Nën shelgun lotues
Matanë një lumi
Dergjej e përhumbur
Një gushëz pëllumbi.
Hëna edhe yjet
Dritë llambëruar,
Ndritnin pëermbi gjinjtë
Gjysmë të zbuluar.
Ç' hall e kishte zënë
Ç' ishte ai mall,
Nën shelgun lotues
Cilin priste vallē ?!
Kaçureli i pritur
Nē takim mungonte,
Ndaj vajza e mbrëmjes
Si shelgu lotonte .
H. Mehmetaj ( nga vëllimi poetik : " Ëndrrat e trëndafilit " )
Comments