top of page

Homazh për tre autorë të zemrës…



Emërmadhi Migjen! …


Per të mirëkuptuar timen poezi,

ma ka ënda, të rrefej ca drama në formë elegji,

si një homazh të merituar për ty, Migjen,

i madhi poet, i pervecmi talent, syth e gen!


1. Mes 6 fëmijeve si yje të familjes Nikolla,

Milloshin e brishtë , djaloshin – kërthi,

e thërritnin enkas nepër shtëpi

“Mirko”, pra , aso kohe në vogëli,

padyshim për mirësi e perkëdheli

që në gjuhën serbokroate

domethëne shkoqur <paqësor>

dhe Ai , gradualisht u zgjat nder vite porsi selvi,

meditativ, nentekstual si e vetja poezi!

Kish lindur në vitin e largët 1911,

Domethëne , ka qënë vecse 3-vjecar,

kur në të famshmin Manastir

u themelua solid, alfabeti yne kaq i mirë!

Dhe… dhe per fat, përkim e kortezi ,

poeti ynë, seminarin e rreptë ortodoks

e kreu bash në atë Manastir,

bërthame- shqiptarizmi, vatër aq e dëlirë,

ku Ai thurri plot nektar e magji

me aq merak e patos, embrionin e vargut te lirë,

kontrastuar kryekeput me dogmën klerikale

aq e aq të fryrë!

Migjeni yne sherbeu jo prift por pishtar- mësues

mes vogëlusheve ënderrvrarë ne Vrakë e Psike,

ndersa im ate , MZSH ,normalisti yne në Lurë

dhe hëngren te dy urinë e të munguarës misërmike bukë!


2. Dhe sërish , ma ka ënda, te përsëris

se ty, o I papërseritshmi mentar Migjen

ke emrin e vërtetë identitar Millosh

qe etimologjikisht ka rrenjën <mill>>

që domethenë, i dashur, i dashur!

Dhe, padyshim, jeteshkurtesia jote

dhe ai vargu I fuqishëm brilant

kanë mbetur e do jenë ndër breza

Testamenti yt dhe yni më i pasur!


3. Ja, ky është Emermadhi Migjen,

kulmi i poezisë shqiptare qysh ne syth e gen;

ndaj elehjia ime mbase calon e s’ vlen >>!...

Mirko, Millosh, Migjen, i pervecmi gen,

shtrirë gjerë e gjate ne gjithë kohesi,

ju lutem, thellohuni, o lexues, e ne të tijen autobiografi!...


Mërgimtari dhe pishtari Petro Marko…


Sikurse një famoz I hershëm Marko Polo

pra I pelegrinazhistit- udhëtar te njohur gjeografik,

Ti, luftove e shtegëtove vecse burgjeve- skëterre

duke vuajtur e shkruar poezi e prozë;

me i dashuri shrimtar – pishtar i kohës derë më derë.

Kjo narrativë do thënë hapur e pa frikë

ashtu sic ti Shembe perdhe te zezën ,politike

që të burgoste e cdo regjim ogurzi ne cdo cep e pritë!

Ujërat e verdha lubi mesdhetare ti ballas si Odise I sfidove,

O emerpervecmi Dhërmiot , mentari Petro Marko;

kurkund ti nuk u lëkunde e as u shave,

O meteor i letërsisë shqipe, qiellin paq përshkove

si në Ventotene, si në ferrin dantesk Ustik,

pale me në skëterren shqiptare që të privonte per hicgjëzezë!

Kudo e kurdoherë me penë në dorë, ti shkrove e shkrove

madje edhe qefinin ua parashikove thikë e pykë

me veprat e tua seriale, ylberiane e kontemporane

si një testament post mortem për këdo e përditë,

madje më fort për brezat e rinj qe do vinë.

Të mesojnë etno-gjenezën iliriane se nga vijnë

që nga maracionet romane “Hasta la vista”,

“Qyteti i fundit”, “Shpella e Pirateve”, “ Stina e armëve”.

“Halimi”, “Ara ne mal”, e deri tek “Re e gurë”,

O I famshmi, I talentuari, I papërtuari, njerëzori;

i rëndi mulli- gur me emrin e pamort Petro Marko Burrë!...


Emri I gjeniut të poezisë…

- Dritëro Agollit-

Sipas jetëshkrimit tekstual biografik

dhe dëshirës sonë të epërme me ditë,

ja një detaj interesant edhe faktik;

bektashiu I fshatit të largët devollit

Nenkulas, bektashiu I tejnjohur Baba Ahmeti

plot kërshëri familjare po edhe Amaneti,

mbase sigurisht si një avenir e profeci,

atë mëngjes fatlum te 13 Tetorit 1931,

e paqëzoi vogëlushin e porsalindur me emrin Dritëro!

Se vetë bektashi Ahmeti kish plot e për plot dituri,

madje kish studiuar bile në Francë në rini.

Kësisoj, pra, me mencuri, sell, pasion e risi,

parapëlqeu emrin aq ndjellës e fatsjellës Dritëro Agolli;

me shpresë që Dritë të përhapë vogëlushi kudo!

Dhe, pra, rimojnë në harmoni e bukur zani

Me ato përafërsitë e tyre shkronjoro- tingëllore

dy emrat qysh në regjistrat rradhinj te shkollës fillore;

Dritëro I iluminizmit frëng , Dritëro I shqiptarizmit dëng!

Se vogëlushi në fjalë, kish celur sytë si yjet

herët -herët, atë mëngjes fshati, pa agu,

ndoshta ka medituar bektashin me siguri

ta ketë emrin përjetë shembull e model të vetin

sipas universit logjik te emërmadhit dijetar,

filozofik e shkrimtar famoz frëng Dritëro!

Dhe.. dhe rimojnë e kumbojne me aq bukurzani

Ditëro, Ditëro, Dritëro, Dritëro, Dritëro;

Poezinë brilante të së ardhmes,

ti o vogëlush mëngjesor

lëvro e begato!...

HASAN M.SHAHINAJ

TEL: 0692145381 SHKRIMTAR E PUBLICIST

Durrës më, 15.12.2023(e premte)


30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page