top of page

Hysen S. Dizdari: HASAN PRISHTINA NË ...


Hysen S. Dizdari: HASAN PRISHTINA NË FILATELIN SHQIPTARE NË VITIN 2024

Nga: Hysen S. Dizdari

Studjues i Filatelisë Shqiptare

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Në vitin 2023, Posta shqiptare për nder të 150 vjetorin e lindjes , të patriotit Hasan Prishtina,vendosi të emetojë një emision me pulla postare te titulluar : “FIGURA TE SHQUERA”, i cili u  kushtohet figurave të shquera kombëtare dhe ndërkombetare. Ky emison përmban, 4 pulla postare dhe është emetuar vetem për përdorime në  filateli.

Pulla postare me vlerë 20 lekë, jep portretin e ,Enrico Telini, pulla postare me vlerë 30 lekë, jep portretin e Aubrey Herbert, postare me vlerë 50 lekë,jep portretin e Pandeli Cale dhe pulla postare me vlerë  me të lartë, 70 lekë, jep portretin e  patriotit  Hasan Prishtina.

Hasan Prishtina (1873 -1933)



Hasan Prishtina ishte një nga udhëheqsit kryesorë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në organizimin e luftës kundër pushtusve të huaj, ai u dallue veçanarisht si udhëheqës i kryengritjeve të armatosura kundër pushtusve të huaj në trojet shqiptare ,në Kosovë dhe ishte ideatori i bashkimin e saj me shtetin e pamvarur shqiptarë.

Lindi në qytetin ,Vushtri të Kosovës , në vitin 1873, në një familje me tradita të larta atdhetare e patriotike.Shkollen fillore e mbaroi në vendlindje ,kurse gjimnazin në qytetin e  Selanikut ,pastaj përfundoi studimet e larta për drejtësi në Stambollë të Turqisë.

Gjatë viteve 1908-1912 u zgjodhë tre herë deputet në parlamentin Osman ,ku mbrojti me vendosmëri të drejtat kombëtarë të popullit shqiptare.

Gjatë vitit 1912,së bashku me Ismail Qemalin  ishte një ndër organizatorët kryesorë , të shpalljes pamvarsisë Shqipërisë me,28 Nëntor 1912 ,ku ai  ishte dhe Minister i Qeverisë Përkoshme të Vlorës.

Në vitet 1913-1914 ishte organizatori kryesorë i organizimit të kryengritjeve shqiptare kundër pushtuesve serb.Gjatë prijudhes mars-shtatorë 1914, mbeshteti qeverinë e Princ Vidit ,duke e parë si simbolin e bashkimit kombëtarë shqiptarë.



Gjatë vitin 1915 qëndroi në iligalitetë në ,Malsinë e Gjakoves, ku u muar me organizimin e qendresës të popullit të Kosovës kundër pushtusve serbo-malazezë.Gjatë viteve të luftës 1916 -1918, bashkpunojë me autoritetet austro-hungareze me shpresë se pas luftës do të ralizohej bashkimi i trojeve shqiptare të Kosovës me shtetin shqiptarë dhe kështu do ralizonte idealin e tij për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtetë.

Në  vitin 1920 mori pjesë aktive në përgatitjen e Kongresit Lushnjes, dhe në vitin 1921 u zgjodh deputetë i Dibres në  parlamentin shqiptarë. Në vitin 1921, pas dorëheqjes të qeverisë Pandeli Vangjelit, zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë, dhe  jep dorëheqjen pas pesë ditve.

Në vitin 1924,pas dështimit të revolucionit qershorit dhe fitores të Legalitetit,  marrjes pushtetit nga qeveria e Zogut, duke qenë kundeshtarë i tij u detyrua të mërgojë në Itali e shtete të tjera ,ku edhe në mërgim dha kontibutë të çmuar për të mbrojtur të drejtat e popullit të shqiptarë e veçanarisht të popullit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Pullat postare janë  gurë kilometrik të historisë,  sepse kujtojne ngjarjet dhe figurat historike të popullit shqiptare, dhe mesazhet e portretet e tyre  i përcjellin derë në derë ,nga qyteti në qytetë, nga shteti në shtetë në të gjtha kontinentet e botës.

Ky është dhe misioni historik e kombëtare,që përcjellë ky emision i veçantë me pulla postare,i cili ju kushtohet figurave të Ndritura të Kombit Shqiptarë, një ndër të cilat është dhe patrioti, e atdhetari i shquar,Hasan Prishtina.

Duke vlersuar kontributin e tij për arsimin shqiptarë  ish drejtori i shkollës Normale të Elbasanit, patrioti Luigj Gurakuqi, në Gazeten: “Bashkimi i Kombit”-Nr.25 të vitit 1910, shkruante:

“Rroftë atëdhetar i shkelqyer HASAN BE PRISHTINA !Po rroftë për jetë ky atdhetar i lartë, ky engjell i Shqipërisë së mjerë !Historia e Kombit tonë me shkronja të ARTA , me shkronja të SHKELQYERA , do të shkruaj në ndër faqet e saj, sherbimet e mëdha , të cilat asht tue bamun deputeti i adhurueshëm, ndër deputetët ,t,onë, Hasan be Prishtina në fushën e atdhesie !”

Tiranë me,10 korrik 2024


107 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page