NË KUJTIM TË FILATËLISTIT TE MADH: Prof.Dr.THIMI NIKA-NË GJASHTË VJETORIN E NDARJES NGA JETA
Nga: Hysen S. Dizdari
Stdudjes i Filatelisë Shqiptare // Tiranë më, 7 Tetor 2024
---------------------------------------------------------------------------------------------------
6 VJET // 8 TETOR 2018 - 8 TETOR 2024 //
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Datën 8 Tetor 2024 ,Posta Shqiptare dhe të gjithë filatelistët shqiptarë duhet të
kujtojn me respekt dhe Nderin gjashtë vjetorin e ndarjes nga jeta ,të shkokut, të
mikut dhe kolegut tonë të nderuar Prof.Dr. Thimi Nika.
Prof.Dr. Thimi Nika rrjedhë ,nga një familje me origjinë nga Muzina e Sarandës.
Lindi në qytetin e Kukësit, më 11 shkurt 1949.
Në vitin 1951, u vendos familjarisht në qytetin e Beratit.
Në vitin 1970 përfundojë studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin
e Shkencave Politiko-Juridike,në degën e Shkencave Politike.
Punojë për 20 vjet pedagog i jashtëm i Universitetit të Tiranës.
Në vitin 1982, mbrojti gradën shkencore "Kandidat i Shkencave" .
Në vitin 1995, mbrojti gradën shkencore "Doktor i shkencave".
Në vitin 2013 botoje librin enciklopodik : “Historia e filatelisë shqiptare”
Në vitin 2014 librin tij “Historia e Filatelisë shqiptare”, u vlersua me
Medaljen e ARTË në Ekspozitës filatelike ballkanike: “Ballkan Fila-2014”
Për shumë vite punojë,vullnetarisht pa pagesë si kryeredaktor i revistës
prestigjioze “Koleksionisti”, organi i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë
Gjatë bashkpunimit me mikun tim, Thimin ,ai me aftësi dhe profesjonalizëm të
rrallë ,në fushen e filatelisë, më ka përgatitur me dashamirësi e respekt,
parathënjën e dy librave të mi në fushën e filatelisë me titullë :
1-FLORA DHE FAUNA DETARE NË PULLAT SHQIPTARE 1913-2017
2–Shqip-Anglisht ,-Botuar ne vitin 2017
3-GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU NË PULLAT SHQIPTARE 1913-
2017. - Shqip-Anglisht,Botuar,ne vitin 2018
Jam takuar dhe këshilluar disa hërë me të, para dhe pas botimit të librave të mi
dhe unë ruajë mbresa dhe kujtime më të mira për të si një nga profesorët dhe
filatelistët më të aftë dhe më të mëdhej shqiptare në të gjithë historinë e saj mbi
100 vjecare.Thimi Nika u dallua edhe si drejtues e kryeredaktor i revistës
prestigjioze “Koleksionisti”, organi i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë.
Ai e drejtoj këtë revistë me ndershmeri ,me kopetence dhe aftësi profesjonale ,tek
kjo revistë u butuan dhe gjeten shtëpin e vet ,shkrime të autorve shqiptar dhe të
huaj me interes për studimin dhe zhvillimin e mëtëjshëm të filatelisë shqiptare.
Posta Shqiptare, duhet që këtë këtë përsonalitet dhe figurë të madhe të Filatelisë
Shqiptare ta nderojë e kujtojë me respekt , çdo përvjetor të tij, dhe me këtë
përvjetor të rëndësishëm : i propozojë që sa më shpejtë ta përjetsoi në emisionet e
ardheshme, një pullë postare shqiptare portretin e Fialtelistit Madh shqiptarë,
Thimi Nika.
NDERIME PËR INTELEKTUALIN
E NJOHUR DHE FILATELISTIN E MADHE PROF.DR.THIMI NIKA.
I PERJËTSHEM TE JETË KUJTMI I TIJ.
Sheënim:
Ky shkrim,ju dergua si kerkesë me shkrim,datë,7.10.2024. me anë postës:
1-Administratorit Postës Shqiptare –Z.Ardit Demiri
2-Komisjonit Shtetërorë të pullës Shqiptarë në Postën Shqiptare,pranë
Ministrisë Infrastrukturës.
2-Degës Marketingut dhe Filatelisë të Postës Shqiptare
Në kujtim të Z. Thimi Nika, me rastin e 6 vjetorit të vdekjes,studjuesi i filatelisë dhe historisë,Hysen Dizdari jep një shkrim të detajuar për një nga filatelistët më të njohur shqiptar.
Mbetet libri i tij "Historia e Filatelisë Shqiptare"një nga librat më të komletuar të filatelisë tonë.
I paharruar kujtimi i tij 🙏
Lorenc Kaçulini
Kryetar i SHKSH për degën Shkodër