
110 vjetori i lindjes – Akademi solemne në nder të themeluesit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore
SI E VLERËSOJNË GANI STRAZIMIRIN, MEKSI,
CEKA, BAÇE, SHATKU, THOMO E ARTAN SHKRELI
Halil RAMA – Mjeshtër i Madh
· Në saj të kontributit të tij të madh dhe në bashkëpunim me specialistë të shquar vendas e të huaj, u përcaktua zona muzeale e qytetit të Beratit, sipas vlerave të saj historike e ndërtimore, duke arritur kështu një përvojë konkrete, për të vazhduar më tej me zonifikimin e qendrave të tjera historiko-kulturore të Shqipërisë, si Gjirokastra apo të komplekseve muzeale të pazareve të Krujës dhe të Korçës
Themeluesi i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Mbrojtjes të Institucioneve të Kultit në Shqipëri, arkitekti Gani Strazimiri është përkujtuar dje më 10 mars 2025 me një akademi solemne në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Vepra e arkitektit të mirënjohur, u vlerësua nga personalitete akademike, si ish-kryeministri i Shqipëisë, Prof. Aleksandër Meksi, Prof. dr. Neritan Ceka, akademik Apollon Baçe, Prof. dr. Pirro Thomo, arkitekt Artan Shkreli etj.
Organizatori i kësaj akademie, Prof.as.Dr.Saimir Shatku, njëherësh kryetar i Shoqatës Bashkësia Dibrane, në çelje të këtij eventi në praninë e qindra pjesëmarrësve të botës akademike, nga Tirana dhe Dibra e Madhe, ndër të tjera tha se: “Arkitekti i njohur dhe urbanisti Gani Strazimiri dhe vëllai i tij, Lutfi Strazimiri bëjnë pjesë në plejadën e atyre figurave dhe personaliteteve të Arkitekturës dhe urbanistikës që kontribuan në gjysmën e dytë të shek. XX, pas Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërise në ndërtimin e një sërë veprash publike, në rregullimin e ndërtesave të dëmtuara nga luftrat etj”.
Z. Shatku tha se mbiemrin Strazimiri e ka njohur në familjen e tij që kur ka qenë fëmijë nga gjyshja për lidhjet e tyre, ndërsa emrin e arkitektit të njohur Gani, e ka njohur kur ishte me studimet magjistrale në Universitetin e Studimeve në Torino, kur takoi znj. Erica Facci, bashkëshortja e Ganiut, në Maj të vitit 2008 në Torino dhe ajo i ka folur për Ganiun, studimet e tij në Moskë dhe ne Torino dhe lidhjet e tij me miqtë, kolegët dhe personalitetet e kohës si Petrit Radovicka etj.
Firmën e Gani Strazimirit mbajnë edhe sot mjaft vepra publike të arkitekturës së tij të veçantë, si ndertimet tek Pallatet e Shallvareve, Hotel Adriatik në Durres, Parku Rinia i inaguruar në vitin 1959 etj. Po ashtu është i nohur kontributi i tij i mbrojtjes së monumenteve të Kultit.
Rolin e Prof. Gani Strazimirtit në themelimin dhe konsolidimin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Mbrojtjes të Institucioneve të Kultit në Shqipëri e evidenoi më së miri ish-kryeministri Meksi, student i Prof. Strazimirit në vitin e tretë më 1953.
“Ky Institut u projektua nga Prof. Strazimiri që në vitet 50-të, por inaugurimi i tij u bë në vitin 1965. Kjo falë personalitetit të Gani Strazimirit që nuk donte t’ia dinte për asnjë nga ndalimet e kohës. Ai merrej me gjurmimit e monumenteve në gjithë Shqipërinë”, -tha Prof.Meksi. Më tej ai foli për rolin e G. Strazimirit për implementimin e Kartës së Restaurimit pa zhurmë, ndonëse ajo ishte perëndimore. Duke e vlerëzuar arkitetin G. Strazimiri si një personalitet shmëdimensional, z. Meksi foli për rolin dhe punën e tij konkrete në krijimin e seteve monumentale. “Prof. Ganiu ishte shumë rigoroz, një figurë, tribunë e historisë së kombit tonë. Ishte këmbëngulja e tij që u tejkaluan episodet e viteve 67 – 69 kur na akuzonin se kemi rënë pre e ideologjisë borgjeze e fetare”, tha Prof. Meksi.
Në të njetën linjë, edhe kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe Dr. Hekuran Duka e vlerësoi prof. Gani Strazimirin si një figurë e shquar që la gjurmë në historinë e arkitekturës shqiptare. “Me formimin e tij akademik ai la një trashëgimi të pasur arkitektonike. Shpëtoi nga shkatërrimi shumë objekte fetare e kulturore që rrezikoheshin nga shkatërrimi”,-tha ndër të tjera kryekomunari i Dibrës së Madhe.
Akademik Apollon Baçe, tha se që kur erdhi në kryte të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore para 15 viteve iu referua përvojës së prof. Gani Strazimirit si themelues i këtij instiututi. Ai vlerësoi guximin, finesën unikale me të cilën G.Strazimiri i kundërihej kryeministrit të sertë të asaj kohe Mehmet Shehu. Madje sipas tij, kur bota në shumë aspekte na njihte për keq, ishte vizioni bashkëkohor i prof. Gani Kryeziut që bëri që Insituti ynë i Trashëgimisë Kulturor të njihej e vlerësohej si model. Ky institut në fillim mori emrin e Gani Strazimit, por që pas disa vitesh iu hoq pa asnjë justifikim ky emër, sipas akademik Apollon Baçe. Ai tha se Ganiu si drejtor inspektonte vetë çdo objekt. .
Vepra e kryearkitetitittë Shqipërisë të viteve ’60 u vlerësua dhe nga Prof. dr. Neritan Ceka. Ndër të tjera ai tha se është detyrë e shtetit që ata që themeluan esencën e tij të vlerësohen. “Për mua ka qenë fat që isha pjesë e institutit që krijoi dhe drejtoi Gani Strazimiri. Ai shkëlqente për njerzillëkum, për aftësitë e veçanta për të punuar me të rinjtë. Pavarësisht përpjekjeve aventureske për ta shpërbërë qëndron në themelet e këtij Instituti sakrifica me rrezik për ruajtjen e monumenteve të kulturës e të kultit. Emri i tij duhet ti vihet prapë institutit, heqja qe padrejtësi”, tha akademik Neritan Ceka.
Edhe drejtoresha aktuale e këtij Inatituti Joli Mitrojorgji, si ish nxënëse e largët e prof.Strazimit tha se në detyrën e saj që nga viti 2013 është frymëzuar nga vepra e Prof. G.Strazimirit. Sepse Ai ka ditur ti mbrojë dhe përçojë vlerat tona kontinentale, ndaj duhet të rikthehemi te mësimet e tij.
Një leksion më të zgjeruar për veprën monumentale të prof. Gani Strazimit mbajti edhe prof. dr. Pirro Toma. Ndërsa arkitekt Artan Shkreli, i angazhuar për shkrimin e një monografie për Gani Strazimirin tha se mund ta përfundojë atë. brenda vitit
Folësit në kët akademi solemne u shprehën me mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Prof. Gani Strazimiri në fushën e historisë së arkitekturës shqiptare, veçanërisht në përcaktimin e zonave historike të arkitekturës popullore në vend dhe të shpalljes së Gjirokastrës e Beratit qytete-muze si dhe të komplekseve muzeale të pazareve të Krujës e Korçës.
THEMELUES I SHKENCËS SË RESTAURIMIT NË SHQIPËRI
Prof. Gani Strazimiri u vlerësua si një nga figurat më të shquara të arkitekturës dhe si themelues i shkencës së restaurimit në Shqipëri në të gjitha disiplinat e saj, i cili dha kontribut të madh në ruajtjen e vlerave arkitekturore të traditës shqiptare.
Prof. Gani Starizimiri si themelues i Institutit të Monumenteve të Kulturës, u vlerësia për mbrojtjen me vendosmëri, kurajë intelektuale e qytetare të çdo monumenti kulture në vendin tonë si dhe për formimin e një brez të shquar restauruesish, që vazhdoi rrugën e shtruar prej tij.
I lindur në Maqellarë, të Dibrës, Gani Strazimiri shfaqi që në fëmijëri, prirje për artin dhe veprimtarinë ndërtimore. Kjo prirje bëri që të vazhdonte studimet për arkitekturë në Universitetin e Torinos, që i ndërpreu për të kontribuar për çlirimin e Atdheut, në Luftën Antifashiste. Ndërkohë më pas ai përfundoi studimet në Bashkimin Sovjetik dhe filloi punë si arkitekt e projektues i objekteve shoqërore dhe ato të banimit, për të kaluar më pas, përfundimisht, në fushën e studimeve të ndërtimeve arkitekturore, ku u shqua për përkushtimin dhe talentin e tij. Profesor Stazimiri ishte i bindur në rëndësinë e krijimit të specialistëve të përgatitur për fusha me rëndësi kombëtare, në veçanti si ajo e monumenteve të kulturës në Shqipëri. Në saj të kontributit të tij të madh dhe në bashkëpunim me specialistë të shquar vendas e të huaj, u përcaktua zona muzeale e qytetit të Beratit, sipas vlerave të saj historike e ndërtimore, duke arritur kështu një përvojë konkrete, për të vazhduar më tej me zonifikimin e qendrave të tjera historiko-kulturore të Shqipërisë, si Gjirokastra apo të komplekseve muzeale të pazareve të Krujës dhe të Korçës.
“MOTORI: I PËRGATITJES PROFESIONALE TË ARKITEKTËVE TË MIRËNJOHUR
60 vite më parë, profesor Stazimiri bëhet themeluesi dhe drejtori i parë i Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe ‘motori’ i përgatitjes profesionale të shumë specialistëve të shquar, si Aleksandër Meksi, Emin Riza, Pirro Thomo, Apollon Baçe, Buron Kaceli, Valter Shtylla, Gjerak Karaiskaj e shumë të tjerë, të cilët nga ajo kohë e më vonë, do të bënin emër dhe jo vetëm në fushën e tyre. Evidentimi dhe më pas ruajtja e restaurimi i vlerave monumentale dhe arkitekturore të vendit u bënë objekti parësor i punës së Institutit të Monumenteve të Kulturës të drejtuar nga Gani Strazimiri.
Nëse para pesë vitesh Presidentii Republikës dekoroi arkitektin e shquar Gani Strazimiri (pas vdekjes) me Titullin e lartë “ Kalorës i Urdhërit të Skëndebeut”, dje ishte Shoqata Bashkësia Dibrane që i dha atij Titullin “Fisnikëria e Bashkësisë Dibrane në Tiranë” për kontriutin e shquar dhe përkushtimin në projektimin e një sërë veprash publike
Në këtë akademi silemne merrnin pjesë dhe përfaqësues të familjeve të mëdhs të komunitetit dibran në Tiranë, kryetari i të urtve Tofik Jegeni, Prof. Bujar Kapexhiu-Nderi Kombit, Ing. i Rugës së Arbërit Faruk Kaba, Ing. Dr. Orhan Sakiqi, Kryetari i Shoqatës Tirana Prof. Ruzhdi Keçi si dhe dhjetra persoaliete tjera akademike.
Comments