top of page

Hysen S. Dizdari: MARK PALNIKAJ …

Updated: Aug 24



MARK PALNIKAJ, HISTORJANI QË I KUSHTOI TËRË JETËN  ATDHEUT DHE  KOMBIT SHQIPTARË

-----------------------------------------------------------------------------------------------

Me rastin e 70 vjetorit të lindjes ( 24 Shtator 1954 -24 Shtator 2024 )

Nga: Hysen S. Dizdari

Studjues i Historisë dhe Filatelisë  //Tiranë me, 22. 08. 2024

-------------------------------------------------------------------------------------------------

MARK PALNIKAJ, është , inxhinjer, historijan, përkthyes, shkrimtarë,  drejtues i cili  tërë jëtën e tij ja ka kushtuar, kërkimit shkencorë,  studimit dhe njohjes së historisë së lashtë të Kombit Shqiptarë.

Ai është lindur me 24 shtator 1954, në  një familje me tradita atdhetare, në fshatin Curraj, krahina e  Nikaj Mërturit në rrethin e Tropojës.

Në vitin 1969 ka përfunduar shkollën  8 vjeçare në vendlindje, kurse në vitin 1973 ka përfunduar shkollën e mesme e Mekanike –Bujqësore në Shkozet, Durrës.

Në vitin 1978, ka përfunduar shkollë e lartë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti: Inxhinjeri Mekanike, Dega Transport.

Në vitin 1998,ka përfunduar studimet në: International Labour Organisation, International Training Centre Turin, Training Of  Trainers And Advisers For SMES në Torino të Italisë.

Zotëron disa gjuhë të hueja si Italisht, por  lexon dhe kupton edhe  në gjuhët Anglisht, Frengjisht dhe Rusisht.

Ai është anëtar i Akademisë më të madhe në botën e sotme shkencore : www.akademia .edu. Kjo Akademie ka ojektivë :

 “Misioni i akademisë është të përkrahë e përshpejtojë kërkimin shkenocorë në të gjitha vendet e botës, duke besuar në fuqinë e shkencës si një levë transformuese për përparimin teknologjik.”

Në faqen e saj në  internet, në këtë faqe të Akademisë gjejmë me dhjetra, studime e shkrime me nivel të lartë shkencorë në fushën e historisë shqiptare, të shkruera nga   Marku Palnikaj, për të cilat ka punuar vite të tëra dhe të gjitha kanë marrë edhe miratimin e kësaj Akademie.

Inxh. Marku tërë jeten ja ka kushtuar punës kërkimore, studiomore dhe shkencore për të zbuluar e ndriçuar historinë e lashtë të  Kombit shqiptarë.

Pasi përfundoi shkollen e lartë në vitet 1978 deri në vitin 1991 ka kryer me suksesë detyra të ndryshme në profesjonin e tij si  Inxhinjer mekanik në disa ndermarrje shtetërore në rrethin e Tropojës. Ajo që ka karakterizuar Inxh.Markun që në moshë të re, është se ai  u shqua për idetë e tij kreative në fushën e inxhinjerisë  mekanike dhe arriti rezultate të lartë në sektorin ku drejtonte.

Pas viteve 1991, ishte ndër  të parët që hapi si biznes privat  Autoshkollen e tij  “PALNIKAJ” Shpk. Kjo autoshkollë falë aftësive profesjonale  të tij si Inxhinjer i aftë, me largëpamësi dhe këmbëngulje, Marku arriti të përgatisë dhe botojë të gjitha llojet e librave dhe të pajisjeve të tjera figurative të nevojshme për hapjen e autoshkollave në vendin tone. Me këto botime dhe me abdeitimin e ndryshimeve dhe botimin gjashtë here të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Marku është kontribuesi më i njohur në Shqipëri në punën shkencore për  studimin dhe pergatitjen e drejtuesve të mjeteve, për të rinjë shqiptarë.

Nga viti 2004-2011, ka punuar  si drejtor i Qendrës “Instituti Kombëtar i Transportit dhe Sigurisë rrugore”.

Në vitet 2012 -2014, ka punuar si Drejtor i Autokoncesionarisë MAN, Tiranë.

 

Ai, krahas punës së tij si inxhinjer dhe drejtues, ka  mbi 40 vite punë kërkimore e studimore si studjues i vemendshëm në fushën e historisë.

Me këmbëngulje ai ka arritur të vazhdojë kërkimet nëpër arkivat e njohur të botës perëndimore si Itali, Gjermani, Francë e tjerë, por vitet e fundit ai ka arritur të futet e të kërkojë dokumenta dhe libra të rrallë, të pa njohur deri sot, për historinë e Shqipërisë, nëpër   Akrivat e Shtetit në Itali dhe Vatikan, ku deri sot kanë hyrë fare pak studjues nga Shqipëria.

Ai ka zbuluar në këto arkiva, dokumenta dhe leterkëmbime të pa njohura deri sot, sidomos për Heroin tonë Kombtarë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Duke u bazuar tek këto letër këmbime, që ka marrë në Arkivin e Vatikanit, ai botoi në vitin 2018 një libër me shumë vlera me titull: Skënderbeu - Letërkëmbimi me sullatanët.

Por studimet e tij në fushën e Albanologjisë nuk ndalen këtu, ai ka botuar disa libra të tjerë që lidhen me historinë e krishtërimit në Shqipëri e Kosovë .

Me datën, 19 gusht 2024, pata një takim miqësor me Markun dhe ai me thjeshtësi e  dashamirësi më ftoj të vizitoja studjon e tij të punës, ku  u njoha nga afër me biblotekën e tij të rrallë e të pasur me qindra libra në fushën e Albanologjisë.

Biblioteka e tij, me rreth gjashtë mijë ekzemplar, ishte e pasur me libra të rrallë e të vjetër, sidomos me plotë libra kushtuar  historisë së  Shqipërisë, historisë  Skënderbeut, Papa Klementit XI, histories së krishtërimit në Shqipëri, Nënë Terezës dhe figurave të tjera kombëtare duke filluar që nga kohët e vjetra dhe deri sot.

Mua si bibliogaf i Skënderbeut më tërhoqën librat e tij të rrallë që janë shkruar për Skënderbeun ku ai me dashamirësinë që e karakterizon më ofroj ndihmën dhe informacionet e tij, për disa  libra të vjetër të pa njohur nga unë, të cilat do ti shtojmë në, botimin e ri të librit tim të botuar në vitin 2023 : “Bibliografi e Gjergj  Kastrioti-Skënderbeut në veprat e autorve shqiptarë -1480-2023.”

Akti i tij dashamirës dhe fisnik si studjues dhe historian me arritje të shumta në fushën e historisë, më la shumë mbresa e përshtypje pozitive dhe ishte dhe nxitja për të shkruar këtë shkrim mbi punën e tij kërkimore e studimore.

Në saje të punës tij,  kërkimeve e studimore, Marku kishte në biblotekën e tij dokumenta dhe libra të rrallë mbi historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit, por ai kishte marrë gjatë kërkimeve  nëpër  Arkiva të ndryshme mbi 100 mijë faqe dokumente që flasin mbi historinë e Shqipërisë dhe për Skënderbeun, të cilat janë në gjuhë të huaj dhe ai me vullnet e këmbngulje ka nisur punën për përkthimin e botimin tyre  në gjuhën shqipe.

Ai është një studjues e historian shembullorë, i rrallë  në trojet shqiptare, sepse ai me financat e tij ka arritur të shkojë  në Arkivat e huaja nëpër Europë, e sidomos në Arkivin Sekret të Vatikanit (sot quhet Arkivi Apostolik), në Itali  dhe të qëndrojë me muaj të tërë nëpër hotele, për të vazhduar kërkimet dhe studimet e tij, për të njohur, zbuluar libra dhe dekumenta të pa njohur  deri në sot për historinë.  

Me 24 Shtator, në 70 vjetorin e lindjes së tij ai vjen me arritje të mëdha si në fushën e inxhinjerisë por ai shquhet veçanarisht, për arritjet e tij , në fushën e histories. Ai ka arritur të  përgatitsë dhe të përkthejë e  botojë dhjetra libra të shkelqyer, që lidhen me historin e vjetër të Kombit Shqiptarë.

PRANDAJ NË KËTË 70 VJETORË: “I Dashur, Inxh.Marku!

TË UROJMË, SHENDET, JETË TË GJATË DHE SUKSESE NË PUNËN TUAJ KRIJUESE”.

DISA NGA BOTIMET DHE PUNIMET SHKENCORE JANË:

Ka botuar këto libra:

Teori për Lejedrejtimi kategoria A+B

Lejet e Drejtimit Profesionale C+D+E

Mësoni të Drejtoni automjetin

Njohuri Transporti dhe Automakinerishë (bashkautor me Kujtim Kastratin)

Sinjalet Rrugore dhe Situata në Kryqëzime me Spjegues

Sinjalet Rrugore Memece

Seri me 36 postera teknik 70x100 cm për Autoshkollat dhe Shkollat Profesionale

Njohuri për Automakineritë

Autronika 1

 Program kompjuterik komplet për të gjitha llojet e lejeve  te drejtimit me animacione,filmime me zë dhe me spjegues.

 Softëar diagnostikimi multimarkë për të gjitha tipet e automjeteve të firmës BrainBee.

 

BOTIMET DHE LIBRA STUDIMORE NË FUSHËN E  HISTORISË JANË:

Beqir Ndou për luftën Nacional Çlirimtare në Malësinë e Gjakovës dhe në Kosovë, 456, Tiranë 2011

Konferenca e Bujanit, Tiranë 2006

Tungj Miftari, Bajraktari i Mërturit, Tiranë 2014

A mund ti përmirësojmë traditat, Tiranë 2015

Pulti -743-10, mars 205

Skënderbeu letërkëmbimi me sulltanët

Klerikë atdhetarë

Nikaj – mërturi në Shekuj, Tiranë 2019.

Relacione për gjendjen e Shqipërisë në shek. XVII – XVIII (relacioni i Shtjefën Gasprit dhe relacione të tjera).

 Klerikë Atdhetarë, Tiranë, 2020

 Dioqeza e pultit në dokumentat e arkivave të Vatikanit, nga viti 1653 deri në vitin 1909.

 P. Fra’ Giacinto da Sospello, RELATIONE UNIVERSALE dell’origine, e successo della Missione Apostolica de Frati Minori Osservanti Riformati. Tiranë, 2022

 Fra. Dario Buciarelli, Tablo Sinottica su degli avvenimenti compiutesi entro del Pascialaggio di Priserendi dal 26 agosto 1866 fino al giorno 6 marzo 1868. Tiranë, 2023

 Fjalori i Lukës nga Monte Xhiove (Dizionario Italiano Albanese, FastPrint, Tiranë 20230

 La Rica ed Importante Attivita di Padre Camille Libardi O. M., Tiranë 2023.

 Veprimtari e Pasur dhe e Rëndësishme e atë kamilo libardit O. M.

LËVIZJET E PARA PATRIOTIKE SHQIPTARE NË VITET 1910-1911-1912VEÇANËRISHT NË DUKAGJIN, Pjesa e parë dhe Pjesa e dytë, Tiranë 2024

(DISA NGA LIBRAT E TIJ ME FOTO)



ARTIKUJ ME TEMË HISTORIKE:

Burime historike që gjenerojnë prej vitesh gabime, Nacional nr. 317

Kisha e Himarës ka qënë shqiptare, shekuj para se grekët të krijonin shtetin e tyre, Nacional nr. 316

Shkollat dhe shkrimi shqip në Dioqezën e pultit në mesjetë, nacional nr. 309

Mbi dokumentin e Stefano Gasparit të vitit 1671, Nacional nr. 313

Alberto Crachi, ju tregoj si jetonin malësorët e Dioqezës së Pultit deri në Tropojë, Nacional nr. 298

Mbi mundesinë e një historiku për Nikaj Mërturin, prejardhja e fiseve Nikaj-Mertur, Gazeta Nikaj Merturi nr. 12

Mbi zhvillimin teknik të Nikaj Mërturit, gazeta Nikaj Mërtur, nr. 12

Gjendja e Këlmendit në shekullin e XVII, bazuar në relacionin e Frang Bardhit, në librin Këlmendi në Shekuj.

Fadil Hoxha dhe Beqir Ndou për Konferencën e Bujani, botuar në librin “Fadil Hoxha, një jetë në shërbim të atdheut.

 Hajdar Dushi – legjendë e qëndresës për çlirimin dhe bashkimin e kombit, botuar në librin “Hajdar (Beg) Dushi, jeta dhe veprimtaria patriotike e heroit të popullit”

 

KËRKIME ARKIVORE:

Ka kryer kërkime dokumentash dorëshkrim në Arkivin e Shtetit në Venecia (Archivio di Stato di Venezia), në Arkivin e librave dhe dokumentave antike në Padova (Biblioteca Antica del Seminario Vescovile di Padova), në Arkivin ASSC (Arkivi Historik dhe Biblioteka Shtëpia e Shenjtë) në Loreto, në Bibliotekën Komunale (Biblioteca Civica “Romolo Spezioli “) në qytetine Fermos, në APF (Archivio Storico di Propaganda Fide) në Romë, në ARSI (Archivum Romanum Societatis Iesu) në Vatikan, ASV (Archivio Segreto Vaticano), në Bibliotekën Apostolike (Biblioteca Apostolica Vaticana), në Arkivi e Manastirit të Grotaferratës (Archivio monastico dell'Abbazia territoriale di Santa Maria di Grottaferrata), në Arkivin e Shtetit në qytetin e Napolit (Archivio di Stato di Napoli) dhe në BNL, akivin e Bibliotekës Kombëtare në Napoli (Biblioteca Nazionale di Napoli ).

Ka kryer kërkime edhe në AQSH (Arkivi Qëndror i Shtetit Shqiptar), në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Shqipërisë dhe në disa arkiva kishtare dioqezane. Ka marrë nga Arkivi Sekret e Vatikanit dhe nga Arkivi i Propagandës Fide në Vatikan 2700 faqe dokumente arkivore me rëndësi të madhe për historinë e Kosovës dhe aktualisht po punon për publikimin e tyre në gjuhën shqipe.


228 views2 comments

2 commentaires


Invité
24 août

Urime për këtë artikull të bukur dhe të hollësishëm për poliglotin Mark Palnikaj.

L.Kaçulini


J'aime

Invité
23 août

Bravo per shkrimin! Me shume interes.b.fishta.

J'aime

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page