top of page

GËZUAR E DASHUR MES YJEVE TANË!

Updated: Jul 9, 2021


KEMI GOTAT GATI PËR PËRVJETORIN TONË: GËZUAR E DASHUR MES YJEVE TANË!


Dhe sot u bënë 31. 31 vite që Zoti na i bekoi më 8 Korrik 1990. Dhe kështu ky Bekim Hyjnor, për mua mbeti dhe përjetohet përditë si një melodi e pazëvendësueshme e lidhjeve Hyjnore të numrave 1 dhe 3.

Kur e përjetova se shtesa ime me numrin tjetër 1 bëhej e domosdoshme, ndjeva në brendësi se tashmë jeta në këtë arsye simbolizonte fillimet e reja, e bënte udhën për suksesin, udhëheqjen, iniciativën, vendosmërinë, intuitën, instinktin, motivimin dhe përparimin. Dhe kjo ndodhi ne u bëmë vërtet Dy, po ishim 1. Dhe kështu ecem dhe ecim. 1- shi, si i tillë mes nesh, kishte, ka dhe mbetet ende shumë për të bërë.

Ky fisnikërim Hyjnor i bashkimit dhe shkrirjes, natyrshëm na solli në jetë numrin tjetër 3.

Dhe tashmë në sytë tanë e kuptojmë se numri 3 është një numër i Mjeshtrave të Ngjitur. Mjeshtrat e Ngjitur tashmë si gjithnjë janë shpirtra që mbaruan ciklin e rimishërimit dhe e bëjnë të gjithë punën e tyre në dimensione më të larta. Mjeshtrat e Ngjitur na ndihmojnë të bëhemi të vetëdijshëm për Shtigjet që kthehen në Burim. Në këtë cikël jetik 3 është gjithashtu një numër i energjisë, zgjerimit, rritjes, rritjes, vetë-shprehjes, spontanitetit, talenteve, aftësive dhe manifestimit.

Ndaj jemi sot me fat të festojmë këtë Dhuratë Hyjnore, si një shenjtëri e këtyre dy numrave, që na sjell realitetin se 31-shi i viteve të martesës sonë është një numër i cili simbolizon entuziazmin, optimizmin, kreativitetin, zgjerimin dhe komunikimin. Sot në 31 vite martesë, Engjëjt na inkurajojnë të fitojmë një pamje pozitive për gjërat e tjera të udhëjetës dhe besim në aftësitë tona. Ky numër është dhe një mesazh nga Mjeshtrat e Ngjitur dhe engjëjt tuaj për përparimin dhe prosperitetin tuaj në të ardhmen. Ata na inkurajojnë të përdorim dhuratat dhe talentet tona për të shfaqur gjërat që dëshirojmë. Ata na kujtojnë të respektojmë ligjin universal të dhënies dhe marrjes. Ata gjithashtu na kujtojnë nevojën për të ndjekur rrugën tonë jetësore Hyjnore.

Ndaj ne qëndrojmë pozitivë dhe optimistë. Ndaj Engjëlli me numër 31 sot simbolizon për ne zhvillimin dhe forcën e dashurisë dhe marrëdhënies tonë. Gotat gati: Gëzuar!


***

WE HAVE READY GLASSES FOR OUR ANNIVERSARY: CHEERS MY LOVE BETWEEN OUR STARS!


And today it has been 31. 31 years since the Lord blessed us on July 8, 1990. And so, this Divine Blessing, to me, remained and is experienced daily as an irreplaceable melody of the Divine connections of numbers 1 and 3.

When I experienced that my addition to the other number 1 was becoming necessary, I felt inside that life already therefore symbolized new beginnings, paving the way for success, leadership, initiative, determination, intuition, instinct, motivation, and progress. And it happened we really became Two, we were 1. And so, we walk, and we walk. Number 1, as such among us, had, has, and still has a lot to do.

This Divine Enlightenment of union and fusion naturally brought to life the next number 3.

And already in our eyes we realize that number 3 is a symbol of Adjacent Masters. The Ascended Masters are now as always spirits who have completed the cycle of reincarnation and are doing all their work in higher dimensions. Adjacent Masters help us become aware of the Paths that return to the Source. In this life cycle 3 is also several energies, expansion, growth, growth, self-expression, spontaneity, talents, abilities, and manifestation.

So today we are lucky to celebrate this Divine Gift, as a sanctity of these two numbers, which brings us the reality that the 31st of our marriage years is a number which symbolizes enthusiasm, optimism, creativity, expansion, and communication. Today in 31 years of marriage, Angels encourage us to gain a positive view of other things of guidance and confidence in our abilities. This number is also a message from the Ascended Masters and your angels for your future progress and prosperity. They encourage us to use our gifts and talents to display the things we desire. They remind us to respect the universal law of giving and receiving. They also remind us of the need to follow our Divine way of life.

So, we remain positive and optimistic. Therefore, the Angel number 31 today symbolizes for us the development and strength of our love and relationship. Glasses ready: Cheers!

39 views2 comments

2 Comments


mich.maska
Jul 08, 2021

I nderuar miku im Fatmir! Gezuar dhe harmoni ne familje. 31-ishi eshte "HASI",

suksesi ne letra... Edhe per Ju dhe Zonjen tuaj te nderuar. Pa mbeshtetjen dhe

perkrahjen e saj, nuk do te ishit Ai qe jeni. Nuk do t'i kishit shkruar "RIKAPJET"

e mrekullueshme, befasuese, moderrne qe jam duke i perfunduar.

Te rroni e te gezoni njeri- tjetrin, vazhdimesine... jeten.

Me shume dashuri dhe respekt, Myslim Maska, Athine.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Jul 08, 2021

I shumërespektuar Prof. dr. FATMIRI, përshëndetje!

Kam kënaqësinë t'ju uroj edhe unë për këtë përvjetor të krijimit të familjes: Gëzuar! Numri tridhjetë e një mund të shërbejë edhe si titull i një poeme që ka brenda shumë dashuri, përjetime e përpjekje për të arritur synimet madhore. Dhe në lartësinë ku keni mbërritur, patjetër që ka meritën e jashtëzakonshme edhe e shumënderuara ZONJA juaj, Krahu juaj mbështetës dhe Muza frymëzuese. Kam shkruar dikur për dashurinë bashkëshortore afërsisht: " Në fillim kujtoja se dashuria më e përsosur në botë ishte unë e ajo dhe askush tjetër. Qesh gabuar. Dashuria më e përsosur dhe e plotë qënka unë e ajo dhe bijtë e nipërit e mbesat… "

Patçi kurdoherë sa më tepër d…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page