top of page

Halil RAMA: Rushdi Keçi merr drejtimin e Shoqatës Tirana – “Nderi ï Kombit"


ARBEN TAFAJ ISHTE UDHËRRËFYESI QË FRYMËZOI ME FORCËN E FJALËVE DHE VEPRAVE TË TIJ

 

Prof.asoc.dr. Rushdi Keçi merr drejtimin

 e Shoqatës Tirana – “Nderi ï Kombit"

 

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

·      Ben Tafaj la pas  la pas një trashëgimi të çmuar, duke na mësuar se vlerat më të rëndësishme janë ato që ndërtohen mbi ndershmërinë, dashurinë për njerëzit dhe përkushtimin ndaj kauzës së drejtë

 

Kur ka hyrë në dekadën e  katërt si një prej organizatave të para të shoqërisë civile në Shqipëri, Shoqata Tirana - “Nderi i Kombit” ka mbledhur para tri ditësh Këshillin e saj Drejtues, e fokusuar në organizimin e strukturave drejtuese pas vakancës së krijuar nga largimi nga jeta të kryetarit Arben Tafaj. Nën drejtimin e tij me vizion bashkëkohor, në kushtet e zhvillimeve të reja të hapjes së Shqipërisë ndaj vendeve të botës dhe të një lëvizje të vazhdueshme migratore, Shoqata Tirana u shndrrua në një organizatë me natyrë lobuese, duke shtrirë veprimtarinë e saj në treva të tjera apo në komunitetet shqiptare jashtë vendit. Ajo në vijimësi gjatë tri dekadaveë forcoi edhe më shumë qëndrimet  në mbrojtje të interesave dhe vlerave të qytetarëve të Tiranës.


Janë të njohura tashmë si kontribute të veçanta të kësaj shoqate dhe kryetarit të saj Arben Tafaj, organizimi i përvitshëm i “Sofrës Tironase” dhe themelimi dhe dhënia e titullit “Fisnikëria tironase” personalitete të shquara në rang kombëtar.

Në nderim të këtij pesonaliteti të spikatur të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, mbledhja e zhvilluar në sallën VIP të Hotel Tirana filloi me fjalën homazh të Sekretarit të Përgjithshëm z.Ismail Varoshi dhe mbajtjen e një minute heshtje për ish-Kryetarin Arben Tafaj.

Pas diskutimesh dhe votimit Këshilli Drejtues miratoi një ndryshim në Statutin e Shoqates dhe konkretisht dispozitë shtesë qe ka të bëjë me organizimin e Këshillit Drejtues si dhe me kooptimin e z.Endri Arben Tafaj në Këshillin Drejtues.

Dhe ajo që është më kryesorja, për të patur vijimësi, u komandua Prof. asoc.dr. z.Ruzhdi Keçi për drejtimin e Shoqatës “Tirana” si Kryetar i ri i saj.

 

DY FJALË PËR  BENIN…

 

Dy muaj më parë, (në 3 Dhjetor 2024), Familja e tij e nderuar, miqtë e shokët e shumtë, anëtarësia e Shoqatës “Tirana” humbën vëllain, humbën shokun, humbëm kryetarin Arben Tafaj.

Me dhimbje të thellë dhe zemër të rënduar, ata i bënë nderimin dhe i dhanë  lamtumirën e fundit një figure të ndritur të Tironës, një lideri të shquar që i dha kuptim drejtimit të shoqates Tirana me vizion, përkushtim dhe sakrificë.

“Humbja e tij është një boshllëk i pazëvendësueshëm për familjen, per ne bashkepunetoret e tij për miqte  dhe për të gjithë ata që patën fatin të punonin me të. Ai ishte një udhërrëfyes që na frymëzoi me forcën e fjalëve dhe veprave të tij.

Beni ishte një mik dhe shok  i mirë, person  i  dashur gjithmonë i qeshur dhe me humor por edhe korrekt e autoritar. Ai ishte drejtuesi model, politikani korrekt dhe  personalitet i shquar i Tiranës dhe gjithë Shqiperisë”, - tha ndër të tjera në fillimin e mbledhjes së Këshillit Drejtues Sekretari i Përgjithshëm Ismail Varoshi, pedagog i njohur i Universitetit të Tiranës. Ai e vlerësoi të ndjerin Ben Tafaj për komunikimin e thjeshtë me të gjithë, që i jepte seicilit vëmendje dhe respekt.  Komunikimi me njerëzit ishte arma më e fortë e tij.

E kam njohur nga afër Benin kur ishte kryetar i Njësisë Bashkiake nr.8 të Bashkisë Tiranë, si ekuilibrist, amortizues i mirë i debatit dhe kësisoj si intelektualin e mirëformuar që kishte gjithmonë çelesin e zgjidhjes per problemet e vështira. Siç vlerëson prof. I.Varoshi, Arben Tafaj e ngjiti karrierën e tij  hap  pas hapi me ‘shkallë’, nuk mori ‘ashensorin’ dhe nuk kishte revolucionin por evolucionin mënyrë të rritjes së tij në gjithë detyrat politike e komunitare që kreu.



“Takimet me miqtë dhe aktivistët e shoqatës ishin këqanesia e tij.  Ai konsultohej me të gjithë, merrte mendim edhe nga anëtari më i thjeshtë i shoqatës për të marrë një veprim apo qendrim komunitar. Nën drejtimin e tij, në shoqatën Tirana është zhvilluar fryma e debatit dhe e kundërshtimit të mendimit, nganjëherë situata ishte e vështirë, por me qetësi e durim Beni jepte zgjidhje dhe për 23 vite ruajti unitetin dhe qëndrueshmërinë”, theksoi Prof. Varoshi në fjalën e tij. Më pas ai evidentoi bashkëpunimin e pandërprerë për 23 vite rrjesht me Benin, pjesëmarrjen në takime, mbledhje, aktivitete, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke krijuar një arkiv të pasqyruar  në një album të madh që është një pasuri e madhe për të dhe një memore e vyer për Ben Tafajn.

Po. Ben Tafaj la pas  la pas një trashëgimi të çmuar, duke na mësuar se vlerat më të rëndësishme janë ato që ndërtohen mbi ndershmërinë, dashurinë për njerëzit dhe përkushtimin ndaj kauzës së drejtë. Ndaj dhe drejtuesit aktualë të kësaj shoqate janë të bindur se ajo që kërkohet sot prej tyre është betimi për të  vazhduar  perpara misionin që Beni la në mes. Nderimi më i madh për të është ecja përpara në rrugën që ai dhe bashkëpunëtorët e tij ndërtuan. Ndaj dhe Këshilli Drejtues i shoqates Tirana është i përgatitur që dhimbjen e madhe për humbjen e liderit të tij ta kthejë në forcë dhe angazhime konkrete dhe do ta çojë më lart emrin dhe prestigjin e shoqatës që udhehoqi për afro çerek shekulli kryetari legjendar Arben Tafaj.

 

PROFESORI I ASOCIUAR  RUZHDI KEÇI,

PERSONI I DUHUR PËR TË DREJTUAR SHOQATËN “TIRANA”

 

Për vetë profilin e tij njerëzor, intelektual, profesional, akademik dhe politik, Prof. asoc. dr. Rushdi Keçi është personi i duhur që do ta drejtojë më së miri Shoqatën Tirana të dekotuar nga Presidenti I Republikës me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Përvoja e gjatë në drejtimin e institucioneve kryesore, si ish-kryetar i bashkisë Kamëz (1996 – 2000), Prefekti i  Qarkut Tiranë (2005 – 2009), si dhe arsimi e kualifikimi shkencor dhe karriera e shkëlqyer profesionale e profesorit 72 vjeçar Ruzhdi Keçi, padyshim janë garanci për suksesin e mëtejshëm të Shoqatës “Tirana”.

Profesori i asocuar, Rushdi Keçi që e ka fituar këtë titull para një dekade (2015), ndërsa ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” në shkencat veterinare më 1995,  vlerësohet e respektohet nga miqtë e tij të shumtë, madje edhe nga studentët e pedagogët që e kanë njohur nga afër kur ka kryer suksesshëm funksionet e shumta si: Mjek veteriner në ish kooperativat Kryezi dhe Fushë-Arrës të rrethit të Pukës (1976 – 1984); Kryeveteriner i ish kooperativës Zall - Herr të rrethit të Tiranës (1985 – 1988;  Pedagog i lëndës së Mikrobiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare (në vitin akademik 1996 – 97); si pedagog i jashtëm 1988 – 1997); Përgjegjës i katedrës së Mikrobiologjisë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe Zv.dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në UBT (1991 – 1996); Ekspert për pushtetin lokal dhe marrëdhëniet me publikun pranë organizatës jo-qeveritare Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit (2000 – 2004); Përgjegjës i Njesisë së Menaxhimit të Cilësisë dhe Laboratorëve Rajonalë, pranë Institutit të Kërkimeve Veterinare (2004 – 2005) dhe Pedagog i lëndëve të “Epidemiologjisë” dhe “Legjislacionit Veterinar” në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare (2009 – 2012).

Përveç përvojës së vyer akademike, karrierës profesionale dhe specializimeve e kualifikimeve në Selanik-Greqi, Berlin-Gjermani, Bari - Itali, Rotterdam – Hollandë, etj, dhe aktivitetit botues  akademik, si autor dhe bashkëautor i 3 teksteve universitare, i 3 monografive profesionale, i mbi 15 artikujve shkencorë të botuara në revistat brenda dhe jashtë vendit, si dhe i mbi 10 referimeve e prezantimeve në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, Prof. Rushdi Keçi njihet edhe për aktivitetin e tij politik.  Ai ka  qenë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit ‘90, përkrahës energjik i ndryshimeve demokratike të vendit dhe themelues i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Lartë në Universitetin Bujqësor; Anëtar i Partisë Demokratike që nga viti 1992; Kandidat për deputet i PD-së në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1997; Anëtar i Këshillit Bashkiakë të Tiranës nga viti 2000-2003; Anëtar i Këshillit Bashkiakë të Njesisë Bashkiake Nr.2 nga 2003-2005 dhe dorëhequr për shkak të emërimit në postin e Prefektit të Qarkut Tiranë si dhe anëtar i Kryesisë së PD së Tiranës për shumë vite dhe aktualisht anëtar i Kryesisë së PD së degës Nr.2 dhe kryetar e Departamentit të Kontributeve Historike.

Në drejtimin e Shoqatës “Tirana – “Nderi i Kombit”, prof. Rushdi Keçi do të çojë më tej traditën e krijuar për të vlerësuar me titullin sinjifikativ “Fisnikëria Tiranase” qindra personalitete të fushave të ndryshme. Në vazhdimësi të respektimit të vlerave të pafund që mbart metropoli shqiptar, kjo shoqatë që padyshim është më e madhja OJF në rang kombëtar,  dhe që deri më sot ka zhvilluar mbi 850 veprimtari të spikatura që kanë marrë jehonë në median vendase, është shndrruar në shtëpinë identitare të të gjithë atyre që kanë lindur qytetarë të këtij qyteti (Tiranës), por edhe e të gjithë atyre që ndajnë denjësisht me ta vlerat dhe parimet e një shoqërie të zhvilluar e mikpritëse, tolerante e të virtytshme, të përparuar në ide e të qëndrueshme në cilësi.

Duke u bërë urë ndërlidhëse edhe me Shoqatat tjera Kulturore Patriotike të Shqipërisë së Mesme e më gjerë, Prof. R.Keçi premton se këtë mission Shoqata Tirana do ta pëmbushë si mbartëse dhe promovuese e një kulture autoktone shqiptare, të shprehur qartazi me qytetari dhe vetëbesim prej hershmërisë deri në ditët tona dhe të mishëruar në një popullatë që ka njohur rritje organike, duke luajtur një rol parësor në çdo fazë të historisë kombëtare.

5 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page