
NATA E LOFATËS
Pērmbi gjinjtë e saj mermer
nēn dritaren e natēs,
nën yjet që vëzhgonin
ish dhe strehēza e lofatës.
Bari shtruar, ngjuer me vesë
buzēngjitur ndezur zjarr,
shkëndij', dridhje, vezullime
trëndafil puthja e parē.
Ora shpejt u rrokullis
aq sa hëna e harbuar
zgjati kokën gjith inat,
sigurisht e xhelozuar.
I thashë hënēs: " Mbylli sytë !"
fola fort të më dēgjonte,
" A kupton që sytë e mikes
të verbojnē dhe ty sonte ?"
DËSHMITARI I HESHTUR
Mbi krua njē rrap me kulpēr mbēshtjellë,
Duke mērmëritur vitet tej m'i hodhi,
Më zboi harrimin nga gjumi i thellē,
Dēshmitari i moçëm lehtas më foli:
"Mik, a të kujtohet puthja e parë,
Nata me hënēz, zemrat kulpēruar,
Dhe lotēt e kulprës tënde të marrë?"
Rrapi shekullor s'e kishte harruar !
S'di se si më zbriti atë natë të ndritur,
Kulprēn e mbēshtjellē - flladin pranveruar,
Breshērin mbi faqe - lotin rrokullisur,
Hënën dritëflori mbi flokēt lēshuar !
Si një mik i vjetēr pēr vizitë i shkoj,
Ai ndjehet mirë, çelet si mēngjes,
Në gjunj i ulem, falem, e nderoj,
Tok me kulprën time shkoj e pērshēndes.

Comments