Horhe Bukai (Jorge Bucay)
Kjo është historia e një njeriu të cilin unë do ta karakterizoja hulumtues...Hulumtues është dikush që kërkon, jo doemos dikush që gjen. Nuk është dikush që di me siguri atë që kërkon. Është thjesht, dikush për të cilin jeta është një zbulim. Një ditë hulumtuesi mendoj se duhej të shkojë drejt qytetit të Kamirit. Kish mësuar të japirëndësi të madhe në parandjenjat e veta, që buronin nga një pjesë e tij, por tëpanjohura si.
Pas dy ditë udhëtimi në rrugët gjithë pluhur, dalloi nga larg Kamirin. Pak para se tëmbërrij, i tërhoqi vëmendjen një kodrinës në të djathtë të monopatit. Ishte e mbuluarnga një gjelbërim shumë i bukur dhe plotë pemë, zogj dhe lule mahnitëse. E rrethonte diçka si gardh i vogël, i thurur nga dru i lyer. Një derëz prej bronci e ftoj të hyj. Papritmas, mendoj të harroj fshatin dhe u nënshtrua në dëshirën e vet të çlodhet për pak në atë vend. Hulumtuesi kaloi hyrjen dhe filloj të eci ngadalë ndanë gurëve të bardhë që ishin të vendosur pa sistem midis pemëve. La shikimin të çlodhet si flutur, në çdo hollësi shumëngjyrëshe të asaj parajse. Sytë e tij ama, ishin sy hulumtuesi, ndoshta ndaj dhe zbuloj atë mbishkrim sipër në njërin prej gurëve. Abdul Tareg: jetoi 8 vjet, 6 muaj, dy javë, dhe tre ditë. U frikësua pak kur kuptoi se ai gur nuk ishte thjeshtë një gur: ishte një gur varri. U pikëllua kur mendoi se një fëmijë i një moshe aq të vogël, ishte i varrosur në atë vend. Duke vështruar rreth tij, njeriu pa se dhe guri pranë kishte një mbishkrim.U afrua ta lexojë. Shkruante: Jiamir Kalib: jetoi 5 vet, 8 muaj dhe 3 javë. Hulumtuesi ndjeu emocion të tmerrshëm. Ai vend aq i bukur ishte varrezë dhe çdo gur ishte një varr. Një për një, nisi të lexoi gurët. Të gjithë kishin mbishkrime të ngjashëm: një emër dhe kohën e saktë të jetës të të vdekurit. Por ajo që e tronditi më shumë ishte konstatimi se njeriu që kish jetuar më shumë kohë, nuk i kalonte të njëmbëdhjetë vitet... I mposhtur nga një pikëllim i papërballueshëm, u ulë dhe nisi të qaj.
Roja e varrezave që kalonte andej iu afrua. E pa të qaj në heshtje dhe më pas e pyeti në qoftë se qante për ndonjë të afërmin e vet.-Jo, për asnjë të afërm- ja ktheu hulumtuesi. -Ç po ndodh në këtë fshat? Ç’ far të tmerrshme ka ky vend? Pse ka kaq shumë fëmijë të vdekur, të varrosur këtu? Kush është mallkimi i tmerrshëm që i rëndon këta njerëz dhe i ka detyruar të bëjnë një varrezë për fëmijë? -I moshuari buzëqeshi dhe tha: -Qetësohuni. Nuk ka asnjë mallkim. Ajo që ndodh është se këtu kemi një zakon të vjetër. Do t’ ju sqaroj...Kur një i ri mbush të pesëmbëdhjetat, prindërit e tij i falin një fletore si kjo që kam këtu, dhe ia vari në qafë. Është traditë në anët tona. Që nga ai çast e tutje, sa herë që dikush gëzon fuqishëm diçka, hap fletoren dhe shënon: Në të djathtë, atë që gëzoi; në të majtë, sa kohë mbajti gëzimi.Madje, se njohu një vajzë dhe e dashuroi. Sa mbajti ai pasion i madh dhe gëzimi i njohjes së tyre? Një javë, dy, tre e gjysmë? Dhe më pas emocioni i puthjes së parë, kënaqësia e mrekullueshme e puthjes së parë... Sa mbajti gjysmë minuta e puthjes? Dy ditë, një javë? Dhe shtatzënia, dhe lindja e fëmijës së parë; dhe dasma e miqve; dhe udhëtimi që gjithmonë donte; dhe takimi me vëllain që kthehet nga një vend i largët! Sa mbajti në të vërtetë kënaqësia e atyre ndjenjave? Orë, ditë? Kështu, vazhdojmë të shënojmë në fletore çdo minutë që gëzojmë... çdo minutë.Kur dikush vdes, e kemi zakon të hapim fletoren dhe të bëjmë shumën e kohës që gëzoi;ta shkruajmë sipër në varrin e tij. Se ajo është për ne e vetmja kohë QË KEMI JETUAR.Përktheu: Vasil Klironomi
Kommentare