Gëzuar vitin e Ri 2020, Gëzuar për Lirinë e Fjalës
Çfarë viti i jashtëzakonshëm! Dhe gati tre dekada, për Fjala e Lirë! Një përcjellje-pritje-ardhje e tillë letrare, komunikuese dhe profesionale ka qenë. Siç shkruante poeti i ndjeshëm, i ndjeri Izet Shehu, në mesazhin e tij të fundit për ne, kjo ishte “Fjala e Dekadave për Lirinë e Fjalës”, ndaj u gjeta dhe u ndjeva mirë që u ndodha mes saj.
Nga Analizat më të thjeshta, për të Thjeshtit e rrëndësishëm të Letërsisë shqiptare, që akordoi Fjala e Lirë, në udhën e saj në ringritje të përkushtimit, deri në promovimin e gjerë e të mbarëshqiptar të krijimtarisë, këto ishin dekadat në të cilat njerëzit e harruar dhe të injoruar të letrave, ata që morën torbat në krah dhe u gjendën rrugëve (pa u gjendur asnjëherë as edhe tek Facebooku) dhe që mbetën të pa spërkatur nga “meskinitetet” ndërhynë në histori dhe me dashje, ose pa dashje hynë dhe bëjnë histori.
Ndërsa kalojmë në vitin 2020, ne me shumë dëshirë dëshirojmë të arrijmë më shumë njerëz se kurrë në radhët tona, të bëjmë përpjekjet tona për të raportuar dhe eksploruar dhe thelluar frymën demokratike të epokës së krijimeve të reja shqiptare të kudondodhura. Faleminderit të gjithëve për leximin dhe ndarjen e urimeve të këtij viti. Ne nuk do të ishim dhe nuk do të jemi këtu pa Ju. Urojmë të keni një Vit të Ri fantastik. Dhe ja këtu për një Dekadë të Re të Fjalës së Lirë.
Përparim Hysi Urime dhe suksese për"Fjalelire.com NJë sofër bujare që ka vjete të tëra që rri shtruar. Ku"hanë" e"pijnë" qelepir qindra autorë nga vende të ndryshme dhe, mbi të gjithë, shqiptarë nga treva të ndryshme ao mërgimtarë nga të gjithë kontinentet.Jam njëri nga at "bujtësit" e përhershëm që"fjalaelire" është bërë shtëpia ime. Uroj DOKTOR FATMIR TERZIUN që siç është"rritur" vet shkecërisht dhe profesionalisht, kështu të rritë dhe sukseset që po korr dita ditës"Fjale elirë" duke u kthyer në një valvolë ajëri që mbush mushkëritë e krijuesëve nga tërë bota. Urimi im vjen nga Tirana. SUKSESE për vitin 2020! Me respekt Përparim Hysi
Tiranë,3 janar…
Vangjush Saro: Gezuar e gjithe te mirat per ju dhe femijet. Fatmirit krijimtari te mbare e frymezim te paprere. Edhe pse kemi kaluar kalvare e veshtiresi te shumta, edhe pse perqark ka mediokritet dhe shtirje, miqte e vertete dhe fisniket nuk mungojne asnjehere. Ta kaloni sa me bukur. Te perqafoj fort, Fatmir. Gjithnje me nderim dhe mirenjohje. Degjohemi.
Saimir Lolja: Diploma me e çmuar ne jeten e njeriut eshte diploma te te qenit i njerëzishëm. minrenjohes, me respekt per prinderit e te tjeret.
Me te mireat te gjitheve ju, Saimir
Qatip Mara: Gëzofshi edhe 100 vitje me lumturi në familjen tuaj të mrekullueshme miku nderuar Fatmir Terziu. Ju uroj gjithë të mirat në vitin e ri 2020
Xheladin Mjeku: Me urimet e përzemërta, u dëshiroj shëndet, gëzime familjare, mbarësi dhe gjitha të mirat në jetë! Fillim të mbarë të Vitit të Ri - 2020! Në vend të dollisë, uroj me: GËZUAR - 2020!