Sirtarët e kujtesës të moshës së rinisë nuk mund të fshihen kurrë. Koshi i harresës s'ka vend, se vetë ajo moshë e trëndafiltë nuk e lejon njē gjë të tillë.
Kēshtu edhe unë po shkëpus disa copēza kujtimesh të viteve qē s'kthehen më.
Njeriu në jetë regjistron ato çfarë i kanë bērë pērshtypje, si nga jeta familjare, shoqërore dhe miqësore.
E pra njeriu me të cilin lidha miqësi në shkollēn "NORMALE" të Elbasanit ishte REXHEP HABAZAJ, i cili më pas do të ushtronte profesionin e bukur si mēsues dhe pērtej profesionit si misionar.
Ishin vitet 1963 1967 kur do të kalonim ato vite të arta në atë shkollë të famshme.
Qysh në takimin e parê, kur u sistemuam nëpër klasa, fati bëri që me Rexhepin të udhëtonim sē bashku nē njē klasē.
Të tërhiqte vëmendjen nga paraqitja!
Flokët kaçurelë, trup i drejtë me shtat mbimesatar, me një fytyrë të lëmuar, me sy familjarë që të bënin ta respektoje. Ai çdo lloj rrobash të vishte i këndonin nē trup.
Shpesh nuk pērputhet portreti fizik me bukurinē shpirtërore. Mē vonē do të zbuloja se shpirti i tj ishte një muze i vērtetë, ku e lartësonte mē tej figurën e tij.
E kishim kujdestar të klasës. Fliste pak ( tepēr lakonik), serioz,. Ai me kalimin e kohēs do të bëhej ombrella jonē.
Bënim praktikën pedagogjike në shollēn ushtrimore "Xhaferr Kongoli " me mësues të zgjedhur dhe nxënës të zgjedhur. Vëzhgonim orët e mësimit tek mësuesit e asaj shkolle ( fillore ).
Rasti e solli që unë të ishja i pari të jepja njē orë mēsimi si praktikant. Sigurisht me një emocion ku të dridheshin këmbët. Fillova mēsimin nën sytë vëzhguese të mësueses dhe kandidatëve ,shokëve të mi të klasēs.M'u duk sikur ajo orë s'do të mbaronte kurrë. Di që në analizën që u bë doli mirë, por emocionet më kishin bērë të bëja një lajthitje.
Mora vesh se një nxënësi tip sanguin ( i lëvizshëm), për t'i tërhequr vëmëndjen i kishja thënë : " Kthehu prapa !", në vend t'i thoshja " kthehu përpara"! Sigurisht një ilaritet pēr disa sekonda, që pēr momentin nuk e kuptova.
E pērmënda kētë fakt të praktikēs pedagogjike, pasi ishte hera e parē që mora formatin mēsues duke kujtuar Rexhepin ,ku nē diskutimin e tij analitik, tha : "Ti ishje i pari që çave akullin dhe nëse të ndodhi një lapsus, kjo mund t'i ndodhë kujtdo ." Sa frymëmarrje më dha fjala e tij !
Rexhepi ishte tepēr modest, nuk i pēlqenin lēvdatat. Krahas shkollimit tonē, atēhere bēheshin edhe aksionet.
1) NË KRASTË
Krasta ish një kodër, që edhepse e zhveshur) ngjante si një ishull i bukur tokësor në lindje të Elbasanit. Të dielave shkonim e mbillnim pisha.
Të dielën e fundit ,kur kodra u pyllēzua krejt, Rexhepi mē thotë me një humor tē ëmbël " Të gjithë ne që kontrbuam, pas shumë vitesh, kur të vimē ndonjëherë në Elbasan, s'kemi nevojë pēr hotel se kemi pishat që kemi mbjellē kētu, jemi të privilegjuar ."
2) TEK RRAPI I " BEZISTANIT"
Nē qëndër të Elbasanit, pērpara KALASË , ishte dhe ēshtë Rrapi i Bezistanit ( monument kulture ),me sheshin e madh ku me rastin e festave jepeshin koncerte. Ishte nëntori i vitit 1966. Në një bisedë me të i them: " pse të mos pērshëndesim edhe ne vlonjatēt me njē kēngë labe ?" Ai m'u kthye : " S'e ke keq, o Hiqmet, por kētu ajo stonon, nuk jemi nē Vlorē "
Dhe kishte të drejtë, por unë kēmbëngula . Pas debatesh miqësore e ngritēm grupin. Ishim 80 vlonjatë maturantë në atë shkollē,pra s'ishim pak. Filluam provat, marrëse Liri Andoni nga Vunoi me një zë brilant, kthyes Rexhep Habazaj, unē hedhës dhe pesē të tjerë mbanin iso. Kēnga fitoi aq duartrokitje ,sa u detyruam ta pērsērisim.
3) NË TËRBAÇ TË ELBASANIT
Nuk e dinim se edhe në Qafëkërrabë të Elbasanit , ndodhej një fshat i vogël që quhej Tërbaç.Kur na njoftuan se dotë shkonim atje ne vlonjatët u hodhēm pērpjetë nga gēzimi, ,por ishe fjala pēr njē Tērbaç tjetër.
Në Qafëkrrabë në të majtë të rrugēs Elbasan- Tiranë, ndodhej fshati i vogēl Tērbaç ,gati me 50 shtēpi, ndērsa në të djathtë ishte fshati Mamël, 45 minuta larg njeri - tjetrit. Shkuam, u sistemuam me në krye Profesorin e talentuar arkeologun dhe alpinistin e shquar Neritan Ceka, ku dhamë kontributin tonē në hapjen e brezareve Pas dy ditësh i them Rexhepit: " Kush ēshtë më i bukur ky Tërbaç ,apo Tërbaçi jonë ?" Dhe ai ,si gjithmonë me finesë e zgjuarësi mē pērgjigjet me një kundrapyetje " Po pēr ty Drashovica a këmbehet me vend tjetër ?" Si gjithmonë lakonik nē të folur. Me atë pērgjigje ma kishte mbyllur gojën.
Kēto ishin disa gsimca të jetës sonē shkollore, ku miku im i paharruar Rexhep Habazaj, pas kaq vitesh, më bēri të hapja sirtarin e kujtesēs.
Ky njeri fisnik që i dha aq shumē arsimit kombētar, njē kēngētar dhe studiues i polifonisē, një kontribues i veçantë, nuk duhet lënë në hije. Atij i ështē dhënë titulli" Mësues i Dalluar", por nuk mjafton me kaq. Ky personalitet i veçantë , një emblemë e artë, duhet të vlerësohet dhe konsiderohet si Personalitet i shquar i arsimit shqiptar.
Me kētë rast dua të falenderoj edhe birin e tij, Albert Habazaj që di të rspektojë miqtë e babait të tij.
Hiqmet Mehmetaj
Comments