top of page

Halil Rama:  Defrim Methasani vlerësohet me çmim special nga Komiteti Olimpik i Kosovës


Ka disa maja në profesionin e tij të gazetarit e moderatorit dhe këto i ka me meritë

 

Nga Halil Rama

"Mjeshtër i Madh"

 

 

·      Siç shkruan Prof. dr. Fatmir Terziu në prestigjiozen e krijuar dhe drejtuar prej tij fjalaelirë.com: “Defrim Methasani, nuk është e vështirë të kuptohet thjesht e menjëherë që ka dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e sportit shqiptar, prej shumë vitesh, por përtej këtij promovimi është zëri, timbri, elokuenca, oratoria, dashuria për ata që e ndjekin dhe e rrethojnë, atë ta bëjnë më shumë se një dashuri njerëzore”

 

 

Në 33 vite si gazetar në RTSH, si drejtues i dhjetra emisioneve e realizues i qindra dokumentarëve televizivë, Defrim Methasani ka shënuar dhjetra kulme profesionale. I vlerësuar, jo vetëm nga institucione qëndrore e lokale shtetërore e mediatike shëqiptare dhe OJF vendase e ndërkombëtare, si ikonë e gazetarisë sportive, por edhe si Mjeshtër i Moderimit të eveneteve shtetëore e sportive të rëndësishme, më së fundi ai do të provonte edhe marrjen e çmimit special nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Po. Në ceremoninë që ky Komitet realizoi me 25 shkurt ne Prishtinë në prani të 500 personaliteteve të sportit për të shpallur fituesit e vitit 2024 në sport, një çmim special pati edhe për gazetarin e RTSH (Radiotelevizionit Publik Shqiptar) Defrim Methasani, për kontributin që ai ka dhënë në promovimin e sportit në Kosovë dhe vendosjen e urave të bashkëpunimit mes gazetarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Çmimi i është dorëzuar nga Presidenti i KOK Ismet Krasniqi.



Përpara se të jepej çmimi, është transmetuar një material filmik që tregonte kontributin e tij në mbi tre dekada në RTSH. Organizatorët janë ndalur kryesisht në veprimtarinë e tij intensive në promovimin që i ka bërë sportit kosovar përmes kronikave dhe reportazheve të shumta, duke evidentuar arritjet më të mëdha që kanë afirmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

E ka bërë këtë më së miri si Kryetar i Unionit Shqiptar të Gazetarëve Sportivë, si ish-kryetar i këshillit të Paqes për Tiranën dhe po i jep dritë shkëlqimtare këtij misioni edhe tani si Kryetar i Federatës së Paqes Universale, Shqipëri.

Pas marrjes së çmimit në fjalën përshëndetëse, Methasani ka pohuar se kënaqësia e një çmimi të tillë vlen vetëm për momentin, pasi përgjegjësia për të vazhduar këtë rrugëtim në shërbim të sportit në Kosovë, vijon edhe në të ardhmen.

Defrim Methasani, ndër vite ka marrë tituj e çmime që ia kanë rritur prestigjin si gazetar e intelektual,  si “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Republikës, “Qytetar Nderi” i bashkive Dibër e Përmet, “Personazhi i vitit”, Rubik, “Kronika e Vitit” RTSH 2007, “Ambasador për Paqen” nga FPU etj, etj, por gjithsesi Çmimi Special me të cilin e vlerësoi Komiteti Olimpik i Kosovës qe ndër më surprizuesit.

Në këtë event mbresëlënës, u vlerësuan edhe  xhudistët Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova të cilët u shpallën Mbreti dhe Mbreteresha e sportit, si fitues të medaljeve olimpike në lojrat olimpike "Paris 2024".

 

DETYRA E GAZETARIT IA KA SHTUAR PASIONIN PËR JETËN,

PËR TË BUKURËN, PËR TË VËRTETËN

 

Pa asnjë mëdyshje, Defrim Methasani është një nga modelet më të mirë në gazetarinë e sotme, dhe si dibrani i mençur e human, ai njihet e vlerësohet tashmë si krenari dibrane në metropolin shqiptar. Ndaj dhe me të drejtë gazetari e shkrimtari i njohur Namik Selmani, në librin e tij “Jehona e urtësisë dibrane” (fq. 100) shkruan se:  “Detyra e gazetarit ia ka shtuar Defrim Methasanit pasionin për jetën, për të bukurën, për të vërtetën, për të ardhmen”.

Po. Çdo gjë te Dëfrim Methasani është art. Një art që të emocionon dhe të mëson. Wshtë së pari arti i komunikimit, që e bën atë të admirohet nga shokë e miq të shumtë  dhe t’ju dhurojë atyre lumturi të paparë.

E kemi parë atë si të ftuar special të televizioneve kryesore publikë shqiptarë, kur ai me të drejtë e ka konsaideruar, jo emission, por mision promovimin e vleravë tona më të mira kombëtare.

E ka bërë këtë mjeshtërisht në realizimin me fantazi e talent të rrallë të qindra dokumentarëve kushtar yjeve të sportit shqiptar, jo vetëm nga kryeqyteti, por nga të gjitha rrethet e vendit.

Po e bën më së miri edhe aktualisht me ciklin e famshëm: "Rrëfim kampionësh" në RTSH dhe si kryeredaktor i emisioneve sportive në Radio Tirana.

Në memorien e shqiptarëve janë ngulitur thellë ciklet e emisioneve më të bukura në vite që ka realizuar Defrim Methasani si: "Mëngjes sportiv"; "Sporti i një qyteti"; "Rubrika sportive"; "Aty ku ka sport"; "Kam lindur kuqezi"; "Rrëfim kampionësh", etj, etj.

Ka disa maja në profesionin e tij dhe këto i ka me meritë. Me futbollistin e njohur Kristiano Ronaldo, është takuar 3 herë dhe një herë ka biseduar me të. Ka takuar shumë kampionë, mes tyre vëllezërit Keta, që janë djem fantastikë. Ka takuar Beckenbauer e shumë figura të sportit botëror.

Dhe jo vetëm kaq, por ai ka shkëlqyer edhe në emisionet sportive në RTSH kushtur ndeshjeve të kombëtares sonë në futboll, si:  Shqipëri - Greqi 2004; Serbi - Shqipëri - Beograd 2014 dhe të Europianit, Gjermani  "Euro 2024". Të gjithë jemi mahninur me artin e tij të  komunikimit, duke e konsideruar  veten shërbëtor i njerëzve të sportit. Kurrë nuk ka thënë “jo” për çdo event. Sepse më shumë se gazetar, ka dashur të jetë dhe është njeri.

Ndaj dhe si askush tjetër ai, ka miq e shokë të shumtë, jo vetëm brenda teritorit të Shqipërisë si shtet , por në gjithë hapësirën mbarëshqiptare në botë.

 

MJESHTËR I MODERIMIT TË EVENTEVE TË RËNDËSISHME

 

Si mjeshtër i moderimit, ndër më të mirët në rang kombëtar, Defrim Methasani është shfaqur dinjitetshëm dhe ka lënë mbresa tek bashkëatdhëtarët tanë, si në moderimet e disa ndeshjeve të kamionëve botërorë Ismail, Gjetan e Ferit Keta në kikboks, Apo, vetëm para disa muajsh (13 Tetor 2024) kur moderoi  festën më të madhe të realizuar ndonjëherë nga Shoqata Mbarëshqiptare Social kulturore “Bijtë e Shqipes”, kushtuar komunitetit shqiptaro-amerikan, përurimin e Qendrës Komunitare dhe Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë” në Filadelfia.

Talentin e rrallë dhe shpirtin e tij krijues Defrimi e ka demostruar në moderimin e dhjetra takimeve me tematika të larmishme të organizuara në selinë e Federatës së Paqes Universale Shqipëri, ku kanë marrë pjesë personalitete të politikës, letrave, kulturës e Sporteve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia, ndër të cilët ish - presidentët Moisiu, Topi e Sejdiu, kryeparlamentarë, kryeministra e ministra.

Me të njetin talent ka moderuar D.Methasani edhe koncertet recitale të artistëve shqiptarë, si të Shoqërisë kulturore Artistike “Dibra e Madhe” me president Z. Miçe Duka, Ilir Shaqiri, Aurela Gaçe, Liri Rasha, Vera Laçi, Shaban Mëziu etj, si dhe dhjetra promovime librash të autorëve shqiptarë të njohur.

Dhe jo vetëm kaq. Defrim Methasani është dhe një familjar shembullor. Gjithkush do ta admironte atë për përkujdesjen ndaj prindërve të tij, babait Shuaipit - emblemë dhe mishërues e përçuesi më i mirë i urtësisë e mençurisë dibrane, nënë Faries me inteligjencë natyrore e fisnikëri të rrallë dhe tri vajzave model: Lunës, Blertës e Rinës që në përditshmërinë e tyre shembëllejnë virtytet e babait.

Ndaj me të drejtë, siç shkruan Prof. dr. Fatmir Terziu në prestigjiozen e krijuar dhe drejtuar prej tij, fjalaelirë.com: “Defrim Methasani, nuk është e vështirë të kuptohet thjesht e menjëherë që ka dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e sportit shqiptar, prej shumë vitesh, por përtej këtij promovimi është zëri, timbri, elokuenca, oratoria, dashuria për ata që e ndjekin dhe e rrethojnë, atë ta bëjnë më shumë se një dashuri njerëzore. E kështu është udha e tij. Kështu është përditësia, të cilën e kupton jo thjesht në një rrëkëllimë kafeje me të dashurit e tij, por dhe në një memorje të fiksuar herët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë”.

 

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page