top of page

Henry Morton: Në gjurmët e Shpëtimtarit


Në gjurmët e Shpëtimtarit


 

Varri i Shenjtë është një qeli e vogël e veshur me mermer, gjashtë këmbë e gjysmë e gjatë dhe gjashtë këmbë e gjerë. Vetëm dy, ose maksimumi tre persona, mund të hyjnë atje në të njëjtën kohë. Në të djathtë është një pllakë e bardhë e plasaritur prej mermeri, tre këmbë e lartë, që mbulon gurin mbi të cilin Ai u vendos pas Kryqëzimit.

Nga tavani prej mermeri i kësaj dhome të vogël varen llambadarë që i përkasin njëlloj kishave greke, latine, armene dhe kopte. Katolikët romakë njihen më mirë në Palestinë si latinë. Në krye të pllakës së mermerit qëndronte një murg grek i durueshëm me një mjekër të zezë të butë dhe me majë. Ai ishte i veshur me një kasotë të zezë dhe kishte veshur një kapele të gjatë e të zezë pa buzë, nga pamja e poshtëme e së cilës i kishte kthyer flokët mbrapa në një topuz të rrumbullakët. Ai mbante një tufë qirinjsh në dorë, ndërsa pelegrinët hynin, duke u zgjatur atyre nga një, të cilin e ndiznin jo mw me shkrepse, apo me çakmakw, por nga zjarri qw digjnin qirinjtë e tjerë, të cilwt digjeshin e digjeshin aty në Varrin e Shenjtë.

Pashë një pelegrin të gjunjëzuar pranë Varrit të Shenjtë dhe vendosa të prisja në hollin e ngushtë dhe të errët jashtë.

Fillova të bëhesha i paduruar, u përkula dhe duke shikuar nga hyrja e ulët, pashë se burri brenda ishte një fshatar i vjetër, i shtrembër me rroba të rreckosura, me këmbë të veshura me këpucë të mëdha prej mushamaje. Ai ishte një i huaj, i bindur nw atw qw kishte lexuar e dwgjuar, dhe që kishte ardhur këtu me anijen e pelegrinit, si tw tjerwt që udhëtonin në këtë rrugë, dhe ndoshta kishte kursyer para gjithë jetën për këtë moment.

Ai ishte gjunjëzuar pranë pllakës së mermerit, të cilën e puthte vazhdimisht, ndërsa lotët i rridhnin çurk mbi rrudhat e thella të fytyrës dhe i pikonin mbi gur. Duart e tij të gjera, të vrazhda, me kthetra të çara dhe të zeza nga puna, preknin mermerin butësisht, me lëvizje të buta. Pastaj i mblodhi para gjoksit për t'u falur dhe u kryqëzua.

Ai u lut me një zë të lartë, që dridhej, por unë nuk mund t'i kuptoja fjalët e tij. Pastaj nxori nga xhepi copa letre të thërrmuara dhe një fjongo të gjatë, të cilat i fërkoi butësisht me varrin dhe më pas i vuri përsëri.

Mendova se ndoshta do të kishte vend edhe për mua, kështu që përkula kokën dhe hyra brenda. Murgu grek, fshatari dhe unë pothuajse mbushëm hapësirën e ngushtë. Dhe gjithçka do të ishte mirë nëse plaku do të kishte mbetur në gjunjë, por i shqetësuar, ndoshta, nga pamja ime, ai u ngrit në këmbë, me fytyrën e tij ende të përlotur dhe më pëshpëriti diçka. Qëndruam përballë njëri-tjetrit, gjoks për gjoks, dhe duke e parë në sytë e tij, kuptova se po shikoja një lumturi të vërtetë.

Kjo ishte ëndrra e jetës së tij. Nuk kisha parë kurrë më parë një lumturi të tillë! Asnjëherë në jetën time nuk kisha parë një paqe dhe ndriçim të tillë të brendshëm të shkruar kaq qartë në një fytyrë njerëzore. Do të jepja çdo gjë në botë vetëm sikur të mund të flisja me atë plakun që qëndronte përballë meje në Varrin e Krishtit, duke pëshpëritur diçka që nuk e kuptoja dhe unë vetëm tunda kokën.

Pastaj iu drejtua murgut grek dhe i përsëriti të njëjtat fjalë, por edhe ai nuk e kuptoi dhe tundi kokën si unë. Plaku u çmend nga shqetësimi. E ngriti pak zërin dhe më pas, duke i hedhur një vështrim pllakave të mermerit me një blic, uli sytë dhe tregoi me gisht ballin dhe llambën që varej mbi Varrin e Shenjtë. Vetëm atëherë murgu e kuptoi. Duke tundur kokën në mënyrë solemne, ai anoi një nga llambat e varura nga një zinxhir dhe zhyti lehtë një copë pambuku në vaj, pastaj vajosi shenjën e kryqit në ballin e fshatarit.

Plaku ra përsëri në gjunjë dhe iu drejtua Varrit, duke mos dashur të largohej nga këtu, i tronditur nga besimi dhe përkushtimi. Duart e tij të mëdha dhe me vraga ledhatonin mermerin me atë lloj dashurie me të cilën përkëdheleshin flokët e një fëmije. Pastaj ai u duk i humbur në dritën e qirinjve dhe u zhyt në kapelën e zymtë të Engjëllit.

… Shkoja te Varri i Shenjtë çdo ditë kur isha në Jerusalem. Dhe kuptova se emocioni i turmës, në të kaluarën dhe tani, ka qenë gjithmonë i njëjtë. Turma thith dobësinë njerëzore. Turma është e frymëzuar nga Besimi, lakuriq si një fëmijë i porsalindur. Teksa shikoja mbledhjen e qetë, fantazmë, ardhjen dhe ikjen e turmës, kuptova se një figurë njerëzore mbeti para syve të mi si mishërim i lutjes ndaj Zotit. Ishte ai fshatari plak që më foli te Varri i Shenjtë. Unë e ngulita atë në mendjen time kështu – i gjunjëzuar para hyrjes së ulët me krahët e shtrirë në të dyja anët e trupit dhe lotët që rridhnin në fytyrën e tij të lodhur. Ai më dukej si një martir i vjetër që mund të ishte pikturuar nga Giovanni Bellini. Dhe më pas kuptova se ky njeri i mjerë, i penduar, i gjunjëzuar në shtegun gjysmë të ndriçuar drejt Varrit të Zotit, ishte një simbol jo vetëm i dhimbjes pyetëse që buronte nga vetë zemra e Njerëzimit, por edhe përgjigjja për të.


Përktheu: Fatmir Terziu

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page