ÇELĒSI
Jetën e lava me lotin e dëshpërimit
Në detin lot u mbyta si askush tjetër,
Veç çelēsin magjik ë stinēs së trëndafilit
E ruajta në arkën time të vjetër.
Me të hapa derën prej vitesh mbyllur,
Ndjeva flladin mëngjesor të ngazëllimit,
S'e pashë më veten të mpirë, të ndrydhur
Vitet i flaka në muzgun e harrimit.
Tani s'dukem më trëndafil fletërrëzuar
Nga dimri i pamëshirshëm pleqëri,
Me çelēsin magjik qē mbaj në duar
U futa në vilën tënde poezi....
NË VEND TË PASTHËNIES
E shtrydha fort trëndafilin e vesuar,
Ndoshta mizorisht, sa e bëra verë,
Me fund e ktheva djersën flakëruar,
Thitha flladin gëzimprurës - pranverë.
Tani mbi fletët e mia gjysmërrëzuar
Lotēt rrokullisen me ngashērime,
Se çelēsi magjik që mbaj në duar
Mē fton të mbyll portën e këngës sime.
Edhe hëna vetulngrysur, mjegulluar,
Ajo që prej vitesh më dha ngazëllim,
Më thotë se vetë ma paska dhuruar
Çelēsin e artë që hapa poezinë.
Dhe fjala e hënës në vesh më tingëllon,
" Të iku , o mik stina e trëndafilit,
S' e sheh tufanin që fletët po rrëzon,
S'ke ndjerë akoma fshikullën e dimrit ?!"
Tufani më fton dhe do të shkoj ta hap,
Portën e brengës - lotin trishtim,
Veç i dēshpēruar që s'kthehem më prapē
Në vitet e mia të ëndrrës vegim
Comments