top of page

Halil Rama: 230 nxënës  të shkollave profesionale të Tiranës, në konvikte të standadeve bashkëkohore 


Drejtori Shazuman Manja: Bashkëpunim efektiv i DKSHM me të gjitha institucionet e varësisë të Bashkisë Tiranë

 

 

230 nxënës  të shkollave profesionale të Tiranës, në konvikte të standadeve bashkëkohore 

 

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

"Qytetar Nderi" i Bulqizës


•       Rikonstruksioni i godinave është financuar dhe mbështetur nga buxheti i Bashkisë dhe aktualisht konviktet kanë të njejtat parametra infrastrukturorë si ato të vendeve të Bashkimit Europian

 

 

•      Konviktet janë të monitoruara me kamera, kanë salla studimi, salla force, salla rekreacioni, dhoma argëtimi, paisje lavanterie, vidioprojektor, fotokopjues profesional e të tjera paisje në shërbim të nxënësve

 

Dyqindetridhjetë nxënësit e shkollave të mesme profesionale të Tiranës, të degëve: Hoteleri - Turizëm, Ekonomik, Elektrik dhe  Mjeshtria Sportive, janë akomoduar në konvikte të standardeve bashkëkohore.

Drejtori i Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave të Mesme të Tiranës Shazuman Manja, me një karierë të shkëlqyer profesionale, si mësimdhënës, ish - kryetar i Komunës Tomin, Dibër dhe si drejtues i disa institucioneve të rëndësishme, na njeh nga afër me godinat e këtyre konvikteve të cilat janë në gjendje shumë të mirë me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Qoftë dhe nga një vizitë rastësore, gjithkush do të bindej se këto konvikte, sot nuk janë më një vend ku nxënesit vetëm flejnë dhe ushqehen, por institucione qe kanë prioritete dhe objektiva të qarta në lidhje me shërbimet ndaj nxënësve.  Kjo, falë bashkëpunimit efektiv të DKSHM me të gjitha institucionet e varësisë pranë Bashkisë Tiranë, por jo vetëm.

Drejtori Manja, që siç shprehen për të në Bashkinë e Tiranës por edhe nxënës exelentë të këtyre shkollave, drejton me kompetëncë, profesionalizëm e përkushtim të rrallë, na tregon se pranë çdo konvikti ka një staf të plotë edukimi dhe shërbimi, salla studimi e salla rekreacioni, ku nxënësit ushtrojnë gjithë aktivitetin e tyre të plotë mësimor, edukativ dhe sportiv.

"Aktualisht në konviktet tona janë akomoduar 230 nxënës, por vazhdimisht dhe gjatë vitit dyert tona janë të hapura. Ata janë të akomoduar në dhoma me nga dy dhe katër nxënës sipas hapësirave dhe mundësive që ofrohen, në varësi të prurjeve që vijnë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë",-thotë drejtori Sh.Manja.


STAF I KUALIFIKUAR QË JU SHËRBEN NXËNËSVE

24 ORË NË SHTATË DITËT E JAVËS

 

"Në administrimin e Bashkisë Tiranë janë katër konvikte të arsimit të mesëm profesional: Konvikti Hoteleri- Turizëm; Konvikti Ekonomik; Konvikti Elektrik dhe Konvikti Mjeshtria Sportive. Konviktet janë financuar dhe mbështetur nga buxheti i Bashkisë dhe aktualisht  kanë të njejtat parametra infrastrukturorë si ato të vendeve të Bashkimit Europian", thotë Drejtori Manja. Në bisedë më të mësojmë se financimet konsistojnë në veshjen e të gjithë fasadave me kapot, jo vetëm të konvikteve por dhe sallave të ngrënjes dhe kuzhinave. Ndërkohë, me fillimin e vitit të ri shkollor nxënësit e këtyre shkollave i gjetën godinat e konvikteve, sallat e ngrënjes dhe kuzhinat të hdroizoluara dhe me shkallë emergjence të sapondërtuara.

Dhe ndërsa nënësit vlerësojnë përkushtimin, vizionin dhe profesionalizmin e drejtorit Shazuman Manja, vetë ai nuk nguron të bëjë të ditur investimin për lyerjen  totale, brenda dhe jashtë të të gjitha hapesirave të konvikteve. Ndaj dhe shprehet me kënaqësi se nuk ka ngelur asnjë centimetër katror pa u prekur me dorë, pa u sistemuar.

"Konviktet janë të monitoruara me kamera, kanë salla studimi, salla force, salla rekreacioni, dhoma argëtimi, paisje lavanterie, vidioprojektor, fotokopjues profesional e të tjera paisje në shërbim të nxënësve", -pohon numri një i menaxhimit dhe administrimit të këtyre konvikteve. Ndërkohë drejtori Manja na njeh me hapësira të mjaftueshme, ku nxënësit kanë mundësinë të ushtrojnë plotësisht aktivitetin e tyre mësimor, edukativ e fizik.

Do të mjaftonte qoftë dhe një inspektim i zakonshëm për të konstatuar se në konviktet e shkollave të mesme të Tiranës ka ndriçim të bollshëm, ushqim cilësor, higjienë e staf të kualifikuar që ju shërben 24 orë në 7 ditë të javës. Takojmë në këto mjedise edhe prindër të nxënësve konviktorë që shprehen të kënaqur për kushtet optimale që japin siguri për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre. Dhe ky padyshim është invesimi më madhor që ka bërë Bashkia e Tiranës.

 

KONVIKTET SI INSTITUCIONE TË MIRËFILLTA ARSIMORE

 

Konviktet  e shkollave të Mesme të Tiranës sot nuk shihen më si institucione ku nxënësit vetëm flenë dhe konsumojnë vaktet ushqimore, por janë institucione të mirëfillta arsimore. Në to, nxenesit ushtrojnë gjithë veprimtarinë në mbështetje të mësimnxënies. Gjatë një vizite spontane në mjediset e këtyre konvikteve pamë nga afër në shërbim të nxëneësve një staf të plotë edukativ.

“Në konviktet tona, gjatë gjithë vitit, me plan vjetor të përcaktuar qartë dhe të specifikuar sipas muajve përkatës, ftohen personalitete të fushave të ndryshme, shkrimtarë, publicistë, historianë, akademikë nga fusha e mjeksisë, nga institucione që lidhen me emergjencat civile, policia e shtetit, antarë të komunitetit, veteranë etj, ku diskutohen tema shoqërore, të cilat ndikojnë drejtëpërdrejt në formimin shoqëror, intelektual, profesional të nxënësve”, -shprehet Drejtori Manja.

Sipas shembullit dhe përvojës pozitive si ish - Drejtor i konviktit Hoteleri -Turizëm në Tiranë në harkun kohor të katër viteve (2016 – 2020), Shazuman Manja, i cili pas  diplomimit për fizikë me rezultate të shkëlqyera, ka kryer suksesshëm detyra e funksione si mësues e drejtor në shkollat Dohoshisht, Kastriot, Katundi i Ri-Luzni, Peshkopi etj dhe si Kryetar i komunës Qendër Tomin (2003-207) dhe Drejtori i Prodhimit dhe Mirmëbajtjes së Rrugëve në Bashkinë e Tiranës, po përmbush me përpikmëri Misionin e DKSHM që konsiston në hartimin, zbatimin e strategjive dhe politikave të saj në përputhje me strategjitë e politikat e Bashkisë Tiranë. Gjithshka, në funksion të zhvillimit shoqëror, intelektual, fizik të çdo nxënësi, duke synuar ushtrimin e rregullave themelore të sjelljes, higjenës, kultivimit të vlerave si dhe monitorimin e përgatitjes për arsimin e lartë. Dhe këto arritje e kanë bazën te bashkërendimi i punës së DKSHM me Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e tjera, e fokusuar kjo në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore, ekonomike dhe logjistike për të siguruar shërbime cilësore në konvikte.

Me moton "Vendi ku zhvillohen ide dhe aftësi profesionale" synohet që konviktet të jenë jo vetëm vendi ku flihet dhe ushqehen nxënësit por institucionë të mirfillta edukimi. Kjo, sipas Drejtorit Manja për faktin se Konvikti konsiderohet si shtëpia ku familja beson gjënë më të shtrenjtë që ka, fëmijën. Ndaj dhe nxënësit konviktorë i konsiderojnë konviktet si shtëpia e hapur, si shtëpia e tyre.

3 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page