top of page

Hiqmet Mehmetaj: URA E HESHTJES



 

" Të shkruash vargje të lira, ēshtë si të luash tenis pa rrjetë."

ROBERT FROST

 

 

Prej vitesh

drejt kēsaj udhe

ecim,

duke mbajtur

 mbi shpinë

ngarkesat e rënda

me gurët e latuar

 të heshtjes.

Ndoshta

po ndërtojmë

një urë !...

Që të lidhë

Ylberët

e buzëqeshjes .

ME HËNËN

Një dashnore

e vjetër- hëna,

më shkel syrin

në netët

 pranverore.

Yjet inatçorë

plasin

dhe shajnë

" Prostitucion"!

duke mbjellë

në mendjet e tyre

errësirën qiellore.!

ÇUDI NATYRORE

Karaburuni

zgjat qafën

dhe me sqepin e tij

kërkon të çukisë

Sazanin!...

Afērsi

dhe largësi

përjetësisht

e mundimshme !...

Nga vēllimi: " As dielli s'më pērshëndet "

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page