top of page

Hej vete...


Hej vete...

U detyrova të ndaloj në një ngërqë të sëmuar Ashtu, më solli këtu kujtesë e nemur Ç’tu dashtë or Zot t’i japesh të marrëzishmen njeriut!? Dhe bëra hetimin! Dhe do çoj tutje hetimin! Vështrova e vështrova në rrënqethje provat! Dhe shikova! Dhe gjeta! Nga një anë të përsosurën sipas urdhërit tënd të prerë O Zot Q’i hapa shtrirje në çdo cep shpirti Sipas diktatit tënd! Ti, robi im,-urdhëroje- veç të paren ndiq Po, kundruall sajë kishe shtrirë me doravetë shëmtinë E këte-më thoje-shihe sa të mësosh të ndaluarën. Dhe ia dhash vrapit theqafësh. Nga e para! Dhe më ndalonin, dhe më pshtynin dhe më mallkonin Për hapin t’patundur që bëja, për rrëzimin e shtyrjen anash Të secilit e gjithëçkajes T’ia dalë urdhërit që më tha fanitja jote. Dhe tani o Përendi, se ç’ngujova në një çast ters Ato mësyerjet, ato shtyerjet, ato ndëshkimet që bëja Tek më ndalonin trokun e rrugëtimit nga e përsosura Se ç’më dolën troç si një mëkat ferri Si një mashtrim dremites që heq mendjen nga koka Si një akuzë gjyqi që nuk të lë derman. Dhe të vë në sprovë stërlodhëse Ç’të bëjë, ç’ti bëj vetes Ka një rruginë t’padijtur nga do ikë ate. Ti vetëm heshtën e qeshën e përgjigje s’jep. I nemitur, sytretur në pakufi, ia them vetes Vete, log kundërshtishë të pafuqisë tënde S’ka një tjetër, unë nuk dij Të të dorëzoj misterit qiellor Me një amanet atij të pakufijshmit Mister qiellor, Ti e di, e që e di! Rehatoje timen vete si një shpirtë Që treti tek bënte jetë urdhër Zoti E doli kështu i kredhur, i lajthitur. Shi! Vrerët! Largë gëzimi i diellit! Fytyra të vërenjtura! Mendsi e zymtë. Po qanë kështu natyra apo është urdhër qiellor...? 5.12.23 m.m.h.

27 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page