Luaj erë me mantelin e mëndafshtë,
Djallëzisht ledhatoja flokēt vjeshtës,
Shkoq ngadalë fletët ngjyrartë,
Si lotët e vajzēs në çast të martesës.
Ti, vjeshtë, nën ftohtësinë e mjerë,
Përballu me njê torturë të vēshtir'
Nën kumbimin e dhunshëm e të paprerë
Të këmbanave të dimrit vampir !
Pērkundu nga monotonia e gjatë,
Prit tērsëllimën mbi degēt fletërrëzuar,
Humbe qiellin tënd të bukur vjeshtak
Nën drithmën e huliganit të shkalluar !
Paqēsisht, o flokēarta ime e mpirë,
Prit zhvirgjërimin nga dimri vampir !
Comments