top of page

Halil Rama: JA PSE DR. VERA KURTI ËSHTË MË E KËRKUARA TE DISPANCERIA



 

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

PROFILI

Kurdoherë dhe në çdo rast shfaq aftësi të mira komunikuese dhe përshtatëse në mjediset multikulturore

 

·      Karrierën e saj akademike do ta finalizojë me marrjen para katër vitesh (2021) të gradës shkencore “DOKTOR SHKENCASH” me temë “Epidemiologjia e faktoreve të riskut të tuberkulozit në Shqiperi gjatë vitit 2012-2013 (me udhëheqës të temës profesiorin e mirënjohor Dr. Hasan Hafizi). Këtij niveli akademik ajo i qaset me publikim artikujsh dhe referime (postera) në revista shkencore dhe aktivitete ndërkombetare, si autore e parë

 

 

Për 22 vjet, që nga 2003 e në vazhdim, si  Mjeke Pneumoftiziatre në Klinikën e Specializuar për Sëmundjet e Mushkërive, në Tiranë, apo siç njihet ndryshe Dispanceria, Dr. Vera Uka Kurti, ka krijuar profilin e më të kërkuarës nga pacientët. Kjo për personalitetin e spikatur,  humanizmin, thjeshtësinë dhe përkushtimin në kryerjen e një misioni aq fisnik dhe të domosdoshëm ndaj jetëve njerëzore, thjeshtësi që përbën madhështinë e njeriut.

Personalisht, kam patur rastin ta shoh e ndjej nga afër respektin që ajo gëzon tek qindra pacientët e saj dhe megjithëse kam insistuar të realizojmë një intervistë apo t’i marrë qoftë dhe një CV, më ka “përcjellë” me buzëqeshjen që e karakterizon.

Si anëtare e stafit të mjekëve të Dispancerisë ka paraqitur performancë shumë të mirë, me aftësi komunikuese të admiruara, duke lënë përshtypje pozitive tek personeli dhe personat me të cilët bashkëpunon.

Emri i saj u bë i njohur veçanërisht gjatë kohës kur si mbarë bota edhe në Shqipëria përjetoi pasojat e pandemisë COVID – 19. Dr. Vera, me aftësi të rralla dhe profesionalizëm të spikatur shpëtoi qindra jetë njerëzish, duke aplikuar protokollin mjekësor për këtë pandemi, jo vetëm brenda mjediseve të Dispancerisë, por duke i ndjekur pacientët e prekur deri edhe në shtëpitë e tyre.

Kjo mjeke shembullore që me meritë ka fitur edhe titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore” ka asistuar në sa e sa shërbime profesionale pacientët e prekur me sëmundjet e mushkërive. E kujdesshme ndaj çdo pacienti në nevojë, doktoreshë Vera diti të shërojë edhe përmes dashurisë e fjalës së saj të ëmbël, si një qytetare e denjë dhe familjare shembullore.

Njëri nga pacienët e saj, mësuesi veteran Skënder Murrja pohon se dr. Vera është shumë e kërkuar nga pacientët për shkak të qasjes së saj të kujdesshme dhe mosngarkimit të tyre me ilaçe të panevojshme.

Po ashtu. Dr. Mujo Buçpapaj që ka patur rastin të vizitohet tek Dr. Vera  e vlerëson atë si mjeken shembullore që shëron me dashuri dhe aftësi profesionale të sëmurët nga mushkëritë, të moshave e profesioneve të ndryshme. Veçanërisht dallohet për ekzaktësinë në përcaktimin e diagnozës, qoftë nga dëgjimi me stetoskop i pacientit. ashtu edhe me përdorimin me kompetencë e profesionalizëm të aparatatit të radiologjisë. Kurdoherë dhe në çdo rast ajo shfaq aftësi të mira komunikuese dhe përshtatëse në mjediset multikulturore. Rezultatet në punën e saj bazohen në aftësitë organizuese dhe bashkëpunuese.

 

 

PAK NGA CV-ja e Dr. VERA KURTIT


Vajza nga Luznia e Dibrës, në vitet 1984 - 1988 do të mbaronte me rezultate të shkëlqyera Shkollën e Mesme Mjekësore në Korçë.  Rezultatet e larta në këtë shkollë do t’i mundësonin ndjekjen e studimeve të larta po për mjekësi, studime që do t’i përfundonte po me të njejtat rezutate në harkun kohor të viteve 1988-1993 në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.

Pas diplomimit Dr. Vera Uka Kurti punoi për 6 vjet si Mjeke e Përgjithshme në qytetin e Peshkopisë. Ndjente kënaqësi dhe obligim njëherësh që po ju shërbente bashkëqytetarëve të vet, të cilët e donin dhe e respektonin.

Por kurrësesi ajo nuk do të mjaftohej vetëm me këtë nivel arsimimi dhe përvoje pune, ndaj dhe në harkun kohor të katër viteve (1999- 2003) mbaroi specializimin pasuniversitar, dega: Pneumoftiziatri, pranë SUSM “Shefqet Ndroqi”, Tiranë. Pa dyshim, që ky specializim pranë këtij institucioni shëndetësor prestigjioz do t’i hapte  Dr. vera Kurti dyert e karrierës profesionale, dhe që nga viti 2003 e në vazhdim ajo shërben si Mjeke Pneumoftiziatre pranë Qendrës më të madhe Shëndetësore të metropolit shqiptar. Dispanseria Tiranë.

 

 

                     KARRIERA AKADEMIKE

 

Gjithnjë në kërkim të perfeksionimit në këtë profesion sa fisnik aq edhe human, Dr. Vera, po në vitin 2003 do të kryejë Kurs kualifikimi për menaxhimin e tuberkulozit pranë SUSM dhe trajtimin sipas  DOTS(Directly Observed Treatment, Short Course). Po në këtë linjë pas pesë viteve (2008) ajo kryen sërish Kurs kualifikimi 3-mujor për provat Funksionale – Respiratore, pranë laboratorit të Fispatologjise Respiratore në SUSM Tiranë.

Karrierën e saj akademike do ta finalizojë me marrjen para katër vitesh (2021) të gradës shkencore “DOKTOR SHKENCASH” me temë “Epidemiologjia e faktoreve të riskut të tuberkulozit në Shqiperi gjatë vitit 2012-2013 (me udhëheqës të temës profesiorin e mirënjohor Dr. Hasan Hafizi). Këtij niveli akademik ajo i qaset me publikim artikujsh dhe referime (postera) në revista shkencore dhe aktivitete ndërkombetare, si autore e parë.

Në veçanti Dr. Vera Kurti është vlerësuar për artikuj dhe referime në revista dhe aktivitete kombëtare, për tema të tilla si: “Një vlerësim epidemiologjik për faktorët e riskut të tuberkulozit në Shqipëri” - Kongresi i 5-të kombëtar i pneumologjisë, 27-28 shtator 2013 në Tirana International Hotel; “Tuberkulozi në Tiranë gjatë periudhës 2001-2010, gjendja e tuberkulozit dhe rezultatet e trajtimit” - Kongresi i 5-të kombëtar i pneumologjisë, 27-28 shtator 2013 në Tirana International Hotel; “Konceptet bazë të epidemiologjise së tuberkulozit” - Revista “Mjekësia Bashkëkohore”, Nr 17. 2016.

Përgjatë gjithë jetës profesionale, doktoresha me bluzën e bardhë të saj u bë pjesë jo vetëm e mjekëve profesionistë të  dispancerisë, por edhe e shumë viteve të mbushura me punë e sakrifica të panumërta.

Për dr. Verën, pacienët ishin të gjithë njëlloj,  pavarësisht nga ngjyra e lëkurës. Të njohur apo të panjohur, njerëz të veshur mirë apo keq, me kostum e kullaro, apo… Të gjithë do të gjejnë tek dr. Vera Kurti të njëjtën mjeke të mirësjellshme, të përkushtuar,  të papërtuar për shëndetin e tyre. Dhembshuria e saj për çdo paceint është e pamatë, ndaj dhe ju përkushtohet profesionalisht deri në shërimin e plotë të tyre.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page