top of page

Hiqmet Mehmetaj: Të tilla tema kanë rrëmbyer zemra krijuesish


PASI LEXOVA LIBRIN E Dr. ALEKO SIMONIT

" Virioni dhe Violeta"


S 'ka se si të mos ndjehet I vlerësuar një autor, kur lexuesi mban në duar dhe shfleton me shumë interes një libër plot vlera.

   Jemi mësuar me emra të mëdhenj, por ka edhe nga ata njerëz krijues të heshtur, të thjeshtë dhe pa bujë, të cilēt plot art përshkruajnë ngjarje të cilat nuk mund të hiqen nga kujtesa.

    I tillë është edhe Dr. ALEKO SIMONI, ku deri tani ka botuar gjashtë libra me ngjarje që të magnetizojnë nga rreshti në rresht.

    Ka botuar këto vëllime:

1) " Kush e vrau Albin",

2) " Mos I shkakto lot nënēs",

3) "Vrasësit e Albit janë gjallë ",

4) " Zemra e gjyshit ka mall ",( vjersha )

5) " Hija e hasmit",

6 ) Virioni dhe Violeta ".




    E Kisha vështirë të pērzgjidhja; megjithatë vendosa të jap një mendim të shkurtër për librin " Virioni dhe Violeta"

Ky libēr, si gjithë të tjerë, është shpirti I autorit bazuar mbi të vërtetat e jetës ku shpalosen personazhe interesante me oshilacionet e jetës së tyre me portretet fizike e morale.

    Kemi një dashuri paksa të ndrydhur ku e mundura pērplaset me të pa mundurën; por që në fund pas gjithë peripecive, ankthi pret nga faqa në faqe të papriturën e zgjidhjes dashurore midis kētij çifti.

     Dhe ky ankth zgjidhet bukur, me lumturinë si vetë personazhet; pra, një zjarr që nuk do të shuhet, pērkundrazi flaka e dashurisë triumfon.

    Të tilla tema kanë rrëmbyer zemra krijuesish.

Fati I dashurisë së çiftit, kalon dhimbjen, sepse zemrat e tyre janë të lira të dashurojnë pērtej barriers.

    Siç pērmënda më sipēr, dihet se tema e dashurisë nuk u I ka shpētuar asnj shkrimtari, a poeti, sepse ajo ēshtë jeta, është më e qënësishmja, më njerëzorja; më universalja.

    Virioni dhe Violeta jetonin të dy në një qytezë, ku deri sa mbaruan shkollën e mesme, ishin në një Klass. Nga viti I fundit u lindën ndjenjat pēr njeri- tjetrin me ëndrrat pēr jetë , për të ardhmen e tyre . Virioni ëndērronte mjekēsinë, ndērsa Violeta mēsuesinë.

   Një natë,kur ishin me pushimet verore, prindërit e Violetës largohen diku në një qytet tjetër. Po atë natë ajo e fton në shtëpinë e saj.Ndërkohë , të dy prisnin listen e miratimit të studimeve të larta.

Pas pak kohēsh mamaja e Violetës vëren një ndryshim në trupin e Violetës.E merr të bijën dhe shkojnë diku larg në një qytet tjetër ,te motra e nënēs ( teze e Violetës)

 Gjatë ekzaminimit, tek një mjeke gjinekologe, u konstatua se Violeta ish shtatëzanë. Ku shkak bëri që të dy të dashuruarit të mos kishin më mundësi takimi.

Violeta nuk pati mundēsi për vazhdimin e shkollës së lartë.

Virioni niset në Tiranë me studime zemērthyer, gjihmonë në kērkim të Violetës. Ndërkohë Violeta Lind djalë, mbaroi edhe shkollën e Beratit pēr mēsuesi

Rastësisht, Virioni në vitin e fundit të studimeve, bënte praktikën në spitalin e Tiranës .dhe takon prindērit e Violetës, të cilët kishin shtruar djalin e tyre

     Edhe pse Violeta kish lindur , babanë e fëmijēs nuk ia kish treguar askujt, ,madje as tezes së saj..

Kur largohet pēr në Berat, shkruan një letër dhe ia dorëzon vëllait të shtruar .me këtë pērmbajtje :

" Këtë letër do t'ia japēsh kush të pyesi pēr mua "

Në një moment hyn Virioni dhe e pyet"

 " Ku është Violeta?"

" Më ka dhënë kētë letër." Dhe ia dorëzon sipas porosisë.

Ngjarjet e pērshkruara nga Dr. Aleko Simoni kanë të papritura që nuk mjaftojnë me këtë shkrim.

Mendova t'u pērciell vetëm pikën kulmore me qëllim që t'ia lë në dorë lexuesit.

           PËRFUNDIM :

Virioni shkoi në Berat, e gjeti duke dhënë mësim.Takohen dhe së bashku me djalin, celebrohen duke u kurorëzuar me vulēn e martesës.

MIQ DHE LEXUES!

Lexoni librat e Dr. Aleko Simonit ,duke qēnë I sigurtë se do të ndjeni kënaqēsi të veçantë.

Hiqmet Mehmetaj , 10. 04. 2025

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page