top of page

Hysen S. Dizdari: Monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut vendoset në qytetin e Gjakovës





 

Monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut vendoset në qytetin e Gjakovës i financuar nga patrioti shqiptar, Gjergj Pendkoçaj

-------------------------------------------------------------------------------------------------

619 – vjetori lindjes Skënderbeut - 6 MAJ 1405 – 6 MAJ 2024

Nga: Hysen S. Dizdari

Studiues i Historisë e Filatelisë

---------------------------------------------------------------------------------------------------

Me rastin e Jubileut të 619 vjetorit të lindjes Skënderbeut dhe të 25 vjetorit çlirimit të qytetit Gjakovës, u vendos monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeu. Ai u vendos në parkun e madh të qytetit Gjakovës. Në këtë ceromoni morën pjesë qytetarëve të qytetit Gjakovës e Malësisë së Gjakovës edhe të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare në Maqedonin e Veriut , në Malin e Zi, dhe mërgimtarë shqiptare nga Europa e Amerika, por edhe  arbëreshet e Italisë.





Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka vlerësuar lart vendosjen e monumentit të Skenderbeut, në qytetin e djegur nga lufta dhe barbaria serbe gjatë luftës në Kosovë. Ai tha: “ Figura e Skënderbeut paraqet unitetin e fuqishëm që mbretëron ndër shqiptarët ndër shekujë”.  Ndërkohë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në fjalen e tij thekson:

 “Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike.Mirënjohës kryetarit Ardian Gjini dhe donatorit Gjergj Prenkoçaj për këtë vepër patriotike dhe të domosdoshme”.

Ky monument i Skendërbeut  i cili u vendosë në qytetin e Gjakoves ,u ideua dhe u financue nga donatori, mërgimtari e atdhetari shqiptari me origjinë nga qyteti i  Gjakoves. Z.Gjergj Prenkoçaj, me vlerë rreth150 mijë dollarë.

Monumenti i Skënderbeut u realizue me mjeshtëri të lartë artistike, nga skulptori shqiptarë,Tal Istrefi.

Lajmin e ardhjes të monumentit Skënderbeut nga Shqipëria në Gjakove e dha i pari në mediat socilale, Fb,  këngëtari i njohur Ilir Shaqiri i cili e shoqëronte vidion me kengën:

 “O MOJ TOKE E BEKUEME, PRITE SKËNDERBEUN, SE PO VJEN SI PELLUMB I SHKRUAR TË SHPETOJE MEMEDHEUN”.

Tiranë me , 06.05.2024

85 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page