top of page

HYRJE NË NJË VEPËR DRAMATIKE PËR SHKRIMTARIN YMER ELSHANI


Begzad Baliu

Këngëtari Edhe hëna shpinën kishte kthyer Natën serbe, natën burg të zezë Thoshte drita s’vjen mbi k’to korije Thoshte lulet s’qelin në pranverë... Artisti Në këto rrethana shkrimtari Ymer Elshani, i larguar nga puna prej mësimdhënësi në Drenas, dhe i ndaluar që të botonte veprat e tij letrare dhe studimore për fëmijët, dorëshkrimet e tij i kishte fshehur nën tokë, në oborrin e shtëpisë. Ishte kjo përvoja që kishte mësuar nga pararendësit e tij shkrimtarë. Polici serb Trego, trego, ku i ke veprat! Në të vërtetë, jo veprat po dorëshkrimet! Dorëshkrimet po i kërkojmë! Jo plumbat! Plumba nuk kërkojmë prej Juve! (Nxirrni Ymer Elshanin dhe pushkatojeni!) Madje as veprat, se ato i ke shpërndarë si plumbat, në kokat e çdo fëmije në gjithë Drenicën. Do t’i nxjerrim nga koka e tyre përmes plumbave, sepse plumbi vetëm me plumb hiqet! Do t’i nxjerrim nga zemra e tyre! Me majën e bajonetës do t’i nxjerrim nga sytë e tyre! (Nxirrni të gjithë anëtarët e Familjes Elshani dhe pushkatoni!) Lërojeni oborrin thellë, atje ku fshehën dorëshkrimet e Janis Ricosit! Të mos mbetet asnjë, asnjë fletore! (Digjni shtëpinë e tyre dhe bashkë me muret e saj le të digjet biblioteka dhe dorëshkrimet e fshehura në mur!) Nëna! Ah nëna ku mbeti! Nëna e tij, e vëllezërve të tij, e motrave të tij, e fëmijëve të tij, e nipave e mbesave të tij! Ku është, ku është, ku mbeti ajo. Nëna: Fryma e tij, e veprave të tij, e kujtesës së tij! (Nxirreni nga populli kudo që të jetë, pushkatojeni para tyre, në sytë e tyre!) Gazetari Pas Luftës së Kosovës erdhëm ta vizitojmë shtëpinë e shkrimtarit Ymer Elshani. Nga Familja e tij kishte shpëtuar vetëm e bija, e cila pasi kishte dëgjuar për tragjedinë e Familjes së saj, ishte bërë qyqe, si motra e nëntë vëllezërve dhe kishte fluturuar mbi Atlantik, drejt Amerikës. Dëshmitari, njëri nga të verbrit e luftës së Kosovës, për këtë rrëfim mbi fatin tragjik të Familjes Elshani, thotë se për fluturimin e Teutës kishte madje edhe dëshmitar: pilotin amerikan Dale Zelko. Ai, tek po zbriste me parashutë, e kishte parë Teutën duke u ngjitur drejt qiellit. Shtëpia e djegur deri në themel ngjante si në pikturat e ballinave të veprave fantastike të Ymer Elshanit. Oborri gjithandej dukej i lëruar nga tanket serbe. Dikur ishte i mbuluar me barë dhe lule, ndërsa tani, në vend të petaleve të luleve, kishin hapur fletët e tyre dorëshkrimet e veprave të tij.

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page