top of page

Hiqmet Mehmetaj: NATË DIMĒRORE



Bie nata e gjatë dimērore

Shtrëngatat si shigjeta vringëllojnë,

Trëmbin zemrat e brishta fëmijërore

Tej dritareve ëndërrimin zgjojnë.


Prishin gjumin arushat nëpër pyje

Zëri i stuhive ushton fuqishëm,

Retë qorrojnë qiellin me yje

Lumenjtë kërcasin eshtrat habitshêm!


Tunden degēt e drurëve tullacë

Si shtëllunga tymi ngjajnë megullat,

Presin tērë ankth zogjtë refugjatë

Presin, presin... respektojnë rregullat!...


Pranvera i shkel syrin dimrit serbes,

Natën me gērshrë kērkon t'ia presë!...

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page