E gjora fjòngo me lotët e saj
kish pritur gjatë te kodrina e takimit,
( shënjë dënimi fjòngoja e pafaj)
vonesa ime ish vula e ndēshkimit.
Ashtu, i shkretuar, vetmitar,
u gjunjëzova para fjòngos dritëshumë,
ëngjëllorja ime, bukuri e paparë
kish lënë lotkripurën erêparfum.
Sigurisht ish shuplaka ndaj meje si shpagim,
fjòngoja më mbeti si i vetmi ngushëllim !
Comments