top of page

HYSEN S. DIZDARI: 14 VJET NGA …



----------------------------------------------------------------------------------------------

14 VJET NGA VENDIMI I HISTORIK I GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË MBI PAMVARSINË E KOSOVËS.

 

Nga. HYSEN S. DIZDARI

Studjes i Historisë dhe Filatelisë Shqiptare

--------------------------------------------------------------------------------------------------

VENDIMI I HISTORIK I 22 KORRIKUT 2010, I GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË MBI PAMVARSINE E KOSOVËS DUHET TË SHKRUHET ME GERMA TË ARTA NË HISTORINË E POPULLIT SHQIPTARË.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë,  përfaqëson Gjykatën e nivelit më të Lartë të Kombeve të Bashkuara, e cila publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin e saj në lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij Kryetari i Gjykatës Hiasashi Ovada tha se Shpallja e Pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Profesori i njohur i të  drejtës Ndërkombtarë  Ksenofon Krisafi ja si shprehet mbi këtë  vëndim në  librin e tij ,,Për tokën dhe detin e Shqipërisë  në  F-185-186 ai thekson:

 ,,Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një  ndër gjashtë  organet kryesore të OKB.Ajo vepron në përputhje me statutin e saj që  është  pjesë  integrale e e Kartës OKB-se  dhe si itillë  konsiderohet një  ndër aktet universale të  së  drejtës ndërkombetare  me vlerë  të  pa kontestueshme.,,

VENDIMI I GJND –SË I DATËS 22 KORRIKE 2010 ËSHTË  NJË  VENDIM HISTORIK ,ME RËNDËSI MADHE, KOMBËTARE DHE  NDËRKOMBETARE  I CILI NUK DUHET TË  HARROHET NGA POPULLI SHQIPTAR POR KY VENDIM, DUKET TË  SHKRUHET ME GERMA TË ARTA NË HISTORIN E PËRPJEKJEVE SHEKULLORE PËR LIRI DHE PAMVARSI TË POPULLIT SHQIPTARË NË TËRSI, E NË MËNYRË TË VAÇANT NGA POPULLI I  SHQIPTARË I KOSOVËS.

Vendimi i GjND së i shpallur me 22 Korrik 2010 u bë i mundur me një kerkesë drejtuar  Asamblesë  të  Përgjithshme të  OKB-së të  mbeshtetur nga 21 shtete të  cilat u paraqiten në  krah të  mbrojtjes të  së  drejtës të  shetit të Kosovës.

Shtetet të cilat u shprehen në mbeshtetje  të  GjND –së për të drejtën e Kosoves për Pamvarsi ishin: SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austria Japonia, Çekia, Zvicra, Polonia, Shqipëria, Leksenburgu, Estonia ,Norvegjia, Danimarka,Finlanda, Hollanda, Irlanda, Sllovenia, Letonia, Maldivet dhe Sierra Leone.

Populli Shqiptar dhe veçanarisht shqiptare që banojnë  në Kosovë ,duhet tu jetë Mirënjohes për jetë,  këtyre 21 shteteve të cilat me kerkesën e tyre drejtuar  GjND –së bënë të mundur shpalljen e ligjshme të Pamvarsisë të  Kosovës nëpermjet vendimin të GjND-së të  shpallur me 22 korrik 2010.

MIRËNJOHJE PËR JETE NGA POPULLI SHQIPTARË  I KOSOVËS , SHTEVE  TË MËPOSHTME:

SHBA, BRITANIA E MADHE, FRANCA, GJERMANIA, AUSTRIA, JAPONIA, ÇEKIA, ZVICRA, POLONIA, SHQIPËRIA, LEKSENBURGU, ESTONIA , NORVEGJIA, DANIMARKA, FINLANDA,HOLLANDA, IRLANDA, SLLOVENIA,LETONIA, MALDIVET DHE SIERRA LEONE.

Tiranë me ,22 korrik 2023

90 views3 comments

3 Comments


Guest
Jul 23, 2024

14vjetori i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga gjykata ndërkombëtare, përbën një eveniment të madh kombëtar dhe ndërkombëtar.

Studjuesi i mirënjohur i historisë dhe filatelisë Zoti Hysen Dizdari e përkujton me respekt këtë ngjarje të rëndësishme.,ku përmendet edhe shtetet e OKB që e kërkuan të njihej zyrtarisht nga kjo gjykatë

Një falenderim dhe mirënjohje edhe për autorin e këti shkrimi, që si gjithmonë në evenimente të rëndësishme,i kujton këtu me respektin e duhur

Lorenc Kaçulini

anëtar i SHKSH dhe kryetar për degën Shkodër

Like
Guest
Aug 06, 2024
Replying to

Ppl

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page