top of page

Hiqmet Mehmetaj: NJË AMBICIOZI



Vargu yt "i gdhendur dhe i selitur"

brenda trurit tim si mace bredhëron,

kur ëndrrat tallen me një shpirt dremitur

veglat e punēs kotësisht i nënshtron.


Shpirti yt një filaqi* e panderē,

nuk më solli aspak trishtimin e zi,

le të më sulesh dhe njëmijë herë,

muzën vellohedhur s'ma mposht dot njeri.


Në kopshtin tim ka lule jargavanë,

fruta, diell dhe yje qiellorë,

ti s'ke as kopsht, as drurë të tharë,

je rrëzuar në humnerë, i gjorë.


Ushqimi yt krejtësisht i mbytur në zi,

aspak s'më ligështon, më mbush me fuqi.


* filaqi - fletët mbi të cilat bie uji që vë në lëvizje gurin e mullirit .

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page