(Gëzim Begës)
Duart të lyera me graso,
E, njërën këpucë, mirë pa lidhur .
Ece me një "Z I S " të vjetër,
Mespërmes kohēs së hidhur
Korskotin mbushur romane
(Lexoje në pushim në hije )
Lugēn e lije në mes .....
E, shpētoje një jetë fëmije!
Kush s'hipi tek "Z I S I " "yt " ?
Shërbeve tek biri (më parë tek i ati)
Ndaj mbete në kujtesē të tyre;
Si lundër proletarjati
Prap jeta me ty e hidhur,
S'të la ta shikoje c'kishe ëndërruar
Lexuar e pate nëpër romane ,
Por nuk e shijove, s'e preke me duar.
FRYNË PUHIJA
Çapi yt i lehtë, i lehtë,
si fryn puhia,
Shtati yt i hollë, i gjatë,
gajtan me vija.
Çapi yt i lehtë, i lehtë,
si pendë pëllumbi,
Me shikimin që bën ti,
tretet guri
Mos dil më, e mos u vish,
moj qafëgjatë,
Na hodhe djemtë më shoshoq,
mos dil në fshat!
E ka hak djali beqar,
që s'merr tjete ,
Per të matur sa e mirē
s'gjendet metër!
NËNËS
S' është vetëm bleta për mjaltin,
Atë e prodhon dhe nëna,
Por njëra e ruan në hoje ,
Tjetra e ruan tek zemëra .
N I V I C Ë S
Ulur në prehër të Këndrevicës,
Vrutka - gjiri yt i hapur,
Atje i vumë buzët të vegjël,
Atje do pimë dhe të plakur
Ikëm nga degët e tua,
Si zogjtë kur bie një armë,
Por kujtimet e vegjëlisë qenkan;
Si Meka per myslimanë !
Dua të vi tek ai shkëmbi,
Qe mu përpoq atë ditë balli,
Ta prek me dorë e ta puth,
Të më bien lotë, të pakohet malli
Dua të marr atë gurin,
Qē më vrau gishtin e këmbës,
Tek ai janë arsitjet e babës,
Atje do puth dhe puthjen e mëmës.
LIGJËRIM NË SHKËMB
U pengove, a rrëshkite
Tek shkëmbi në buzë të honit?
Mbase zogjtë mbjellin një lis ,
Të thonë "tek lisi Eltonit"!
Se lisi jeton me shekuj,
E, në shekuj emëri mbetet!
Ndoshta Lumtos s'i kanë thënë,
Po t'i thonē, për ty nuk tretet
O, syshkruari me dorë,
Me penel ngjyer në qiell:
Shpirtin ta dërgosh në Londër,
Shpirti, shpirtin ngroh si diell!
P.S:
Lumtoja, mamaja e Eltonit,
vdekur nga njē sëmundje e rëndë në Londër .
UNË DHE JU
(Përballë një fotografie)
Të dy një gjë kishit të qartë,
Që nuk jetohej më me kopuka!
Të dy një gjë kishit të qartë:
Që lufta filloi, kur mbaroi lufta !
Si dy shqiponja në shkëmb të murmë
(Që vendin vēshtrojnē, gati në ngritje ),
Po snajper’ i zi, që ju kishte në rreth,
Ngritjen tuaj e kish në pritje.
Nuk di pse ma cfaqët atë foto,
E shikoj, e s'ngopem duke parë :
Ju të dy rrezatoni dritë,
Apo ajo në argjend ishte e larë ?!
ATYRE QË S’I NJOHA
Unë nga afër s'u kam njohur,
Se jemi gjysëm shekulli larg,
Por që unë linda, ku lindët Ju,
Domosdo, kam qënë me fat!
Ju penën nē dorë na dhuruat,
(Mua dhe brezit të tim eti)
E di, "trastat" me libra u grisên,
Nê xhep, asnje kacidhe s' u mbeti!
Jo, për Ju s' mjaftojnë kaq për të shkruar,
Ndaj thërras nê ndihmē këdo tjetër,
Se puna Juaj o, dritëtarë,
Nuk është punë, por kryevepër!
Po tê kisha qênë "ca i madh " ,
A, një grusht tê holla patur,
Përmendoren Tuaj, dritëtarë,
Me Ejfelin do ta kisha matur!
Një borxh e di, ua kam mbi supe,
(Që breza të terë s'e dinë kush jeni!)
Të tërë themi: Kemi bërë cudira,
Po cudinë më të madhe mes vetes e kemi
P.S:
Ata që hapën shkollat shqipe në Kurvelesh;
Jaho Karafili nga Nivica, Shuko Dalipi nga Rexhini,
Bilal Rukia dhe Magrip Bana nga Gusmari
Shaqo Buzo nga Progonati dhe Sinan Kërpi nga Lekdushi
I LIGU
Sa i mirë është i ligu....
Sa shumë e lehtëson njerinë!
Po të mos ishte i ligu,
Ligësisë, kush do t'ia jepte atësinë ?
MËNÇURIA
Ikēn flokët, shumë shpejtë mu arratisën,
Aq shpejtë sa kam harruar dhe rininë.
Krehëri më mbeti nē xhaketën e vjetër,
Xheli, tek pasqyra mbi komodinë.
Eshtë shenjë mënçurie, më tha një mik ... ,
Por unë mënçurinë s'e kam takuar dot
Ai e ka parë që shkon nga shtëpia ime
E, ajo , si duket , kthehet në tjetër portë!
VIZITOVA DETIN
Kur erdha në vjeshtë
Vetëm për të parë,
Pulbardhat londronin
Mbi e nën valē.
Erdha dhe në dimër
(Ish një ditë acar )
Ishe grivëruar
Bregu argjendlar!
Kur erdha në maj
Me shokë,në piknik,
Bregu qilimshtruar
Se do prisje miq .
Kur erdha në gusht
Që bera pushime,
Qeshte buza jote
Qeshte zemra ime!
New York, Shtator 2018
Comments