top of page

HOMAZH PËR JAK DEDAJN


Prend Buzhala

HOMAZH PËR JAK DEDAJN

(2 prill 1955- 5 shtator 2021)

S'ka ditë që nuk dëgjohet një lajm i rëndë, si ky për vdekjen e prof. Jak Dedajt (2 prill 1955- 5 shtator 2021). Me të punuam së bashku, para luftës, gjatë viteve '90, në kohë të rënda, në shkollën e mesme "Luigj Gurakuqi" të Klinës. Punuam në paralelet në Ujëmirë, meqë nxënësit ishin dëbuar nga objekti i tyre në Klinë. Pasi i ka kryer studimet në Universitetin e Zagrebit, ai mbahet mend si mësimdhënës që e kanë dashur e respektuar nxënësit dhe kolegët. Gjithnjë i disponuar, edhe në çaste të rënda, me humorin e tij sharmant ai sillte hare në ato kohë të zymta. Shpesh udhëtonte këmbë, që nga Klina (rreth 15 km) për të arritur në mësim... me aq e aq sakrifica. Familjarisht ka dhënë kontributin e tij për arsimin shqip, së bashku me bashkëshorten e tij Vera Dedaj, e cila ishte e punësuar në Këshillin Komunal për Arsim, që e drejtoja personalisht aso kohe. Nga gjithë ajo kohë e rëndë, më ka mbetur një foto, ku jemi fotografuar së bashku me klasën time, ku unë isha kujdestar klase. Pas luftës për 18 vjet rresht, punoi zyrtar për alarmim në DSHPE, në kuadër të sektorit për emergjenca. Ngushëllime familjarëve, ish-nxënësve të tij e kolegëve! Pushoftë në paqe! I përjetshëm qoftë kujtimi për të!



22 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page