
Doja të isha tufan
e të ngjitesha te retë
me zjarrin e zemrës flakë,
atje ku shkrepin rrufetë !
Krahë shqiponje të kisha,
mbi male të fluturoja,
sorkadhe rritur me zana
me krahë do të pushtoja !
Të isha kulpër e pyllit,
të mbështillja mirë doja,
një brez në ngjyrën e yllit
fort pēr beli të shtrëngoja !
Të isha një flakë zjarri,
me zjarr të zemrës të vija,
tek gjoksi i bardhë borë
sisat me buzë t'i thëthija !
Gushën ta prekja me dorë,
flokēt e arta t'i lëmoja,
mbi trupin derdhur mermer
folen' aty ta ndërtoja !
A kupton, ç'kërkoj e ç'dua,
pse të ndjek nga pas si hije ?
Ta ndezësh muzën me mua
që thur vargje dashurie !
Comments