top of page

Hiqmet Mehmetaj: LIRIA



Zotin ndoqa në udhën e së mirës

Dhe kērkova lirinë njerēzore,

Por ligjet e pacipa të natyrës

E pluhrosën këtë botë mizore !


Nata kryeneçe s'i hap udh' ditës

Me blozë mbuluar e shënjta liri,

Errēsira flet në emër të dritës,

Bodrumeve dremisin sytë e mi !


Ja dhe prognoza: pranga pavdekësie

Ekuacion i pazgjidhshëm, i pashpresë,

Këmbë e duar - vargonj asfiksie

Nga zinxhirfyti shtrënguar, vdekjen pres.


Zot, jam i butë, s'jam egërsirë,

S'mund t'i meritoj këta zinxhirë !


H. Mehmetaj Nga vëllimi : " As dielli s'më pērshëndet"

 
 
 

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page