Halil RAMA & Sakip CAMI: Rrahman Parllaku, kush ishte gjenerali që sfidoi kohërat
DOSSIER -Pjesa e dytë nga libri "Një legjendë në kufirin e dy kohëve"
Dokumenti me firmën e tij, i ruajtur që nga lufta ga dr. Selaudin Bekteshi
Urdhëri i Komandantit të Korparmatës së I, Gjeneral Dali Ndreu: "Të ndihmojmë popullin vëlla të Kosovës"
Detyrat për çlirimin e Kosovës, biseda mes Hysni Kapos, Liri Ggës e Tuk Jakovës
Pavarësisht se ç'kishte ndodhur me brgosjen e tij, doktor Selaudin Bekteshi ia dorëzoi dokumentin me firmën e tij në vitin 1991, kur u lirua nga burgu
Më 18 shtator 1944, komandën e brigadës e thirrën në Komandën e Korparmatës së I, në fshatin Priskë të Tiranës. Aty Komandanti i Korparmatës, Dali Ndreu, në prani të komisarit Hysni Kapo, të deleguarës të Komitetit të Partisë Komuniste pranë kësaj brigade, Liri Gegës, si dhe të Tuk Jakovës, në atë kohë Komisar i Divizionit të II nga edhe varej Brigada e III, komunikoi urdhërin e Komandës së Përgjithshme se Brigada e III së bashku më Brigadën e V do të shkonin në Kosovë për të ndihmuar popullin vëlla kosovar në luftën për çlirim nga pushtuesit nazifashistë.
Sipas urdhërit të Komandës së Përgjithshme detyrat kryesore për këto brigada ishin:
• Të ndihmonin popullin vëlla kosovar në luftën për çlirimin e tij sa më të shpejtë nga pushtuesit nazifashistë.
• Të nxisnin popullin e Kosovës të merrte pjesë masivisht në luftën kundër forcave naziste, për të fi tuar në bazë të Kartës të Atlantikut të drejtën për vetëvendosje, se deri atëherë nuk ishte përcaktuar qartë pozicioni antifashist i Kosovës, pasi qeveritë kuislinge donin ta mbanin Kosovën në bllokun fashist, duke organizuar atje forca ushtarake në ndihmë të nazistëve, siç ishin Divizioni SS “Skënderbej” dhe regjimenti “Kosova”, që luftuan edhe në Shqipëri kundër partizanëve.
• Të ndihmonin në organizimin e këshillave nacionalçlirimtare si organe të pushtetit të ardhshëm.
• Të godisnin pa ndërprerje forcat naziste të Gruparmatës ERE, që po tërhiqeshin me shpejtësi nga Greqia e Maqedonia, t’i dëmtonin sa më shumë e t’i pengonin, me qëllim që të vonoheshin për në frontin e Perëndimit dhe të çorganizoheshin për të mos e kryer me sukses detyrën e ngarkuar, që ishte lufta kundër aleatëve tanë.
Në luftë edhe me sëmundjet epidemike
(Nderim dhe respekt për Dr. Selaudin Bekteshi dhe Dr. Petraq Progri)
Gjendja erdhi duke u rënduar gjithnjë e më shumë me përhapjen e infeksionit të tifos, prandaj në marrëveshje me komandën e Korpusit të II-të Jugosllav dhe me aprovimin e Komandës së Përgjithshme, forcat e divizionit e ndërprenë ndjekjen e mëtejshme të armikut dhe iu përkushtuan luftës kundër epidemisë, kufi zimit dhe zhdukjes së saj.
E kaluan Brigadën e III në prapavijë dhe morën masa shëndetësore kundër epidemisë. Mjeku i brigadës, Dr. Petraq Progri, me shpejtësi e pa njohur lodhje, natë e ditë krijoi një mjedis spitalor për të sëmurët, instruktoi disa vajza e djem nga partizanët që ta ndihmonin në punët e infermierit e të sanitarit. Gjithmonë në mes të të sëmurëve dhe pa e kursyer veten, ai shpëtoi shumë jetë njerëzish.
Nga ushtria jugosllave në ndihmë të tij erdhi një ekip prej tre mjekësh, 4 studentë të mjekësisë dhe disa infermiere. Gjithashtu, me ta erdhi edhe një mjek ushtarak anglez me materiale për dezinfektimin e të gjithë efektivit.
Mjeku i divizionit, Dr.Selaudin Bekteshi, mori masa efektive për ndalimin e përhapjes të sëmundjes, por megjithatë humbjet në njerëz ishin të shumta.
Pati mbi 50 të vdekur. Pati një përpjekje nga ana e jugosllavëve që kërkonte të argumentonte se infeksioni kishte ardhur nga Shqipëria, por mjekët shqiptarë kundërshtuan me fakte, pasi forcat e divizionit kishin luftuar për afro dy muaj në Kosovë dhe nuk kishin patur asnjë të sëmurë. Dr. Petraqi me kolonelin anglez dhe me disa mjekë vendas, i pajisur me informacionin e duhur shkoi në disa fshatra, ku vetë banorët vërtetuan se atje infeksioni kishte ekzistuar prej kohësh, kishte patur të sëmurë dhe kishin vdekur shumë njerëz.
Parllaku shprehte respekt e nderim të veçantë për Dr. Petraq Progrin dhe Prof. Selaudin Bekteshin, për përkushtimin në kryerjen e detyrës dhe për guximin e treguar ndaj rrezikut që iu kanosej në luftë me sëmundjen, për të shpëtuar jetën e luftëtarëve.
Dokumenti me firmën e Parllakut i ruajtur që nga lufta nga Dr. S. Bekteshi
Pavarësisht se ç’kishte ndodhur me burgosjen e Gjeneral Parllakut, Dr. Selaudini kishte ruajtur gjatë një dokument të kohës së luftës që mbante fi rmën e tij, të cilin ia dorëzoi në vitin 1991, kur u lirua nga burgu. Këtë dokument, në kujtim të tij, Parllaku e ruan sot si diçka tepër të çmuar.
Njohja me Ramiz Alinë Zgjedhja kandidat i KQPKSH
Më 20 dhjetor 1944, ditën e fillimit të luftimeve në krahinën e Sanxhakut, erdhi komisar divizioni Ramiz Alia.
Rrahmani dhe Reiz Malile, që e zëvendësonte deri atëherë, nuk e njihnin.
Parllaku menjëherë e vuri në dijeni mbi gjendjen e divizionit, përbërjen organike, mbi forcën e çdo brigade, urdhërat e çdo brigade për mësymje, mbi të dhënat që dispononin për forcat armike përballë e për mbrojtjen e tyre dhe për rezultatet e ditës së parë të luftimit.
Ramizi solli letrën e Enver Hoxhës, ku bëhej me dije se mbledhja e Pleniumit të KQ të PKSH-së, mbajtur në Berat e kishte zgjedhur “Krajlin”, Parllakun, kandidat të KQ të PKSH dhe i përcilleshin urimet me këtë rast.
Reizi e njohu Ramizin me gjendjen moralo-politike të efektivit të divizionit, me organizatat e partisë e të rinisë në brigada, punën edukative që po bëhej me efektivin, jo vetëm për të plotësuar detyrat luftarake, por edhe për të përballuar kushtet tepër të vështira të motit.
Ditët në vazhdim, Parllaku dhe Alia shkuan së bashku në frontin e luftimeve të secilës brigadë, për t’u njohur nga afër me komandat e brigadave e të reparteve vartëse, pasi kushtet e luftimeve nuk e lejonin një mbledhje të përbashkët.
Më 13 prill 1945, Ramiz Alia u thirr pranë Bashkimit të Rinisë Antifashiste, në Tiranë, si i zgjedhur në kryesinë e kësaj organizate.
Përvoja e re e luftimeve në territorin e ish-Jugosllavisë
Gjatë luftimeve në territorin e ish-Jugosllavisë, në Mal të Zi, në Sanxhak e në Bosnjen Jugore, komandat e divizioneve, të brigadave e të reparteve vartëse fi tuan përvojë luftarake në disa drejtime, në një luftë të rregullt frontale që ndryshonte nga lufta partizane.
Atyre iu desh të organizonin, të drejtonin e të siguronin marshimin e njësive, të një efektivi me mbi 5 mijë veta në një terren të panjohur malor, në një dimër tepër të ashpër, ku në të gjitha rrugët do të shkelnin mbi dëborë e akull. Pra, duhej të merrnin masa për veshmbathjen, për ushqimin e për strehimin e forcave gjatë kohës së pushimit, etj.
Gjithashtu, iu desh të bënin zbulimin e një mbrojtjeje të fortifi kuar pozicionale dhe zbulim me luftim për t’u njohur me sistemin e zjarrit të armikut dhe kjo bëhej në kohën kur nuk kishin as zbulim instrumental e jo më zbulim satelitor, si sot.
Në bazë të këtyre të dhënave, për herë të parë komandës së divizionit dhe të brigadave iu desh të bënin një plan të detajuar mësymjeje për të shpërthyer një mbrojtje të fortifi kuar armike, në mungesë artilerie dhe teknike luftarake. Për të shpërngulur armikun nga llogoret, do të hidheshin mbi bunkerët me granata dore dhe më pas me ato pak armë personale që zotëronin, do të vazhdonin luftën.
Ushtria shqiptare deri atëherë nuk ishte përballur me luftë të rregullt frontale. Edhe lufta për çlirimin e Tiranës, më shumë ishte luftë në qendrat e banuara se sa luftë frontale.
Në mars 1945, në Bosnje, në prag të fi tores të Aleancës Antifashiste mbi nazifashizmin, me pjesëmarrje të forcave të Divizionit të VI Sulmues, në çlirimin e Vishegradit, luftimet e divizioneve shqiptare në tokat e ish-Jugosllavisë përfunduan me sukses.
Parllaku me shumë nderim e respekt kujton shokët dhe bashkëluftëtarët e tij: Reiz Malilen, Spiro Panon, Nuri Arapin, Shpend Degën, ofi cerët e karrierës Gafur Korçën e Abdurrahman Gurin, të cilët e ndihmuan pa u kursyer në kryerjen e detyrës. Kujton me respekt komandat e brigadës së III e të V, në radhët e të cilave luftuan së bashku. Kujton Komandantin e Brigadës së XXV, ofi cerin korrekt e të përkushtuar në detyrë, Veli Niman Doçin, ofi cerin e ndërlidhjes, Mufi t Paçarin, që vigjëlonte ditë e natë në përgjim e shumë e shumë të tjerë.
Kontributi madhor i Shqipërisë në fitoren e Aleancës kundër nazifashizmit
Gjeneral Parllaku konkludon se populli ynë prej 1 milion banorësh, në kuadër të Aleancës Antifashiste të popujve të botës që udhëhiqej nga Anglia, nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dha një kontribut të çmuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Kjo sipas tij, për faktin se Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare, me luftën për çlirimin e vendit, mbajti të angazhuara në luftë forca të shumta nazifashiste, që llogariteshin gjithsej deri 10 divizione dhe u shkaktoi atyre dhjetra mijë të vrarë, të plagosur e robër lufte.
“Po të mos ishin të angazhuara në frontin shqiptar, këto forca do të luftonin diku tjetër kundër ushtrive aleate.
Me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e atdheut, me luftën për çlirimin e Kosovës, me luftën e dy divizioneve shqiptare në territorin e ish-Jugosllavisë për çlirimin e Malit të Zi, të Sanxhakut e të Bosnjes dhe me goditjet kundër forcave të Gruparmatës E-RE në tërheqje nga Ballkani Jugor, ushtria shqiptare në Luftën e Dytë Botërore e radhiti me dinjitet Shqipërinë krahas shteteve më të fuqishme të botës që luftuan kundër nazifashizmit.
Ditën e fi tores mbi nazifashizmin, shqiptarët u ndjenë krenarë, kur fl amuri kombëtar u valëvit krenar krahas flamujve të shteteve fi timtarë”, shprehet gjeneral Parllaku.
Vrasja e Miladin Popoviçit
Në prill 1945 ndodhi vrasja e Miladin Popoviçit, e cila në përgjithësi u prit me keqardhje nga të gjithë të njohurit e tij shqiptarë. Parllaku me Miladinin nuk kishte patur lidhje pune, por në takimet e pakta me të, ai ishte treguar shumë i përzemërt dhe i shprehte shqetësimin e tij për gjendjen në Kosovë. “Krajli” vinte re tek Miladini keqardhjen e tij për ato që kishin ndodhur, pasi pohonte se gjendjen e krijuar e shfrytëzuan shovinistët serbo-malazezë për të bërë raprezalje.
Këto qëndrime të tij mund të mos ishin të sinqerta, por edhe në bisedat e asaj kohe me shokët kosovarë, ata pohonin se veprimet ishin kryer nga komanda ushtarake dhe Miladini nuk mund t’i ndalonte.
Për varrimin e tij u bënë tubime të përmotshme në qytetet kryesore ku kaloi arkivoli i tij, para varrimit në qytetin e Pejës. Një tubim i tillë u organizua në Mitrovicë dhe komiteti krahinor kërkoi që Parllaku të mbante një fjalim me këtë rast. “Krajli” u vu në siklet pasi dinte shumë pak mbi aktivitetin dhe ardhjen e tij në Shqipëri.
Në kushtet e konspiracionit dhe të ilegalitetit shumë gjëra nuk diheshin dhe me Tiranën nuk kishte lidhje, prandaj ai iu drejtua Abedin Shehut në Kukës, i cili i dërgoi disa të dhëna për kohën kur Miladini kishte qenë i internuar në Peqin, ishte liruar me ndihmën e luftëtarëve shqiptarë dhe se kishte qenë i deleguar i Partisë Komuniste Jugosllave në mbledhjen e krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare.
Në fjalim nuk e përmendi Dushan Mugoshën, por u përqendrua vetëm te aktiviteti i Miladinit dhe ndihma e tij në krijimin e partisë dhe në drejtimin e Luftës Nacionalçlirimtare.
Sa zbriti nga podiumi i tubimit, Dushani i tha: “Krajl, Miladini ka qenë më shumë se një i internuar, kemi qenë shumë më tepër”.
Dushani mbase donte që “Krajli” t’i cilësonte ata si krijuesit e Partisë Komuniste Shqiptare, por Parllaku iu përgjigj: “Unë fola mbi ato të dhëna që dija”.
Transferimi. Largimi nga Kosova dhe nga shokët e luftës
Më 20 prill 1945, Parllaku kishte marrë urdhërin e transferimit për në detyrën e re. Para largimit pati një takim të përmallshëm me të gjithë efektivin e Brigadës së III, pasi kishte kaluar me ta më shumë se 6 muaj në detyrën e zv/komisarit dhe gjatë kësaj kohe brigada pati suksese të vazhdueshme. U katërfi shua në numër dhe efektivi i saj jo vetëm i përballoi vështirësitë e shumta me sakrifi ca të panumërta, por pati edhe gëzimin e fi tores. Pritja që i bëri efektivi, takimet dhe përqafi met e përzemërta qenë mbresëlënëse.
Nga Prishtina u largua në ditën e festës së 1 Majit. Shokët kosovarë e ndalën në manifestimet e kësaj dite dhe shtruan një drekë lamtumire.
Në darkë, “Krajli” mbërriti në Prizren, ku ishte ftuar si mik në shtëpinë e Gafur Lumës, ish-ofi cer dhe i biri i Alush Agë Lumës, një nga familjet më të njohura të krahinës. Atë natë përjetuan edhe fi toren e rënies së Berlinit.
Më 2 maj, në darkë, mbërriti në Tiranë. Të nesërmen u prit në mënyrë mjaft të përzemërt nga Komandanti i Përgjithshëm Enver Hoxha, i cili pasi e përgëzoi për sukseset në drejtimin e luftimeve të divizionit, i bëri me dije se Byroja Politike e kishte emëruar Komisar të Korparmatës së II-të, me besim të plotë se edhe këtë detyrë do ta kryente me sukses. Komandant Korparmate u zgjodh Tahir Kadare, një burrë i pjekur dhe drejtues i suksesshëm në luftë.
Komisar i Korparmatës së II në Berat
Më 2 prill 1945 mblodhën edhe një herë Aktivin e Divizionit të V-të për të analizuar veprimet luftarake të brigadave në Sanxhak e Bosnje, për të vlerësuar situatën aktuale të forcave luftarake dhe caktuar detyrat për të ardhmen.
Ky ishte takimi i fundit me kuadrot e divizionit, pasi më 20 prill Parllaku mori urdhërin e transferimit në detyrën e Komisarit të Korparmatës së II-të, në Berat.
Detyrën e mori nga Kristo Themelko, që ishte transferuar në Bashkimet Profesionale. Procedura e transferimit të detyrës ishte e thjeshtë, pasi Korparmata nuk drejtohej nga Komiteti i Partisë. Funksioni ishte politik, çështjet organizative të partisë zgjidheshin në divizione e brigada.
Korparmata e II-të kishte në varësi divizionin e Gjirokastrës dhe të Korçës. Komandanti, Tahir Kadare, e njohu Parllakun hollësisht në hartë me detyrat e divizioneve në të gjithë frontin e jugut, pasi në atë kohë gjendja me Greqinë ishte e acaruar.
Pas njohjes të situatës në hartë shkuan për të inspektuar gjendjen në terren. Me Tahirin panë nga afër brezin e mbrojtjes të divizionit të Gjirokastrës, kurse në Korçë u shoqërua nga shoku i vjetër Hito Çako, që në atë kohë ishte Zv/Komandant i Korparmatës. Në qershor të vitit 1945 u bë shkrirja e korparmatave si strukturë dhe në ushtri u vendos drejtimi Komandë e Përgjithshme – Divizion. Parllaku mbeti në divizion dhe vazhdoi kursin e partisë, organizuar nga Komiteti Qendror për komisarët e divizioneve, për sekretarët e komiteteve të partisë nëpër qarqe, si edhe për kuadrot e larta të administratës shtetërore.
Në kurs, leksionet dhe seminaret zhvilloheshin nga anëtarët e Byrosë Politike. Kursin e drejtonte Sejfulla Malëshova, kurse leksionet mbaheshin nga Enver Hoxha, Nako Spiru, Bedri Spahiu, Koçi Xoxe, Naxhie Dume, Fiqirete Shehu, etj. Kursi kishte një përgjegjës administrativ. Përgjegjës nga partia ishte Rrahmani, si i vetmi kandidat i Komitetit Qendror të Partisë.
Gjatë kursit u njoh nga afër me Sejfulla Malëshovën, i cili e vlerësonte hapur në seminare si një të ri me vullnet të hekurt dhe me dashuri këmbëngulëse në përvetësimin e dijeve.
Comments