top of page

Hysen S. Dizdari: Dy dilema me emrin e Hasan Prishtinës




HEROI I POPULLI  SHQIPTARË-HASAN PRISHTINA  NË MES  DY  PARADOKSET, TË SHQIPTAREVE TË KORRIKUT TË VITIT-2024

NË SHQIPËRI HERO I POPULLI- HASAN PRISHTINA

PËRJETSOHET NË PULLEN POSTARE ME 1 KORRIK VITIT 2024

NË KOSOVË I HIQET EMRI UNIVERSITETIT “HASAN PRISHTINA”  NË PRISHTINË ME 11 KORRIK 2024

Nga: Hysen S.Dizdari

Studjues i Filatelisë Shqiptare

NË SHQIPËRI HERO I POPULLI- HASAN PRISHTINA

PËRJETSOHET NË PULLEN POSTARE ME 1 KORRIK VITIT 2024

Posta shqiptare për nder të 150 vjetorin e lindjes , të patriotit Hasan Prishtina, emetojë një emision me pulla postare te titulluar : “FIGURA TE SHQUERA”, i cili u  kushtohet figurave të shquera kombëtare dhe ndërkombetare.Ky emison u emetua me 1 korrik 2024, dhe përmban, 4 pulla postare dhe është emetuar vetem për përdorime në  filateli.

Pulla postare me vlerë 20 lekë, jep portretin e ,Enrico Telini, pulla postare me vlerë 30 lekë, jep portretin e Aubrey Herbert, postare me vlerë 50 lekë,jep portretin e Pandeli Cale dhe pulla postare me vlerë  me të lartë, 70 lekë, jep portretin e  patriotit  Hasan Prishtina.

Pullat postare janë  gurë kilometrik të historisë,  sepse kujtojne ngjarjet dhe figurat historike të popullit shqiptare, dhe mesazhet e portretet e tyre  i përcjellin derë në derë ,nga qyteti në qytetë, nga shteti në shtetë në të gjtha kontinentet e botës.

Ky është dhe misioni historik e kombëtare,që përcjellë ky emision i veçantë me pulla postare,i cili ju kushtohet figurave të Ndritura të Kombit Shqiptarë, një ndër të cilat është dhe patrioti, e atdhetari i shquar,Hasan Prishtina.

Duke vlersuar kontributin e tij për arsimin shqiptarë  ish drejtori i shkollës Normale të Elbasanit, patrioti Luigj Gurakuqi, në Gazeten: “Bashkimi i Kombit”-Nr.25 të vitit 1910, shkruante:

“Rroftë atëdhetar i shkelqyer HASAN BE PRISHTINA !Po rroftë për jetë ky atdhetar i lartë, ky engjell i Shqipërisë së mjerë !Historia e Kombit tonë me shkronja të ARTA , me shkronja të SHKELQYERA , do të shkruaj në ndër faqet e saj, sherbimet e mëdha , të cilat asht tue bamun deputeti i adhurueshëm, ndër deputetët ,t,onë, Hasan be Prishtina në fushën e atdhesie !”




JA PARADOKSI I DATËS 11 KORRIK 2024

NË PARLAMENTIN E KOSOVËS:

Me daten, 11 .07.2024, siç njofton për shtypin, në Notën e Protestës tij ,

Drejtori i  Fondacionit: “Hasan Prishtina” - Z.Mehmet Prishtina , ku ai shkruan:

“Deputetët e Kuvendit Kosovës,dje me daten,11.07.2024, gjeten kurajen ta ngrenë dorën dhe të aprovojnë në parlamentin e Kosovës, heqjen e emrit të Heroit Popullit, Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës.

Kjo datë dhe ky vendim i turpëshëm i deputetve, të Kosovës, do të mbahen mend gjatë në memorjen e shqiptarve për ligësinë dhe paturpësinë dhe paradoksin e tij, sepse në radhë të parë ky vendim fyen rëndë, dinjitetin dhe ndjenjat, atdhetare e patriotike të popullit Shqipëtarë në tërsi dhe veçanarisht të popullit Shqiptarë të Kosovës.”

Prandaj ju bëjë thirrje deputetve të opozitës në Parlamentin e Kosovës që këtë vendim të turpëshëm, antikombëtare, dhe antiligjorë ,ta dërgojnë me një herë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës , dhe sa më shpejtë të vendoset në vendin e NDERIT, emri i përsonalitetin e të shquar , atdhetarit,patriotit dhe

HEROIT POPULLIT SHQIPTARË ,HASAN PRISHTINA.


Tiranë me,12 korrik 2024

74 views0 comments

Yorumlar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page