabrisë. “Interlingua” Shkup 2008.

13. Studime etnografike, folklorike dhe sociolinguistike për shqiptarët e Maqedonisë. UEJL, Tetovë 2008. (koautorë Vebi Bexheti dhe Hamit Xhaferi)

14. Fjalor i zhargoneve dhe eufemizmave shqiptare. Shkup: Interlingua. 2009.

15. Miktrotoponimet e vendbanimeve shqiptare të Prilepit, Krushevës dhe Velesit. Interlingua, Shkup 2010.

16. Studime gjuhësore, folklorike, etnografike dhe kulturore për Arbëreshët e Italisë. UEJL: Tetovë, 2010. (koautorë Vebi Bexheti Hamit Xhaferi dhe Zeqir Kadriu).

17. Autor i dokumentarit në CD “Takim me Arbëreshët e Italisë" . Tetovë, 2010.

18. Të mësojmë shqip 1, Interlingua, Shkup 2011. (botimi III – me CD)

Të mësojmë shqip 2, Interlingua, Shkup 2011. (botimi III – me CD)

Të mësojmë shqip 3, Interlingua, Shkup 2011. (botimi III – me CD)

19. Tema sociolinguistike dhe etnolinguistike. Interlingua, Shkup, 2012.

20. Trajtesa leksiko-frazeologjike të gjuhës shqipe. Interlingua, Shkup 2015.

21. Fjalor bashkëbisedues maqedonisht-shqip, Interlingua, Shkup 2015. (Botimi i dytë)

22. Gjuhë dhe kulturë. Interlingua, Shkup. 2016.

23. Mbishkrimet në firmat private dhe institucionet publike në qytetin e Shkupit. Interlingua, Shkup 2016. (koautor Berton Sulejmani).

24. Nënë Tereza në filatelinë botërore. Interlingua, Shkup 2017

25. Proza gojore shqiptare në trevat e Prilepit dhe Krushevës. Interlingua, Shkup 2017.

26. Praktikum i gjuhës shqipe me kulturë shkrimi 1. Interlingua. Shkup 2018.

27. Grafite shumëgjuhësore dhe kreative. Interlingua, Shkup 2018.

28. Sociolinguistika. UNT, Shkup 2018.

29. Dita e verës dhe Shëngjergji në rajonin e Pelagonisë. ALB-KULT, Shkup 2019.

30. Atlasi dialektologjik i të folmeve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vëll I – Blegtoria. Interlingua, Shkup 2019.

31. Atlasi dialektologjik i të folmeve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vëll II – Veglat tradicionale. Interlingua, Shkup 2020

32. Në Kalabri me Arbëreshët (Во Калабрија со Арберешите).

33.  Motive shqiptare në pullat postare të Republikës së Maqedonisë. Alb-Kult, Shkup 2021

34. Помеѓу поделено и едно општество (Македонски рефлексии).АвантПрес, Скопје 2021. (Р.Земон, П.Атанасов, М.Ибрахими, С.Тахири, А.Чупеска).

35. Folklori dhe etnokultura në vendbanimet  shqiptare të Pelagonisë. Interlingua, Shkup 2022.

36.  E folmja shqipe e Prilepit dhe Krushevës. Në Dialektologjia shqiptare 3 – Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut. ITSHKSH, Shkup 2022.

37. Katalog i koleksioneve në Muzeun Etnografik të Pelagonisë (Cërnilishtë, Prilep). Alb-Kult. Shkup 2022.

38. Monografi për Nexhat Shaini. Fondacioni ALBIZ, 2024.

39. Gjuhë shqipe dhe letërsi ((për vitin II në shkollat profesionale), koautor prof.dr. Ismet Osmani. MASH, Shkup 2024.

40. Zhargone dhe blende. Interlingua, Shkup, 2024.

300 views2 comments

2 Kommentare


Gast
03. Sept.

Shkrimi eshte interesant,sepse na jep mundesine te njohim nje nga intelektualet shqiptare te brezit te ri ne Rep. Maqedonise Veriut. Qenka studiues I shumanshem dhe me botime shumta. Shpresoj ta shohim nga afer edhe ne Tirane. Ju lumte dhe ju Z.Dizdari per kete pershkrim qe I keni bere ketij personaliteti te shquar.(bfi)

Gefällt mir

Gast
02. Sept.

Urime për shkrimin e hollësishëm lidhur me veprimtarinë shumë të gjërë të profesor Mustafa Ibrahimit, bërë nga studjuesi i historisë dhe filatelisë z.Hysen Dizdari

L.Kaçulini

Gefällt mir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page