
Përkushtim për babanë tim mësues
Mbi trojet e djepet e mia të gjalla,
Kujtimi i pa fjetur nga Drini i Zi rrjedh.
Për ty që më dhe frymëzime të rralla,
Lejomë baba, ca vargje të hedh.
Mësues i shqipes ishe im atë,
DYZET vjet edhe jo pakë.
U kërrus mbi libra dhe deftere
Një jetë të vërtetë, të tërë.
Faqebardhë e me nder,
Derisa u lodh, u plak,
Por na thoje kur hyje në prag:
Pritni, pritni, do mësoj pak!
Dhe s'pyete për hipertension e shëndet,
Dhe nuk mungove një ditë në shkollë.
Dhe ece në baltë, në shi e në borë,
E uruara zile të ftonte në oborr.
Gjithmonë ke udhëtuar, e mësuar larg,
Lurë, Burgajet, Tetovë, Ostren, Dibër.
Të prisnim ndër zemra shtëpi e prag,
Stë ndali as shkolla verore,
As shqota e ngrica në dimër.
Ngulmoje me sedër: do punoj prap!
Im atë filloi krymësues në Lurë,
I madhi Migjen, më lart në Pukë.
Su lodhën aso kohe kurrë,
Hëngrën, legjendën e misërnikes bukë.
Migjeni thuri skica e novelëza,
Tim eti i mungonte dhe shëllira,
Dhe qepa dhe kafshorja, pale veza,
Zemrave i'u gufmonin vargjet e lira.
Te dy i rrethonin Lulat e vocërr,
Zenelët, lypsat, murgeshat, kasollet.
Për shpirtrat rebel e plot vizion,
Si rilindas të pashuar, 7 marsi i kujton!

Comments