Buzë humnerash përrenjsh brigjengrënë,
ku ullinjtë shekullorë zgjatin duart,
të"mbahen" nga unë,
rri varur fëmijëria ime,
si një trastë ëndrrash e kujtimesh,
që çelin e lulëzojnë,
sa herë çel e lulëzon shega e pashoqe,
tek lëmi Toskajve,
skuqur e çarë nga tejpjkja,
me të kuqen onufriane nën lëkurë,
që Nëna ime ja "vidhte"
dhe zbukurohej si xhinde,
sa xhindoseshin njerzit e ato brigje...
Nën pragun e gurtë të asaj shtëpie,
gjysëm murshe rënë,
mbuluar me vellon e vjetërimit,
nën perde myshku,rrushkullimi,
nën mjegulla kujtimesh,
rri dosja e fëmijërisë time...
E gjithë shtëpia netëve me hënë,
në tramundana e furtunë,
fëmijërisë time të pa shoqe,
mbetur varur atyre brigjeve,
si Homeri nis i këndon ...
rri varur fëmijëria ime,
si një trastë ëndrrash e kujtimesh... teper e bukur