top of page

HAKËRRIM SHPIRTI


HAKËRRIM SHPIRTI


Në shurdhërinë e shpirtit tënd Jeta mbeti në hije, Si një murg shpirt-tharë Në piskamë vetmije.


Në zemrën time Ç'kambana bien në hakërrim Me tinguj elegjie?!... Kambana zije Në arkëmort dashurie.


Të fshiva nga strehë e dashurisë, Nën qepallë më mbeti lot i ngrirë; E vetme je në libër kujtimesh, Në syrin tim

Një lot pasqyrë.

STINË ÇMIMESH

E mbyta sot dhe një ditë të harrume; Fytyra më ngjan me tjetër fytyrë, Vitrinat më ngjajnë "si mollë e ndalume" Me qelqet e lara, me tjetër ngjyrë.


Ndalem, përqëndrohem, si djalli nga temjani, Me xhepat grisur, shpirt errësirë; Bashkë me zhgënjimin zbulohet grimi I një stine çmimesh, në lamtumirë.


ËNDËRR EMIGRIMI

Pulëbardhat ëndrra Zgjuar në qelën e mendimeve. Trak, truk, trak truk nallanet e fëmijërisë, Brerore kujtimesh amëshume Trakullojnë dyerve të pleqërisë.


Në hijen e viteve tretet kujtimi Nën peshën vrastare të hidrës skleroza, Fëmijëria e motive të ndriçimit Ëndërron lakminë e mbretit kurorë.


Ëndërra emigrimi si ligje jete, Zjarr i shpirtit nuk m'i treti; Si kalë legjende, me shumë derte: Levë që tund botën prej Arkimedi.

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page