Cikël me poezi nga Halil RAMA
“Mjeshtër i Madh”
1.TE KULLA E GJONIT
“Te kulla e Gjonit!”, një arkeolog,
Në vite, gërmoi shumë gjatë;
Hodhi plot gjurmë në katalog
Nga ky toponim i lashtë….
Një ditë si i marrë sa s’fluturoi:
Tha, këtu është vendlindja e Gjergjit,
Atë që kërkonte më në fund zbuloi,
Përkrenaren, gjeti në rrënojat e Gardhit.
“Ta dini se gjyshi i Zotit Skënderbe,
Veç këto dy fshatra kish në zotërim”;
Nga këtu shtegtoi në shekuj kjo legjendë,
Nga vendlindja ime, Gardh e Sinjë…..
2. ZERI I NËNTOKËS
Bulqizë, vend i bekuar,
Me histori lavdiplote...
Thesari që fsheh nëntoka jote...
Identiteti i Shqipërisë në botë:
Më e bukura pasaportë....
Ti i dhe floririn ekonomisë shqiptare,
Floririn që ta grabitën në 50 vite...
Të nëntokës që hëngri qindra jetë njerëzore
Që dhe sot, mjerisht ndodhet në lëngatë...
Nga nëntoka jote, gjëmon zë i së vërtetës:
Hej, Ju, që pa mëshirë më zhvasni!
Mendoni që edhe këtu t'i jepni kupim jetës,
Për Bulqizën mos nguroni të investoni...
3. Rizgjime meteorësh
Rizgjohen si meteorë
Qindra personazhe
Kapur dorë për dorë
Në memorien time…
Pa ata, emërhumbur do të isha
Dhe librat e mi s’do kishin vlerë;
Pa heronjtë që njeh historia…
Dhe që sot rizgjohen si meteorë…
4. Myqeqeja e Dibrës
Muhurri, vendlindja ime
Thonë, është “Myzeqeja” e Dibrës
Jo vetëm për fushën e saj pjellore
Por dhe për të urtët, njerëz të dijes…
Me Drinin që mes përmes i kalon
Dhe mermerin ku gurgullon Murra
Histori trimash që emrin ja lartësojnë
Bashkëkohës të filozofit Dine Hoxha.
5. MARRËZIA
Një i marrë hedh gurin në lumë,
100 të mençur nuk e nxjerrin dot;
Në vendin e të marrëve marrëzia s’ka fund;
Shpëtona prej saj o i Madhi ZOT!!!
6.FLAKËRIMA E SHPIRTIT
Flakërima e shpirtit djeg sa qinda zjarre
Në pyllin e gjithësisë ...
dhe shuan mijëra afshe ...
dhe rritet prej mirësisë....
7. HIT’ I KËSAJ STINE
“O kce moj çike”, hit i kësaj stine,
Motiv që shpirtin ma zjarrmon
Si zjarri që djeg këtë maratonë kënge
Dhe buzët e mjelmës përvëlon…
“O kce moj çike, ti moj çikë malsie”,
Jehonë e këngës zemrat përtërin
“O se ti luan moj çikë, o për bukurie”.
Ky motiv i moçëm, “pushton” Shqipërinë....
8. DITËLINDJA E 30 - të
Ditëlindjen time të 30-të
E kam të shenjtë
Sepse s’munda ta festoj;
Babai i mikut tim të ngushtë
Atë ditë ndërroi jetë,
Ndërsa te unë çdo gjë ndryshoi...
Nga ditëlindja ime e 30-të
U deshën dhe 41 ditë
Të agonte liria e 8 Dhjetorit ‘90-të...
9. KAFEJA E PASDITES
Kafeja e pasdites “Te Portokallet”,
Shijohet këndshëm, në natyrë të qetë;
Sytë vështrojnë thellë, dora në ataç s’ndalet,
Ndërsa lodrojmë në internet…..
10. FRUTI MË I ËMBËL I KËSAJ VJESHTE
Frutin më të ëmbël të kësaj vjeshte,
Po shijoj në ballkonin e shtëpisë time,
Është fruti i dashurisë së përhershme
Që na ëmbëlsoi çdo natë, në këto 41 vite...
11. LEGJENDË NË KUFIRIN E DY KOHËVE
Një shekull jetë të gjeneral Parllakut,
Plot sakrifica, mençurore, humaniste;
Nga lufta dhe përkushtimi,
një model për t’u ndjekur...
Karakter i lakmuar për historianët,
Për historinë që lë pas vetes...
Për shkrimtarët, tharm rrëfimesh
Në tregime, poezi, novela e romane...
Objekt studimi për dietologët
Për sekretin e tavolinës së tij në vite...
Dhe për sociologët që gjejnë tek ai
sekretin e mbijetesës në liri e burgje….
Të legjendës në kufirin e dy kohëve..
Jeta - enciklopedi e tij
Kalanë e lartë të krenarisë ngre...
Si muzetë me dritë shkëlqimtare…
Fat për kombin, kjo enciklopedi e gjallë
Mbi thinjat e tij, ulur këmbëkryq historia…
Pergezime, mikut tim te çmuar Halil Rama