top of page

Hysen S. Dizdari: NATO NË FILATELIN E KOSOVËS



----------------------------------------------------------------------------------------------------

---------------------------------------------------------------------------------------------------

Qershor 1999- 12 Qershor 2024

-25 VJET NATO NË KOSOVË – 25 VJET KOSOVE E LIRË-

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Posta e Kosovës , për të nderuar rolin vendimtarë që luajtur NATO në çlirimin e Kosovës, me daten 12.06.2024, ka emetuar një emision me pulla postare kushtuar 25 vjetorit të çlirimit të Kosoves, nga NATO.

Ky emision me pulla postare mban titullin: “Ne jemi ,NATO -25 Vjet në Kosovë, bashkë më të fortë për paqen” dhe ka vleren monetare,2,1 Euro dhe është  emetuar, me daten,12.06.2024.

Kjo pullë postare ka në  një sfond, blu harten e Kosovës ,ku brenda saj, janë vendosur flamujtë kombëtarë, të vendeve më të rëndësishme, antare të,NATO-s .

Në pjesen e poshtme ka të shkruar në anglisht: “ NATO –OTAN”

 “ 25 Years in Kosovo Together stronger for peace.”  Ku shqip lexohet:

“ 25 vjet në Kosovë  bashkë më të fortë për paqen.”

NATO u themelue me, 4 Prill 1949, me nënshkrimin e traktatit në Uashington -DC nga 12 vendet themeluese të saj.NATO ,është një organizatë e Atllantikut Veriore, aleance ushtarake e 31 shtëteve antare, 29 Europiane dhe 2 Amerikano Veriore.Sot NATO është zgjeruar dhe ka 42 vende antare, të saj.

Shqipëria u bë antare e NATO-s, me të drejta të plota me, 1 Prill 2009.

Shtetet e NATO-s,sot  kanë të mobilizuar rreth 3miljon e 500 ushtarë e personel sot sigurojnë paqen dhe mbulojnë, një siperfaqe, 25,07,miljonë  km/2 dhe një popullsisi,  966,88 miljon njerezë.

Në vitet 1990 ,NATO ,e zgjeroi aktivitetin e saj.Gjatë shpërbërjes ,Jugosllavisë, NATO, nderhyrjet e para i bëri në Bosnje në vitet ,1992,e 1995.

Por ndërhyrjen më të rëndësishme ,NATO e bëri në,Kosovë në vitin 1999.

Me datën 24 mars 1999 trupat e NATO-së nderhynë ushtarakisht në Kosovë ,të cilat pas 78 ditë bombardime ajrore , arritën të shpëtojnë  popullin shqiptar të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi sllav shekullore.

Lufta e Kosovës përfundoi më 10 qershor 1999, në ditën kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së, miratoi Rezolutën 1244, e cila i dha fund zyrtarisht luftimeve. Një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshjes Teknike-Ushtarake në Kumanovë (me daten,09.06.1999). Më 12 qershor 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa nisi largimi i forcave serbe.

 Prandaj data,12 qershor 1999 ,festohet si data e çlirimit të Kosovës.

Populli i Kosovës dhe tërë Kombi Shqiptarë do jetë mirënjohës për jetë ,SHBA, Britanisë Madhe dhe NATO-s, për çlirimin e Kosoves me 12 qershorë 1999.Kjo datë duhet të shkruhet me germa të ARTA, në historinë Kosovës dhe të Kombit Shqiptarë.

MIRËNJOHJE SHBA

MIRËNJOHJE BRITANISË MADHE

MIRËNJOHJE NATO-s

Nga: Hysen S. Dizdari

Studjes i Filatelisë Shqiptare

Tiranë  me, 20.06.2024





128 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page