![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_13058c5320884ae28a8e10dc3f9cb767~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1225,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_13058c5320884ae28a8e10dc3f9cb767~mv2.png)
TAHIR BEZHANIN DËSHMITAR I KOHËS
Jam në dilem, mendoj, lexoj, shëtis dhe flas me veten time. U ngjita pas librit me qellim të gjejë një metodë krejt të re për mikun, poetin, prozatorin nga Smolica e Gjakovës. Ky burrë letrash e jetë të trazuar më bëni të qaj disaherë në faqet e librit tij. Kam lexuar libra, kam recituar poezi, por si libri “Shtegtime të Ndrydhura Jete”, të shkrimtarit Tahir Bezhani rrallë libër më ka bërë të përmallem në atë formë.
Qenia ka shtresëzimet e veta, ka thellësinë e ngacmimeve nëpërmes ndijimeve, ajo qenia është proçes i mahnitshëm, ndërton nëpërmes ngacmimeve reflekte që nxjerrin në pah shumëçka, që është e nevojshme e gjithçka që nuk nevojitet. Pra, qenia kapërcen edhe mbi vetveten, ndërton hendeqe që sjell përplasje, ose beng-benge e pas kësaj përplasje demonstron mendime, mençuri që i themi me plot gojën teza të sintetizuara e nganjëherë i emertojnë perla të diturisë.
Qenia i kthehet, bile i rikthehet kohës, ndoshta jo në mohimin e mohimit në të njëjtën substancë, jo në të njëjtën formë, por i rikthehet për një mësim, për një fat, për një reflektim. Kjo, qenia është proçesion, është një udhëtim, është kategorizim, është shfaqja e brendshme me veprime konkrete. Jemi në dilem të bashkohemi me arsyen, apo të lejohet arsyeja të veproj në një kapërcim pozitiv të gjësë.
Shtresëzimet e qenies, ndijimtare japin një ndriçim të brendisë së ndërgjegjshme, duke kërkuar shfaqjen pa përplasje me veten. Përplitjet e brendshme janë grimcat e ndijimeve që nuk të lejojnë të mbashë hije, apo të qëndrosh në hijen e ëndrrave cinike. Ne, nuk janë kurrë si të tjerët që verbërisht shfaqen dhe në hijen e vet dergjen. Ata që do jenë në të vërtetë për vete janë edhe në harmoni me të tjerët. Shfaqja e vullnetshme nëpërmes beng-bengut të brendshëm realizon konfirmimin e së vërtetës. Këtu të tjerat arsyetojnë me vetitë e tyre, apo me sentimente njohin në qenien tënde vlerë, apo anti vlerë.
Njeriu ka ëndrra, ka pasione, ka ego. Në qenien tonë është e mishëruar krejt vesi edhe karakteri. E gjitha kjo është një aktë formal, individual i kushtëzuar ose i pakushtëzuar. Shpeshherë i themi njeri i drejtpërdrejt, njeri meskin, i fshehtë, i ndyshëm prej të tjerëve. Ashtu siç ka që themi ky është njeri, ka një shpirt njeriu, një ndërgjegje të pastër, është burrë që di të qendrojë në këmbë.
Ne themi qenia, qenia dhe gjendja nuk mund të ndahen edhe pse janë dy institute që studiohen veçmas, ato ndërlidhen me njëra-tjetrën pazgjidhshmërisht. Këtu në analizën filozofike të qenie-gjendje shfaqen karaktere që deformojnë vesin, bile ka në shumë raste që vesi mundet përballë karakterit. Jemi dëshmitar të ngjarjeve që koha i ka zbeh tanimë, kur thonim lufta me vet-veten është lufta më e ashpër. Në këtë luftë njeriu harron gjendjen, sepse qenia është në luftë në brendinë e shtresëzimeve të nënmendimit.
Shumëherë biem në dilem, se duhet të shfaqemi, apo duhet të ndrydhim faktet e brendisë tonë. Nëse shfaqemi, kujt t’i shfaqemi? Nëse rrëfehemi, rrëfimi a mbetet një karakter sekret anonim, a përfitoj nga ky rrëfim-shfaqje, a është për mua një përfitim në të ardhmen. Më e rëndësishmja, a mund të udhëtoj rrëfim-vendimi për një jetë më të vlefshme?
Ka mjaft njerëz që edhe ngjarjet e familjes i diktojnë problem se po shpalosin probleme negative. Shumëherë e në shumë vende është quajtur varfëria, vobektësia, turp. Jeta në kushte të vështira është përfolur. Më e ëmbël për një njeri është ta quajnë i shkreti se sa i lumturi, më e ëmbël është të quhet i varfëri se sa i pasuri. Të gjitha këto janë elemente shoqërore e sociale, psikologjike që mbartë një shoqëri në zhvillim. Ka ndodhë që një njeri, një familje, një çiftë, një shtet për njëfarë kohe është në krizë, jo vetëm ekonomike, por edhe politike. Kjo është e përkohshme për gjithë këto struktura të shoqërisë. Familja e re rritet, fëmijët trashgojnë, shteti ndërton politika të ndjeshme për komunitetitin dhe dalin nga kriza në një kohë të shkurtër. Të gjithë nuk mbajmë mendjen këtu tani tek arritjet, por tek historia e përçmimit. Ka prej atyre që kujtojnë me nostalgji, mall, dhimbje ngjarje si këto që flet poeti në librin e tij. I kujtojnë që të përballen dhe të mos harrojnë të shkuaren e më keq të mos kthehen në atë kohë asnjëherë tjetër.
![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_fdff323b560f4e0494446695cdc8eea7~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1225,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_fdff323b560f4e0494446695cdc8eea7~mv2.png)
Pas gjithë kësaj që folëm më lartë, unë kam mbledh gjithë korpusin e librave të botuara nga Tahir Bezhani. Nuk e di më pëlqej më shumë se të gjitha libri e tjerë, ”Shtegtime të Ndrydhura Jete”. Kur ta lexoni këtë libër e nëse jeni me të vërtetë artist, krijues do qani. Do derdhni lot për jetën e poetit në rritje. Autori ka shkruar me një guxim, sinqeritet e ndërgjegje i cili ka shpalos shtresëzimet e qenies bashkë me brendinë, atje thellë në qenien ku nënvediaj ka kapërcye në rrethana artistike botën e një njeriu me brenga të mëdha.
E njoha Tahirin, e njoha nëpërmes mikut, shokut tim Lulzim Logu. Në shtëpinë e tij, kur unë e njoha nuk kishte asnjë shenjë të brengave. Ai i kishte fshirë ato, ai i kishte kapërcyer ato, ishte një Tahir tjetër. Sa lexova librin thashë me vete e paskan vjedh Tahir Bezhanin. Duhet të njoftojmë kërkimin e tij në të gjitha rrugët. Tani lind pyetja: Ku ta gjëjmë Tahirin që dikur rritej me aq shumë brenga, sa mbyllej njëra, lindte tjetra? Ai me guximin e një personaliteti që nuk ka varësi nga faktori i jashtëm tregon fije e për pe ngjarjet që në embrion. Në çdo ngjarje ai mendonte për jetën, mendonte për shkollimin, mendonte për punën, mendonte për nanën-babën, vllëzërit, motrat. Me një nostalgji të një korifej prej mendimtari, lideri elitar tashmë të konsoliduar, ai kujton me saktësi gjithë jetën me kushërinjtë, me nuset e axhave, me vllezërit e gjithçka tjetër.
Koha që sjell vetmia është dukshëm meskine. Ajo thërret në sfond kuptimin e jo mundësinë e të kuptuarit. Të jetosh i moskuptuar do të thotë je i vetmuar. Një hapësirë e mbushur me forma festive që nuk të dëgjojnë, nuk të lexojnë, nuk të përmbushin thelbin e së vërtetës, përbëjnë vetmin e një individi që nuk mund të bjerë në nivelin e tjerëve. Kjo nuk është vetmi objektive, kjo është subjektiviteti formal i ndodhisë. Një ambient sado i plotësuar të jetë dhe të kenë dije të barabarta, të ketë gjendjen sociale të përafërt duhet ta kuptojnë njëri-tjetrin. Kur ti nuk dëgjohesh prej njerëzve, edhe nëse është i përmbushur ambienti, ose ndoshta është një numër i kufizuar njerëzish dhe nuk të kuptojnë, venitja vjen gradualisht, sfondi natyral bie në ngjyrën gri të haptë, ngrin si fenomen, derisa të duket se je një fantazëm që bën hijen kalimtare iluzioniste.
Në padukshmërinë mes njerëzve të gjinisë-gjakut, të rrethit që e dëshiron shpirtërisht je i plagosur, sepse dukesh i padukshëm. Qendrimi në këto rrethana të jep një ndjesi iluzive që nuk ke mundësinë ta shpjegosh. Kjo lloj vetmie nuk ka të bëjë me mungesën e përkrahjes të mbështetjes, por me mungesën e lidhjeve e kjo të godet në shpirt, të godet në sistemin e ndjenjave. Në kohën e varfërisë, të vetmisë njeriu ka marrë me vete solidaritetin e bashkimit familjar në traumat e jetës së pa shpirt. Një lexues i kujdesshëm do pyes. Ka jetë pa shpirt? Po, po ka jetë pa shpirt, siç ishte jeta e poetit që sot është subjekt i shkrimit tim. Në fakt vëmendja për poetin është e dukshme. Ai prandaj ka fshirë të kaluaren e ngrysur. Jeta (kohë) është hendeku më i madh, që aty nuk ka as më të voglën ndjesi shpirtërore.
I dashur Tahir! Jam krejt i sinqertë me ngjarjet e ndodhitë tua. Me thënë të vërtetën kam qajt sikur ... . kur ti flisje për kohën grih, për lisat që shërbenin për dërrasë varri, për bagëtinë, për piskamën tënde “ më paska vdek nana” . Sa janë bllokuar fijet neurotike qw lidhë sistemin nervor të trurit. Kjo ndodhi disaherë gjatë leximit të librit tuai. Më mirëkupto të lutem. Sa herë dëgjoj njeri që tregon për vdekje nane në voglin e tij, mendja më rri atje, tek babai im që është rrit pa nënë. Atij nuk i kujtohej nëna fare. Thoshte i mbaj pak mend flokët e gjata e të kuqe. Ai është pajtuar me një brisk të vogël që gdhendnin fëmijët lodrat e kohës. Një fëmijë që rritet me një traumë të tillë dhe bëhet në moshën e pjekurisë si Tahir Bezhani, me të drejtë unë them atë mikun tim të librit e kanë vjedh. Na sollën një tjetër me një pjekuri prej të rrituri e pa drama e ky qenke Ti që gjithmonë qesh e gëzon gjithë shoqërinë.
Ne kemi trashëguar shumë doke e zakone të pështira prej pushtuesve. E prej këtyre dokeve e zakoneve më të shumtat janë të Turqisë, janë kushtëzuar me tek populli jonë me dhunën psikologjike. Në të drejtën e legjislacionit osman, femra ishte plaçkë. Ishte mall që shitej, blihej, përdorej për arsye të ndryshme. Sulltanët kanë patur parimin bëni, siç ju them unë e mos bëni si bëj unë. Në rastin e martesës femra blihej, bilës nuk të ndante ditën e dasmës pa i dhanë këstin e fundit të vlerës së caktuar. Kështu familja shqiptare ra në një krizë të madhe ekonomike e morale. Me vdekjen e mashkullit, femrën nuk duhej ta nxjerrësh prej shtëpisë, sepse nuk kishin kushtet ekonomike për të martuar mashkullin e radhë. Kështu ishte edhe për familjen e femrës. Nëse vdes gruaja duhej t’i jepnim një vajzë tjetër. Nuk merrej parasysh fare vdekja. Për mashkullin që linte fëmijë, fëmijët nuk duhej të dalin prej shtëpisë. Ata nuk duhej të rriten në dyert e botës, sepse ishte turp. Asnjëri nga këto doke të kushtëzuara nuk kanë qenë në vatrat tona para pushtimit Turk. Këto veprime nuk i kishte kanuni i Lekës. Kjo u bë zakon, por jo kanun (ligj).
Nana jote e ndjerë nga dritaret e dyshekllëkut shikonte majën që e ndante me vendlindjen. Ajo qante për vendin e rritjes, qante për vdekjen e babës, të nanës, për martesat, dasmat që nuk mund të bashkohej fatkeqësis, as gëzimit. Kjo për një, ose pesë kilometra rrugë në këmbë, pra një orë larg. Kush e bëri këtë? Pjekuria fëmijërore politike e politikanëve tanë. Nuk morën parasysh asnjë nga këto trauma. Dikush thotë se kjo ishte ndarje që e bënë të mëdhenjtë e botës. Në të drejtën ndërkombëtare ka precedente të shumta dhe marrëveshje të shumta që ngjajnë me fatin tonë. E janë zgjidhë në mënyrën më perfekte. Njerëzit nuk kanë qëndruar të ndarë. Por ne, kur na vinte dikush në familjen e vet e ky dikush ishte bijw si nana jote e shikonim si agjent, bile edhe sot pas tridhjetë vjetësh kështu e kanë nofkën. Ky lloj epiteti ishte me kahe të dy anëshme si në Reken e Kqe ashtu në Malësin e Mirë.
Për këto kushte psikologjike, nëna juaj mund të ketë pësuar ndonjë shkak shendetësor dhe para kohe ju përsonalisht iu ka loçkuar. Ajo të donte dhe sytë e mendjen e kishte tek ti. Në bjeshkë atë verë që iu shërbeu me aq përkushtim në fakt iu tregoi disaherë në porosit që iu jepte se është vera e fundit me ju.
Tahir Bezhani, kur ishte i vogël, po rritej me tërë vëmendjen e shtëpisë së Sylë Bezhanit të Smolicës. Në atë kohë ke qenë si edhi (keci) në dërrasë. Sytë more burrë të bënin xixa ( nuk i ke pas si njeri). Më përfytyrohesh, kur babai yt në mes të shkallëve me bishtukun ndez që ju po shkonit për në aher tek bagëtia të tha: Të ka gjetë baba një nuse. Më duket që po të shoh tani si i ke picërruar sytë. Në të mijëtat e sekondës i ke marrë të gjitha çikat e Smolicës e për rreth të asaj kohe duke të rrahur zemra me furi kraharorin tënd e pyesje veten, cila do jetë? Nuk të ra keq zgjedhja e Avdullahut. Zadja qe shpi e mirë e vajzë me temel të pëlqej fort, u pajtove me të, bile edhe ia zunë me humret e tua që nuk ia ke thënë askujt. Ja sajn në sukën e Dinos. (saj një mjet loje fëmijësh për të rrëshqit në dëborë). Më kupto, or burrë. Dua me larguar pak atë trishtim e të kam fut përfundi e po të zhgarraviti.
Tahir Bezhani sjell në mendjen e lexuesit me saktësi gjithë vogëlsitë e kohës së rritjes vet. Kjo nuk është vetëm kopetencë profesionale, por është mëritë e mendores, bile praktikon një shfaqje me fakte të ndijimeve që të gjithë duhet ta marrim si mëritë e praktikë. Mirënjohës ndaj cilitdo që ka kontribuar në rritjen e tij fizike, ashtu edhe intelektuale. Ai, lobon në familje derisa Idrizin e bën të vihet në dispozicionin e të drejtës për shkollim të Tahirit. Ndan me Zenelin gjithçka edhe bukën, biletën e udhëtimit, librat, fletoret e rrobat. Poeti, në këtë rast rrëfimtar nuk kishte lind për punë fizike. Ai kishte lind të mësoj të tjerët, të dokumentojnë historinë e familjes tij, të shoqërisë që e rrethon, të kthesave historike. Në qendër të kësaj rrëfenje ka vendos veten pa harruar asnjë gjë që e përplasi jeta si për mirë, si për keq deri në sindikatën e policisë që e paraburgosen mbi tre muaj.
Unë mendoj se nuk ka gjë më të ëmbël e më të çmuar se jeta. E them unë, sepse këtë e kanë thënë shumë para se ta them unë e do ta thonë shumë pas kësaj. Unë nuk jam peng i detyrimeve e të jem inferior, jam i detyruar të jem mirënjohës, të përlaj iluzionet dhe t’i shemb ato, sikur shembet ortegu në bjeshkë. Pleqëria është njëfarë fëmije me eksperiencë. Ajo të gudulis kujtimet e të bën paksa qesharak, sidomos kur shkel pas shumë kohësh në vendet që nuk ke qenë. Që shkel për së dyti në vendet që ke qenë, aty ke ndarë gëzime mbartë me vete haren e atyre kohëve që nuk vijnë kurrë. Në një vend kam lexuar se vetia e perëndive është se si iu japin njerëzve ndihmë, si i bëjnë ata të lumtur, kur kapërcejnë sfidat deri edhe ato të burgimit. Historia e letërsisë ka treguar shumë për korifejt e letrave botërore që janë burgosur. Kryeveprat që ne mburremi me to i kanë shkruar aty nën thundrën e dhunës. Kur mendon dhunën e një rrëgjimi e sidomos pushtues jeta nuk meriton të ketë emrin e bukur “JETË”. Letërsia është filozofia teatrale e historisë. Ajo është gjendja shpërthyese e nënvetëdijes nëpërmes ndijimeve. Ajo monton në analet historike gjendjen e qenies njerëzore, përcakton grupet sociale në shoqëri, merr me vete çmimin, çiltërsin, sikur në bjeshkë merr flladin e pishnajnës të sapo hedhur shtat. Unë mendoj se pleqëria iu duhet shumë njerëzve në rritje. Aty ata gjejnë eksperiencën historike, gjejnë mallin për jetën që në fakt është emërtesa më e bukur. Këtu duhet të marrin rinia.
Gati gjithnjë në këtë shënim më duhet të radhisë opinionin tim filozofik, sepse në shënimet e Tahir Bezhanit gjen jetë, gjen nëpërmes jetës mall, gjen dhunë psikologjike, gjen shtypje, histori, analizë faktesh të vendit tij, Kosovë e që unë jam për ta thirrë Dardani. Tahir Bezhanit në punën në polici filloi t’i sillet rrotull reja e zezë. Ai në punën e tij siguroi sigurinë e tij profesionale, intelektuale. Prej këtu e qysh në gjimnaz, në ushtri ai u bë pjesë e botimeve me poezi. Në këtë libër më ka tërheq shumë sinqeriteti i shkrimtarit Smolicas. Ai fillon në moshën e fëmijëris, gdhend gjithë ngjarjen, por në shërbimin ushtarak, në përplasjen me Kroatin e quan jashtë moralit, por ishte i detyruar. Nuk thonë kot më i sigurt je para atomit, sesa para opinionit. Sapo lexoja këtë ndodhi e Tahiri po rrëfente ndodhin e sinqert, mendja më shkoj në malet tona ku njerëzit ia japin kafen për poshtë këmbës njërit që s`ka marr gjakun. E kështu e detyrojnë njeriun të bëhet kriminel. As kjo, o Tahir nuk është në kanun. Telefonata prej një zyre operative me kercënim dhe urdhër despotik, mos te shikoj emrin tënd në faqet e revistave as te gazetave, kjo tregon që regjimet nuk e duan artin, ata historisë i thonë të shkruajmë ne me dhunë, pa gëzime, pa manifestin letrar.
Nga dhimbjet më të djegsa ishte rrëfimi për burgun e Lipjanit. Kemi punuar në gjithë degët e jetës që të përfitojmë të mira materiale për t’i shërbyer jetës dhe shëndetit, fëmijëve, familjes, por ngjarja më fyese është të qëllosh burrin. Autori këtu bënë historinë. Ai është dëshmitar, është aktor i dramës, është regjizor, dokumentues i hollësishëm me imtësi i ndodhive antinjerëzore. Por në gjithë këtë njeriu ka edhe gjak, ka edhe dhimbje për njerëzit e vet. Nuk i dërgoj ndërresat në shtëpi, sepse tronditen fëmijët, sepse ata do vuanin, mjaft kishte vuajtur vet në rritjen e tij, nuk donte të përjetonin të njëjtën gjë edhe fëmijët, bashkëshortja, baba, vllezërit, motrat.
Historia përseritët, ajo është e pa mëshirshme në gjykimin përfundimtar. Thonë se historin e bëjnë fitimtarët, por unë mendoj se historinë verbale nuk mund ta ndalojë askush. Këtu kemi të bëjmë me fitimtarët. Ata duhet të zhdukin gjithë dëshmitart, varret, bjeshkët, kullat, bilës edhe zogjtë që të shkruajnë historinë. Ndryshon interpretimi nga një njeri në tjetrin për ngjarjen, por shkrimin bëje, siç është. Tahir Bezhani iu kthye disaherë fshatit, punëve të bujqësisë, rrugën e bënte me biçikletë, 15 km për në banesën e tij në qytet. Ai kujtonte me kujdes mësimet e babës për punët e fshatit, qante hallin e bashkëshortes Zades, e cila kishte shumë ngarkesë, por nuk lodhej kurrë. Tahir Bezhani, bujk, poet, prozator, historian, analist dhe biograf i çmuar.
“Vendlindja e nënës ishte oqeani i lotëve ku lundroja me varkën e kujtimeve plot dhimbje e krenari”. Kësht foli poeti gjatë gjithë jetë. Në Zogaj nipi shkoj, por respektoj traditën. Më dërgoni tek daja Alush. Ai e di, se ku duhet të shkoj unë. Alush Zmajli një burrë me emër të mirë në tërë trevën e Malësisë Mirë e njohu që në thirrje nipin e tij. Pasi e pyeti, sipas protokollit e siguroj; se për cilindo individ kudo e sado të jetë të dal zot deri në vdekjen time e të gjithë ç’kam unë. Me shtetin e kam të vështirë të përballem. Tahir Bezhani i Kullës së Syl Bezhanit kishte menduar edhe për këtë deklaratë të dajës. Pasi jep sigurinë juridike për të gjithë, ai gëzon në truallin e nanës si kurrë më parë.
Poeti, autori i këtij libri shumëdimensional nuk harron lotin e babës si në rast gëzimi, ashtu edhe në rastet, kur gjendja nuk ishte në favorin e tij. I jepte kurajo babës sa e bënte atë me krah.
Thonë se një fëmijë që respekton, plotëson dëshirat e babës, të nanës nuk humbet kurrë, edhe nëse do ketë vuajtje që i vijnë ndoshta nga jeta e mëparshme. Autori sfidoi kohën, në udhën e tij të gjatë e plot ngarkesa, e ktheu atë për vete e në dispozicionin e tij. Në këtë udhë krijimtaria vazhdoi. Në jetën e tij ai botoji shumë libra si; “Koha lind vigaj”, monografi 2001. “Përplasje kohe”, poezi 2002. “Pëlcitje e vonuar”, poezi 2004. “Rapsodët e Rekës keqe”, monografi 2005, “Shkollat Shqipe në Rekë të Keqe”, monografi 2006. “Smolica bastion i lirisë”, monografi 2007. “Frymëzim në errësirë”, poezi 2008. “Jetë në furtunë”, kujtime 2009. “Piskamë e heshtur”, poezi 2010, Tiranë. ”Urtësi nga Reka e Keqe” p.I /2011. ” Mureve të heshtjes sime”, poezi 2011, Luli-SHBA. “Leximi i shkrumit”, poezi 2012, Tiranë. “ Vite tronditëse”, tregime 2013. ”Hyjt e mallit” përzgjedhje, Mujë Sadija 2014. ”Lojë hijesh”, poezi 2014. ”Vrapim pas së bukurës”, 2015, vështrime, kritikë letrare. ”Dëshira të çmendura”, poezi 2016 “Patra! (Greqi-shqip-Greqisht). ”Monologu i ashtit”, poezi 2016. ”Mësuesi historik i Smolicës”, monografi 2017. ”Urtësi nga Reka e Keqe”, II/2018. ”Madhështitë e atdheut”, reportazhe, portrete, 2018. ”Terrinë mallëngjimi”, poezi 2019, Tiranë. ”Pesha e lotit” tregime 2020. ”Diellnaja ime”, poezi 2020. ”Valset e hirit”, poezi 2022. “Rrugëtime të ndrydhura jete”, biografike 2023. “Pikla nga qielli”, poezi në botim, Tiranë 2025. Ja kjo është veprimtaria e këtij mendimtari të fondit të letërsisë dhe historiografi shqiptare. Tahir Bezhani ka lind me datën 17 maj të vitit 1947, në Smolicë, Rekë e Keqe, komuna e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Ponoshec, të mesmen në Gjakovë, kurse studimet e larta ne SHLP ”Bajram Curri” në Gjakovë, në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe. Tahir Bezhani ,që kur ishte nxënës dhe student nisi të shkruajë poezi e prozë në faqet e gazetave e revistave të kohës. Poezinë e parë e botoi ne vitin 1967 në revistën “Zani i Rinisë”. Një kohë bashkëpunoi edhe me “Rilindjen”. Për aktivitetin e tij në Sindikatën e Pavarur të Policisë së Kosovës, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në vitin 1995 e dënoi me dy vite burgim. Është anëtarë i Klubit letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtarë i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të Globit (E.P.S.). Mori pjesë në disa takime me rëndësi të poetëve, organizuar nga Pegasi në Gjirokastër. Për veprimtarinë krijuese dhe aktivitetet e tjera letrare ka marrë më se tridhjetë mirënjohje nga Gjakova, Bajram Curri, Tirana, Lezha, Gjirokastra e shumë shkolla e ente shoqërore të Gjakovës. Është shpallur Qytetar Nderi” i Bashkisë Bajram Curri në vitin 2012.
Rrugëtimi i të qenit person publik e aq më shumë i letrave në një territor të caktur pa lere më në tërë territorin e një kombi sjell me vete një farë ngathtësie prej njerëzve për tu kuptuar. Në këtë fazë të moskuptuarit të çon në një kuptim më të thellë të vetes tuaj. Vërtetësia e të cilit shpallë njeriun brenda vetes. Të gjitha mendimet në përceptimin si element i ndijimit dhe ndërgjegjja flet për një thjeshtësi, por pa ra në inferioritet primitiv. Kjo ju mëson të rrokni atë që jeni në të vërtetë. Kjo do ndodhë në qoftëse bota nuk është gati për këtë. Ju fton të pajtoheni brenda vetes. Të prisni kohën edhe në qoftë se mungon për shkak të përfundimit të afateve jetësore. Kështu pra, ju ushqeni pjesët tuaja që ndihen gati gati vetëm. Me kalimin e kohës njeriu i niveleve të tilla shikon se po e njeh veten, e vlerëson atë, po merr pas një numër njerëzish që e kuptojnë, pastaj udha është e hapur, e mbarë. Një njeri që mendon është më shumë se sa një njeri që mëson. Kështu mendimi dhe vetmia udhëtojnë bashkë. Në vetmi shprehesh, në vetmi i thua vetes sa as rrëfimit që nuk ia thua haptazi në publik, bile as nanë. Por në aspektin mekat, të vajti mendja është i realizuar mekati. Kjo është në kompetencën e gjykimit të ndërgjegjes së mendimtarit. Në shumë raste e inferiorizojmë veten që të biem në nivelin e bazës. Jo superstruktura kurrë nuk ka nivelin e masave. Nëse kemi superstukturë krijuese është mendimi. Ai, mndimi pra drejton jo vetëm pendën në letrën e bardhë, por drejton tërë botën.
Gati gati gjithmonë poeti nuk del prej realitetit kombëtar. Aty gjenë familjen, gjenë dashurinë, gjenë tokën, gjenë jetën, aty ka trashëgimi, aty ka prejardhje, aty ka kullen. Në poezinë e tij poeti Bezhani lufton shumë me të kuptuarin e vargut, bilej në të kuptuarin e mendimit tij në kohën e ardhjes së vargut. Unë mendoj se një libër duhet të lexohet dhe interpretohet në disa forma. Po të lexohet, siç hapen rrathët në ujë atëherë libri ka arritur qëllimin. Unë e lexoj librin në kuptimin tim, dikush tjetër në kuptimin e vet. Kam mendimin se autori nuk e ka në mendje se ku i del vargu poetik. Atij i erdhi dhe e shënoj, ajo është ndjesi. Kaq është sipas meje. Njeriun, poetin e ditës e gjenë kritika shumë planshe. Poezia “ Në Zogaj”, ai përballet me mallin, përballet me dhimbjet, përballet me siluetën e nanës. “Jam këtu mes jush, Në rrënjën time, Me zemrën e zemrës, Me lotin e nënës. Plot mall si zjarr, Që pëlcet shkëmbinjve”. Në poezinë në Zogaj ai deklaron jo të gjallëve, por i thërret shpirtit të nanës. Jam këtu ku ti u dogje për së gjalli për këtë vatër. Jam këtu, porosia u krye, tani unë po numëroj gjurmët e tua. Jam mes jush se kështu më edukoj nana, më edukoj me dashurinë për atdheun, për shpirtin, jetën, për ardhmërinë. Sepse pa ardhmëri nuk ka jëtë, nuk ka atdhe. Po pëlcas, po pëlcas, sepse nana nuk është këtu, ajo ka vetëm kujtimet verbale. Ju iu vjen era nanë. Tezet e mia nuhasnin kurmin tim, ajo ishte era e nanës, motrës. “Në shpirt kam shpirtin e saj, Ngarkuar në plagën e kohës”. Autori piskat, jam me shpirtin e nanës në shpirtin tim, jam nip pa nënë në derën e dajës, mos më ngushëlloni, nana është këtu në mua. Ky është dheu im, toka ime, pjesa e shpirtit tim. “Të zbraz lotin e saj Çative të djegura” Unë kam ardhë këtu me oqeanin e lotit nanës. Do spërkas çatinë, kopshtin, pastaj një grusht me dhe për varrin e nënës sime në Smolic, në Rrafshin e Dukagjinit. Autori në këtë poezi ngre lart moralin e një familje të shpërndarë prej padrejtësive. Atij i kujtohet mësëmiri dhuna e fshehur në burgjet Serbe në vrimat e gurëve të qelive, gjaku dëshmitar i një krimi, shkopit e bejsbollit që nuk kursenin as fëmijë, as pleq, gra, as burra të kohës së burrnisë. Ai, krimi pra ishte në gjenezën e ushtarit, policit, oficerit, bile edhe të akademikut serb. Këtu jam tani më i fortë se kurrë, nën këtë dhunë unë po triumfoj, sikur feniksi që bëhet hi, bëhet mal, ai fluturon si zog në foletë e gatuara me gjakun tonë. Kështu mendonte autori.
Ku e ka kufirin dhimbja pyet autori me një neglizhencë të habitur. Pyet pasi palca e thame e kurrizit është thithë nga dhimbja, nga dhuna, përçmimi. Metafora, sitilistika, leksiku, loja me gjuhën tek ky autor zënë një vend nderi. Në shumë raste autori përsërit fjalë, kjo vërehet në librin që unë qëndrova pak më gjatë. Kjo nuk bëhet se autori ka harruar, apo i ka kaluar nga loti në kohën e frymëzimit. Jo, kjo përsëritje është një stampim metaforik që njerëzit t’i kthehen të kaluarës dhe të përcaktojnë formën e të ardhmes. “Mos e mbyllni derën e kullës, as dritaret, lerini pakës të hapura”. Porosi,mos e hani darkën herët, dritën në shtegun e oborrit mbajeni ndezur, dritaret e odës së burrave mbajeni me kapak hapur. Dikush udhëtar ka nevojë, duhet ndihmuar prej neve. Ndoshta shpirtërat vijnë kalojnë andej dhe të kenë nga të hyjnë brenda, të çmallen, të japin bekimin. “Do vij nën strehën time, Jam lodhur rrugëve të botës Terr e dritë një kuptim e kanë”. Tahir Bezhani ishte i burgosur i ndërgjegjes atdhetare në shtetin pushtues Serb. Ai mendonte se kurrë fizikisht nuk do të kthehet në shtëpi. Në surrealen ai imagjinonte veten nën strehën e kullës, mendonte se do jetë dritë, ndoshta edhe drita në shteg të oborrit po e pret. Kur vinte në realitetin objektiv e kuptonte që është në burg në terr. Terr e dritë një kuptim kanë. Pse ishte i ngujuar ai mendonte dritën dhe e solli me mund, por dhe drita erdhi. “Në mos unë, Shpirti në kullën time vjen...”. E dinte se jetën e merr vetëm krijuesi, por ai e mendonte se, sikur qindra shqiptar që dilnin të vdekur nuk munden të kalojnë torturës, sot janë pa varr, mendonte se edhe vet kështu do shkojë. Mos unë fizikisht, shpirti do vijnë. Tahir Bezhani erdhi më i fortë se kurrë. Dardania më e fortë se kurrë. Shqiptari krenar për sakrificën që e bëri himn.
“Në mos unë, Shpirti në kullën time vjen...”
Tiranë me datë 04.02.2025
Shejh Hasan MUZLI Selimi
ความคิดเห็น