top of page

Hiqmet Mehmetaj: Për kosovaren e bukur Adelina Ismajli


NJË NIMFE

- Për kosovaren e bukur Adelina Ismajli -


Kush pēr ty, o vatēr zjarri,

Kush pēr ty s'e tret shikimin,

Kush nuk fle me ëndërrime

Me dorë të ta stolis gjirin?


Kush s'e do fustanin tënd

Të ta gris nën lis me hije,

Të provojë ata thëlpinj

Nëpër flladet e lajthive !


Kush në ata sy të ndezur

Zjarrin nuk do ta durojë?

Cili mbi ata qerpikë

Si një zog s'do të qëndrojë?


Kush s'i do faqet e tua

Si jastëk natën të flerë?

Kush s'e do belin këlputur,

Gushën ngjyer në ylber !?


Cili zambak s'do të dojë

Nën këmishë të të futet?

Kujt pēr nimfēn e vërtetë

Zemra nuk do t'i kēputet ?!

9 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page